Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuvendi miratoi Rezolutë kundër zgjedhjeve të Serbisë

Shko poshtë

Kuvendi miratoi Rezolutë kundër zgjedhjeve të Serbisë Empty Kuvendi miratoi Rezolutë kundër zgjedhjeve të Serbisë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 15, 2012 9:10 pm

Kuvendi miratoi Rezolutë kundër zgjedhjeve të Serbisë


Kuvendi miratoi Rezolutë kundër zgjedhjeve të Serbisë Kuvendi

Është momenti i fundit që Kosova ta kushtëzoj pjesëmarrjen e saj të mëtejme në këtë dialog me mosndërhyrje të Serbisë në punët e brendshme të Kosovës.


Kuvendi i Kosovës ka miratuar me shumicë votash rezolutën kundër mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë. Kjo rezolutë është bërë në harmoni me të gjitha grupet parlamentare dhe me disa ndryshime nga versioni i parë.

Me 76 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi ka miratuar rezolutën e paraqitur me emër të gjitha grupeve parlamentare.

Në emër të gjitha grupeve parlamentare, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka prezantuar pikat të cilat janë ndryshuar.

“Theksojmë se do të ishte shkelje e sovranitetit dhe cenim i marrëdhënieve të mirë fqinjësore në mënyrë të njëanshme, zgjedhjet në një shtet evropian. Konkludojmë se Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk lejon mbajtje të zgjedhjeve serbe në Kosovë dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës të zbatoj këtë”, ka thënë Grabovci.

Kjo rezolutë është hartuar nga shefat e Grupeve Parlamentare të PDK-së, LDK-së, Lëvizjes ”Vetëvendosje”, AAK-së dhe AKR-së.

Teksti i rezolutë është ky:

1. Theksojmë se do të ishte shkelje e sovranitetit dhe cenim i marrëdhënieve të mirë fqinjësore në mënyrë të njëanshme zgjedhjet në një shtet evropian.

2. Konkludojmë se Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk lejon mbajtje të zgjedhjeve serbe në Kosovë dhe kërkon nga Qeveria e Kosovës të zbatoj këtë.

3. Kuvendi dhe Qeveria njëzëshëm theksojnë se qytetarët janë të bashkuar kundër mbajtjes së çfarëdo procesi zgjedhor që do të cenonte shtetësinë, integritetin territorial dhe rrjedhimisht do të minonte procesin e pajtimi.

4. Kuvendi konfirmon se të gjitha subjektet politike, qofshin pozita e opozitë do të punojnë në përputhje me parimet evropiane dhe me kushtetutën prandaj ju bëj thirrje ta votojmë këtë rezolutë të paraqitur nga të gjitha grupet parlamentare.

Paraprakisht në Kuven është debatuar për rezolutën dhe për procesin negociator me Serbinë

Sabri Hamiti në emër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk është pajtuar me pikën dy të rezolutës, duke kërkuar që të qartësohet. “E dyta duhet të qartësohet dhe të thuhet, konkludojmë që Kuvendi nuk do të lejojë zgjedhje të Serbisë në Kosovë dhe obligon institucionet që ta zbatojnë këtë vendim”, tha ai.

Kurse shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri kërkoi konsultime shtesë për tekstin e rezolutës, duke sqaruar se ai si shef i grupit nuk është ftuar fare në konsultimet paraprake për nxjerrjen e kësaj rezolute. Ai tha se duhet t’i bëhet kërkesë e qartë Qeverisë që mos t’i lejojë këto zgjedhje.

“Nuk mund të kërkojmë nga Serbia që ajo të heq dorë, për shkak se ajo nuk do të heq dorë, ne e dimë atë. Prandaj ne duhet ta detyrojmë atë që të heq dorë. Sa i përket territorit të Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës duhet t’i parandalojë dhe mos të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë këtu”, tha Ymeri.

Kryeministri Hashim Thaçi, para ligjvënësve shprehu zotimin e Qeverisë për moslejimin e organizimit të zgjedhjeve nga një shtet fqinj në territorin e Kosovës.

“Republika e Kosovës nuk do të lejojë asnjë shtet tjetër fqinj apo të ashtuquajtur përfaqësues të tij që të organizojë zgjedhje në territorin e Kosovës. Ky është qëndrim unik i Republikës së Kosovës, i qytetarëve dhe partive politike”, tha Thaçi.

Në seancë është zhvilluar po ashtu një debat i ashpër ndërmjet deputetëve të opozitës dhe kryenegociatores Edita Tahiri lidhur me procesin negociator me Serbinë.

Deputetët e akuzuan Tahirin se nuk po e respekton rezolutën e Kuvendit përmes së cilës ajo obligohet që të raportojë në Kuvend për bisedimet me Serbinë, por këtë e kundërshtoi zëvëndëskryeministrja sipas së cilës, deri më tani ato kanë qenë transparente.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi