Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adnan MEROVCI-ish bashkëpuntor i RUGOVËS:Gjashtë vjet , RUGOVA, ende i pazbërthyer

Shko poshtë

Adnan MEROVCI-ish bashkëpuntor i RUGOVËS:Gjashtë vjet , RUGOVA, ende i pazbërthyer Empty Adnan MEROVCI-ish bashkëpuntor i RUGOVËS:Gjashtë vjet , RUGOVA, ende i pazbërthyer

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 22, 2012 12:47 am

Gjashtë vjet , RUGOVA, ende i pazbërthyer


Adnan MEROVCI-ish bashkëpuntor i RUGOVËS:Gjashtë vjet , RUGOVA, ende i pazbërthyer 186025_100001004785957_7693407_n
Nga: Adnan MEROVCI-ish bashkëpuntor i RUGOVËS
Adnan MEROVCI-ish bashkëpuntor i RUGOVËS:Gjashtë vjet , RUGOVA, ende i pazbërthyer Rugova-smoke
Rugovizmi si udhërrëfim

Në përvjetorët e ndërrimjetëve, zakonisht thuhen dhe shkruhen gjëra të karakterit kujtues, nostalgjik, falëmnderues etj. Në rastin e RUGOVËS po dominon mungesa e njohjes së figurës, mendjes dhe filozofisë së tijë, njeriut që në këso rastesh disi nuk po na ngopë vetem me një rit trivial.
Le të mendojmë për një moment fjalën “RUGOVA”.
Ky togëgermësh (RUGOVA) përveq tjerash ka një kumbim melodik si rezultat i zanoreve: U, O dhe A. Duke qenë pranë tijë për një dekadë, shumë mirë ndjeva jehonën e këtyre zanoreve në: Prishtinë, Tiranë, Shkup, Bruksel, Paris, Romë, Ëshington, Neë York, Bonn, Bern, Amsterdam, Oslo, Stokholm, Athinë, Vienë, Kopenhagë, Madrid, Pragë, Luksemburg, etj, etj. Më besoni, se shpesh ja kisha lakmi këtë mbiemër.
RUGOVA, poashtu është edhe një regjion mjaft i njohur dhe atraktiv në Kosovë. Le t’a kujtojmë bukurin e rrallë të grykës së sajë.
Për Kosovën, shqiptarët dhe jo vetem për ta, RUGOVA është edhe synonim i një historie.
Kryetari, siç e thirrnim RUGOVËN, në dekadën e paraluftës, sot, po na kujton një të kaluar plot vuajtje, durim edhe iracional etj, por edhe vullnet, solidaritet, unitet, vetëdije etj. Kjo ndjenjë thuase po na mungon. Mungesa e kësaj ndjenje e ka spjegimin e vet.
RUGOVA ishte ai që mbolli, ushqeu dhe ujiti atë ndjenjë, atë moral, dhe atë vetëdije. Ai, në rend të parë kishte njeriun- individin, këtë moto të shekullit 21. Populli përbëhet prej njerëzve-individëve veç e veç. RUGOVA, pothuaj pa asnjë mekanizëm, le të themi teknik, vetem me mendjen e tijë, depërtoj thellë në secilin njeri-individ dhe kështu la gjurmët e protagonistit fundamental politik, që Sabri HAMITI i pari e quajti President Historik i Kosovës.
RUGOVA arriti të ruaj qenjen e njeriut-individit, popullit.
Nëse deri këtu pajtohemi, atëher neve na mbetet që Presidentin tonë Historik të provojmë ende ta njofim, ta zbërthejmë.
Ky nuk është një detyrim. Kjo është një e drejtë e secilit.
Në RUGOVËN, fotografitë, emrin, varrin dhe familjen e tijë, nuk duhet ta ket askush monopolin, as LDK-ja, as LDD-ja, as PDK-ja, as AKR-ja, as QKRMJ-a, as qeveria, as parlamenti, as, as, as, ...
Institucioni historik, siç ishte RUGOVA, i takon vetem vet vehtes dhe të gjithëve.
RUGOVA, i ka tejkaluar përmasat e dashjes, adhurimit, tarafeve etj.
Kemi një detyrim, një obligim, që është më tepër i karakterit moral, por që duhet të ketë edhe komponentën shtetërore, e ajo është Familja e Presidentit Historik, RUGOVA.
Mos të themi, po na mungon RUGOVA, jo sepse ai e kreu të veten. Ate e mori ai që e fali.
Neve na mbetet që të udhërrëfehemi me idetë, porositë e tijë, me “Rugovizmin”.
Shpejt kaluan gjashtë vjetë të pazbërthimit të ideve të tijë.
Do të kalojnë edhe vite e dekada dhe nuk do të shterret ky zbërthim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi