Bajrush Morina:“Pacifistët” me “kamish” të Partisë Demokratike
Faqja 1 e 1

“Pacifistët” me “kamish” të Partisë Demokratike
Shkruan Bajrush Morina
Debatet e nxehta në Kuvendin e Kosovës pos që janë bërë atraktive për “kacafytjet” kryesisht në mes të deputetëve të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, janë shndërruar edhe në “front të luftimit” në mes të deputetëve të këtyre dy partive, shumica e të cilëve para shumë vitesh ishin së bashku, në qoftëse jo me një uniformë të njëjtë atëherë me një ideologji të përbashkët. Këta deputetë, deri dje disa prej tyre si ish-luftëtarë të UÇK-së, ish-zëdhënës të UÇK-së e disa prej tyre deri vonë edhe si ish-eprorë të SHIK-ut, në Kuvendin e Kosovës po bëhen copë-copë në mes vete.
Por ky soj i deputetëve të këtyre dy partive politike po kacafyten në mes vete me fjalorin më të ultë dhe më qesharak të mundshëm. Njëri quan tjetrin burrec, tjetri mistrec, njëri thotë se do t’ia thyejë dhëmbët filanit, e tjetri do t’ia thyejë brirët fistekut. E në fakt edhe filani edhe fisheku deri dje kanë qenë pothuaj së bashku.
Por kur dhe ku janë bashkuar këta deputetë?
Kohësisht jo larg. Para disa vitesh ata ishin bashkë kundër filozofisë politike të presidentit Ibrahim Rugova. Ata e kanë kritikuar këtë filozofi politike duke e krijuar edhe fjalën “pacifist” me kuptim pezhorativ. “Ti je pacifist, ai është pacifist, ju jeni pacifista” e kanë pasë gojën plot këta deputetë të sotëm e ish-luftëtarë të djeshëm. Ata e urrenin “pacifizmin” e më shumë se këtë fjalë dhe këtë filozofi politike e urrenin ideatorin e kësaj filozofie politike, presidentin Ibrahim Rugova.
Po sot, çka kanë ndryshuar dhe ku janë ndarë këta ish-luftëtarë të djeshëm e deputetë të sotëm.
Së pari janë ndarë në dy parti politike. Disa janë në PDK e disa në Vetëvendosje. Duke u pajisur me libreza të ndryshme politike ata i kanë ndërruar edhe “kostumet” e tyre politike.
Disa prej atyre që gjatë luftës nuk kanë pasur guximin të vishnin uniformën e UÇK-së (kështu deklaron kryeministri Hashim Thaçi) sot janë më të guximshëm se sa ish-luftëtarët e UÇK-së.
Ndërsa disa prej atyre që gjatë luftës ishin shumë të sertë në uniformë të UÇK-së e shumë agresivë pas përfundimit të luftës, sot me libreza partiake e me kostume politike prej deputetësh janë bërë demokratë e shkuar demokrati, janë shndërruar në politika e shkuar politikani.
E mbi të gjitha janë modernizuar më shumë se sa shpikjet moderne të teknologjisë informative.
E mbi të gjitha janë shndërruar në politikanë demokratë, të moderuar e në pacifistë! Po po pacifistë madje pacifistë pa thonjëza!
E kush janë këta pacifistë?
Janë deputetët e Partisë Demokratike, ish-luftëtarët e deridjeshëm të sertë, ish-komandantët “e rrezikshëm” pa emra e mbiemra por me pseudonime!
Personalisht kam pritur gjithfarë “sihariqesh” nga kasta e sotme politike, por nuk e kam marrë me mend dhe nuk u kam besuar veshëve të mi se një ish-luftëtar i sertë i UÇK-së i “kalibrit” të Bekim Haxhiut me pseudonimin “komandant Kamishi” mund të jetë aq demokrat, aq i moderuar e aq pacifist përballë përpjekjeve për të vendosur masa të reciprocitetit me Serbinë. Një njeri që thotë se ka pas guximin të marrë pushkën kundër Serbisë, 13 vjet më pas pajtohet që në Kosovë të hyjnë kamionët me mallra të Serbisë, që të vazhdojë dialogu teknik e politik me Serbinë e mbi të gjitha që të arsyetojë ndërhyrjen e policisë së Kosovës kundër protestuesve që tentojnë t’i bllokojnë mallrat nga Serbia!
Duke e dëgjuar “kamishin” por edhe deputetët e tjerë “të sertë’ të PDK-së me pseudonime të tjera gjatë kohës së luftës, ne që i njohim ndryshe nga e kaluara, na duket diçka e pabesueshme, diçka e pamundshme.
Por “kamishi” dhe “kamishët” e tjerë të Partisë Demokratike tash e kanë ndryshuar mendjen, fjalorin, uniformën, pseudonimet e kaluara. Tash ata kanë marrë vetëm një emër, vetëm një bindje, vetëm një fjalor, atë të demokracisë, të dialogut me Serbinë, të paqes. Janë bërë pacifistë. Pacifistë në kuptimin e plotë të fjalës!
Në këtë transformim të tyre nuk ka asgjë të keqe. Madje duhet përshëndetur transformimin tyre, modernizimin politik të tyre.
Por para se a ta të marrin epitetin e pacifistëve është mirë që t’i fshijnë prej memories së tyre bindjet e deridjeshme për pacifizmin rugovian. Shprehur sipas një fjale të urtë popullore, kjo i bie “që t’i hanë fjalët e tyre”.
Duke e parë këtë ndryshim kaq progresiv të këtyre deputetëve pacifistë të PDK-së, nuk është për të mos u besuar se ata një ditë mund të heqin dorë nga “e djeshmja” e tyre, përfshirë këtu edhe mendimin e tyre pezhorativ për pacifizmin si filozofi politike.
Madje madje mund të pritet që një ditë këta deputetë të bëjnë nderime te varri i presidentit Ibrahim Rugova, e në ndërdijen e tyre ti kërkojnë falje atij për mendimin e tyre jo të mirë të deridjeshëm për pacifizmin rugovian.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Miranda Haxhia:Sfida e Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale
» ShIK-u, strukturë e Partisë Demokratike të Kosovës
» Kryeministri Berisha përshëndet Kuvendin e 9-të të Partisë Demokratike
» Bajrush Morina:Tri krisma në Kosovë
» Partia Socialiste, në avantazh ndaj Partisë Demokratike

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi