EULEX-i t’i nënshtrohet legjislacionit të Kosovës

Lirie Hajdari, BOTA SOT
Të shqetësuar nga shkelja e Kushtetutës
Politikanë të Kosovë bëjnë thirrje për shuarjen e UNMIK-ut, dhe në të njëjtën kohë, kërkojnë që EULEX-i, të mos kopjojë UNMIK-un, por t’i nënshtrohet legjislacionit të Kosovës.
1244
“Rezoluta 1244, pavarësisht se çfarë thonë përfaqësuesit e Kosovës, nuk është hequr nga fuqia dhe i takon Kuvendit të Kosovës, mekanizmave të tjerë politikë të kërkojnë zyrtarisht shfuqizimin e 1244-shit dhe po ashtu largimin nga Kosova të UNMIK-ut”, thotë Kelmendi
As mikpritja e pakufishme dhe as nënshtrimi po thuaj i pambarimt, nuk e kanë bindur ende misionin e BE-së, se duhet të respektojnë institucionet e Kosovës dhe gjithë atë legjislacion, që në pjesën më të madhe e krijuan vetë, apo sipas kërkesave të tyre. Po ashtu nuk kanë mjaftuar ftesat që i janë bërë BE-së nga Presidenti, Kuvendi dhe qeveria, për vendosjen e EULEX-it, se ai duhet t’i bindet legjislacionit të Kosovës. Ndërsa, po i bëhet ftesë UNMIK-ut që ta mbyllë misionin, EULEX-i, thuajse po kthehet në kopje të një misioni që tashmë është bërë i padëshiruar. Por, askush nga partitë, pozitë dhe opozitë, nuk duan që të përballen me misionin fuqiplotë në drejtësi dhe polici, EULEX-in.
Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit -EULEX- i, ardhur në Kosovë me qëllim që të mbështesë dhe ndihmojë institucionet e vendit në fushën e sundimit të ligjit, posaçërisht në fushën e policisë, gjyqësorit dhe doganave, në disa raste po tregohet edhe vendimmarrës, duke lënë hapësirë që në disa pjesë të Kosovës të mos zbatohen ligjet e dala nga Kuvendi i Kosovës, por rregulloret e UNMIK-ut dhe ligjet e Jugosllavisë. Zbatimi i rregulloreve të UNMIK-ut dhe ligjeve të Jugosllavisë nga ana e misionit të EULEX-it, sipas përfaqësuesve të opozitës tregon se Kosova nuk është e pavarur dhe ende nuk e ka sovranitetin e plotë. Përderisa zëdhënësi i qeverisë, Memli Krasniqi, vlerëson punën e EULEX-it në Kosovë duke thënë se ka mision të qartë dhe është duke zbatuar ligjshmërinë në tërë Kosovën, opozita kërkon nga EULEX-i t’i nënshtrohet tërësisht legjislacionit të Kosovës dhe jo të ligjeve të tjera.
“EULEX-i është duke zbatuar ligjshmërinë në gjithë territorin e Kosovës dhe në këtë drejtim kanë bashkëpunim të mirë edhe me organet e Republikës së Kosovës”, tha për gazetën tonë zëdhënësi i qeverisë.
“Nëse EULEX-i thotë se është misioni teknik, kjo nuk i shkon për shtati me vendimet që janë marrë nga ana e BE-së dhe faktorëve të tjetër ndërkombëtarë”, mendon kështu nënkryetari i AKR-së, Muhamet Kelmendi. Sipas tij, EULEX-i nuk është drejtpërsëdrejti mision që i nënshtrohet juridiksionit të Kosovës i dalë nga Kushtetua e Kosovës dhe plani i Ahtisarit, por është mekanizëm që i nënshtrohet edhe planit të KS dhe Rezolutës 1244. “Rezoluta 1244 pavarësisht se çfarë thonë përfaqësuesit e Kosovës nuk është hequr nga fuqia dhe i takon Kuvendi të Kosovës, mekanizmave të tjerë politik të kërkojnë zyrtarisht shfuqizimin e 1244-shit dhe po ashtu largimin nga Kosova të UNMIK-ut brenda afatit të caktuar”, thotë z.Kelmendi. Atë e shqetëson fakti që në disa pjesë të Kosovës EULEX-i vazhdon të përdor rregulloret e UNMIK-ut dhe ligjet e Jugosllavisë, sepse kjo të jep të kuptosh se Kosova ende nuk e ka sovranitetin e plotë, ende nuk vendos vet në mënyrë të pavarur, por është e varur nga shumë pushtete të tjera. “Në Kosovë i kemi 4 baza ligjore mbi të cilat vendoset: atë të Kosovës, UNIMIK-ut, të BE-së dhe Serbisë. Pra janë katër baza juridike që mekanizmat që veprojnë në Kosovë i nënshtrohen atyre dhe kjo të bënë të kuptosh se nuk kemi sovranitet dhe nuk kemi pavarësi”, vlerëson z. Kelmendi, sipas të cilit Kuvendi duhet të kërkojë nga EULEX-i që t’i nënshtrohet tërësisht legjislacionit të Kosovës. Deputeti i AAK-së, Bajram Kosumi, misionin e EULEX-it e sheh si mision teknik, ngase sipas tij kështu është edhe në dokumentin e Ahtisarit, mision që ndihmon shtetin e Kosovës dhe qeverinë në vendosjen e ligjit dhe sigurisë. E nga ana tjetër, ai konsideron se EULEX-i është edhe i politizuar qoftë nga Brukseli, Këshilli i Sigurimit, Prishtina apo edhe Beogradi, dhe ky politizim ka ardhur në momentin kur është hapur alternativa që EULEX-i t’i raportoj edhe KS-së. Sipas tij, interesi i Beogradit për ta politizuar EULEX-in bëhet me qëllim që të fus në veprim ligjet e Serbisë në pjesën veriore, ndërsa Prishtina ka interes, sepse mendon që nëpërmjet EULEX-it të ruajë integritetin territorial të Kosovës. “Politizimi i EULEX-it është gabim për dy çështje: së pari qeveria përgjegjësitë e veta nuk mund t’i bartë te EULEX-i (integritetin territorial duhet ta garantojë Qeveria e Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare, duke nënkuptuar në radhë të parë KFOR-in, pastaj EULEX-in) dhe së dyti është gabim, sepse duke i ngarkuar një detyrën politike EULEX-it ia shkarkon detyrën e vërtet për të cilën ka ardhur këtu në Kosovë”, thotë z. Kosumi. Ai është i mendimit se EULEX nuk mund të marrë vendime se cilat ligje i implementon në Kosovë, ngase janë institucionet e Kosovës, Qeveria dhe Kuvendi ato që duhet të vendosin se cila ligje të zbatohen në Kosovë. “Është një zvarritje e panevojë e funksionalitetit të shtetit të Kosovës. Politikisht ndoshta ka argument pse ndodh kjo, por në vija afatgjata strategjike është një ngadalësim i procesit të funksionalizimit të shtetit Kosovës”, shprehet ai. Edhe Naser Rugova, anëtar i Kryesisë së LDD dhe deputet në Kuvendin e Kosovës, konsideron se EULEX-i nuk mund të quhet mision teknik për vetë faktin se ka kompetenca shumë serioze në sektorin e sigurisë dhe drejtësisë. Duke bërë të qartë rolin e EULEX-it në Kosovë (monitorimin e zbatimit të ligjit dhe ndihmën në sistemin gjyqësor), ai tha se institucionet e vendit duhet t’i bëjnë të qartë EULEX-it dhe KS-së se UNMIK-u dhe rregulloret e saj nuk janë më valide në Kosovë pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës.
Shpresojmë që të mos jenë robër të së shkuarës së tyre personale, apo të ndonjë pjese të strukturave që i udhëheqin ato.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare
» “Zbulohen” lidhjet e zyrtarëve të EULEX-it me zyrtarët e Kosovës!
» Deklaratë e Qeverisë së Kosovës për veprimet e fundit të EULEX-it
» Kosova:EULEX-i nuk njeh sovranitetin e Kosovës në veri!?
» EULEX: Situatë e tensionuar në veri të Kosovës(Video)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi