KUR RREZET FILLOJNË E NDRIJNË-POEZI NGA KUJTIM STOJKU
Faqja 1 e 1
KUR RREZET FILLOJNË E NDRIJNË-POEZI NGA KUJTIM STOJKU
KUR RREZET FILLOJNË E NDRIJNË
POEZI NGA KUJTIM STOJKU
Pranvera si nuse e bukur,mbuluar me vello nusëron tek pragu
Reflekset e luleve shumëngjyrshe e bëjnë më t’magjishme
Dhe unë i dalldisur sodis i mahnitur n’prag të k’tij agu
Pak më tutje duken shenjat e një furtune të stuhishme.
Pas pak n’vështrimin tim fillon të bjerë brymë
Dhe diellin me padurim pres të ngrihet n’ horizont
Rrezet e trëndafilta sa fillojnë të ndrijnë
Un’ i dehur nga këngët drejt hapsirave fluturoj.
Pas kësaj si hije vjen nata e errët me hapin tinëzak
Kori i zoqve ka pushuar dëgjohet vetëm qokthi natës
Nga pak dita po e ha natën fillon të zbardhëi bukri ag
Tufa e zoqëve n’ qiell si petalet e luleve ka hapur krahët.
Malet hije rëndë qëndrojnë krenarë
Unë eci vetëm para pa hedhur vështrimin poshtë
Si shqipe kam hapur krahët fluturoj hapsirave
Mundohem t’i pushtoj e s’i pushtoj dot
Një rreze drite ndriçon në çdo epokë…
TRURI
Copra mendimesh ngulitur në çdo rrudhë të trurit
Dhe pastaj reflektimi i s’padukshmes në planin aksiometrik
Mendimi rend tutje pa zinxhirë robërie,pa asnjë pengesë
Me shpejtësi vetëtime që zbret prej qiellit
T’gjitha këto copra fragmentesh t’pasqyrimit real
Truri fillon ti ndërtojë ngadalë ngadalë
Sepse retina e syrit gjithçka e sheh mbrapsht.
Pikërisht këtë mister dua ta zbuloj me endje
Pavarsisht se lëkundem e n’shpirt e kam dhëmbje
T’humbur dhe t’fituar historisë do ti mbeten.
Sepse në kërkim të Zotit të gjithë janë nji
Por rrugët ju ngatërrohen dhe as vetë nuk e dinë
Truri gjithmonë copra imazhesh reflekton
Për ti thirrur arsyes dhe heshtjes, më thellë depërton…
YLBERI
Sa herë ylberi ngrihet hark në mes reve
Me ngjyrat e magjishme që bëjnë refleks
Valë valë vjen një melodi e butë qiellore
Beslidhja e përjetshme qëndron dhe sot n’ekzistencë.
Me ngjyrat e bukura t’ ylberit dua të thur vargje
Sepse kanë ngjyrë t’magjishme që kurrë nuk vdes
Por ai del gjithnjë pasi ikën stuhia
Pa mëshirë zhduk kurorat mbi varre-vaj medet.
Pas kësaj stuhie bash ngrihet ylberi
Përkohësisht një qetësi e mrekullueshme vjen
N’darkë n’kupën qiellore do t’shkëlqejnë yjet
Si vello e bukur nusërie mbi botën shkëlqen.
BISEDË IMAGJINARE
I ngjitem malit përpjetë në rrugën gjithë lakedredha
Të dy marrim një frymë të dy na përkdhel era
Shkëmbinj ngjyrë gri dhe pisha të gjelbëra
Në pyjet me dushk ku këndon mëllenja
Mali krenar ngrihet n’lartsi do t’kapë qiellin
Ndoshta prandaj heshtin pyjet e se ngrenë zërin.
Botë e mrekullueshme gjethesh që t’ripërtërin të tërin
Endem në mes drurëve n’mendime humbas
Me rrënjët tuaja kam dëshirë të flas
Degët lehtë më përkulen plot me respekt
Rrënjët janë të thella dhe nuk mund t’i gjesh.
Prandaj ka jetuar mali prej shekujsh nëpër çdo shqotë
Tek ne është lavdia se rrënjët i kemi thellë në tokë.
Ja shiko detin fare s’të përfill
Se kalon dot me këmbë se të përpin
Ndërsa sipër meje ecën krejt sërbes
Dëgjon këngët e zoqëve dh’luleve plot me erë
Ja shiko qielli,yjet,hënën diellin
Mbi gjoksin tim gjithçka frymë merr…
DEMOKRACIA
Dhe tash si kaluan njëzet vjet ëndërr t’kishim ty
Sepse vetëm për të sjellë ty qindra jetë vdiqën
Pa varr mbetën,qelitë përgjakën për ty demokraci
Kështu pas çdo dere e dritarje për ty flitej
Në heshtje, vetëm me vështrime në sy
Dhe unë sot i kujtoj i heshtur zhytur në vetmi.
Ne ishim në pragun e urisë
Kush nuk guxonte t’thoshte se ishim të uritur
Skllevër pa znixhirë trup e shpirt sfilitur.
Sytë ishin drejtuar nga qielli me shpresën për shpëtim
Sepse ishte e vetmja shpresë prej Zotit q’ s’na kish harruar
K’shtu rrinim t’heshtur duke bluar me idhni çdo mendim
Gjumi na ishte prishur për ty duke ëndërruar
Kur ti demokraci erdhe si dallga me tallaz
Ashtu sikur ngrihen dallgët në dimër n’ det t’egërsuar.
Dhe këto tallaze shpërthyen nga mënxyrat që kaluam
Ne dhe dallgët u bashkuam dhe u bëmë një me to.
Ne ishim të furishëm si valët e oqeanit
Sepse dhe banjot i kishim kthyer n’kuzhina gatimi
Dhe të gjitha këto i kujtoj dhe sot nuk duken t’vërteta
Ku të gjithë na mbante në këmbë vetëm shpresa.
Pastaj tragetet që çanin detin mbushur plot pikëllim
Një muzikë funebre ushtonte mbi vendin tim.
Dhe gjithe këtë simfoni shumë e brohoritën si liri
Disa e quajtën turpi kombëtar dhe tradhëti
Dhe mua më vinte turp dhe skuqesha nga këto ndodhi.
Ne fizikisht vramë bishën e kuqe më 1990
Por fantazma saj endet akoma dhe kërcënon
Ngandonjëherë ajo merr formën tonë të fillimit
Dhe ndaj nesh turret si një kuçedër me nëntë kokë…
USHTIMA E ZALLIT
N’çdo hap m’shoqëron ushtima e ujit gurgulles
Ushtimë gjëmuese që duket se bubëllin
Peshqit që notojnë n’ujin e kaltër gjithë gëzim
Sodis myshqet e gjelbra që duken si atlas
Alga dhe peshq lëvizin pa pushim.
I mbaj këto n’veten time si kujtim i magjishëm
Aty ku skifteri fluturon i lirë
Dhe uji rridhte nga shkëmbinjtë
N’mes tyre zhdukej vjetulla,dhelpra e shpejtë.
T’gjitha këto kishin një pamje magjike
Ku dukesh se endesh n’mes ëndrrash përrallore
Atje endet imagjinata ime,n’majat shkëmbore.
Brenda shpirtit tim kam ushtimën e zallit
Shqiponjat që fluturonin krenare në liri
Qiellin e kaltër dhe yjet që xixëllojnë
Bashkë me nimfat e shtojzavallet,me ta rri.
Endem n’mes shtigjesh,dhe zaje i përhumbur
Atje m’ka mbetur mendimi dhe s’ka për t’mu zhdukur.
QETËSIA E NATËS U PRISH
Nata ishte e qetë gjithçka n’ gjumë kish rënë
Një puhizë e lehtë gjethet tundëte
Në heshtjen e natës gjithçka gjumë fle
Në terrin e zi asgjë nuk mund t’duket.
Befas një shkreptimë vetiu prej qiellit
Pastaj bubullima ushtoi përbindshëm
Qetësia e natës u prish ëndrrat n’mes mbetën
Pastaj shiu litar litar filloi t’ bier’ prej qiellit…
E VËRTETA E DHIMBSHME
Qysh kur fillova t’ shkoj në shkollë
N’këngët epike ku gjëmon sharkia
Mësova vetëm një të vërtetë të dhimbshme
Për popullin tonë me gjak është shkruar historia.
Unë shpesh futesha brenda kësaj historie flak’ ndezur
Duke u përgjakur nga ngjarjet e saj
Ja n’mes k’tyre betejave
Fakte historike dëshmorët kan’ mbetur
Gjaku i tyre mua të gjithin më kanë larë.
Mund të thonë se kjo histori nuk është e vërtetë
Se ti në atë kohë as nuk ke pas lindur
Figura mitesh, gjuhë nëpërkash gjith’ helm
Gjithçka mbi këtë tokë me gjak e kemi vaditur.
Kur plumbat kositnin luftëtarët si kosa fijet e barit
Fyt për fyt ndesheshin me armikun jo për lavdi dh’ar’
Dhe kur u vramë ramë siç i ka hije shqiptarit
Ja k’shtu ësht’shkruajtur historia… me gjak e kemi larë.
MË DUKET….
M’duket se dalloj ballin tënd të lëmuar
Mbi rërën e nxehtë etjen shuan me t’detit vale
Ja dhe tani më duket se të shoh t’ vetmuar
N’ëndërr m’dukesh si luleshtrydhe,kam mall.
Çfar nuk do t’jepja për ty nga vetia ime
Mendimet n’kokë m’jan’ngatërruar bërë lëmsh
Padashur nëse këndoj duke rifreskuar kujtimet
M’duket se edhe ti për mua t’njëjtën gjë do t’bësh.
Endem nëpër pyll dhe portat e tij hap
N’mes hapsirave me hije n’mes degëve t’gjelbëruar
Më duket se dhe tokës çdo tingull i kap
N’mes kësaj qetësie mbretërore ndjehem i gëzuar...
GËRMOJ ME DUART E MIA
E shihni, unë duart e mia i kam gjithë kallo
Thellë në tokë kam gërmuar me duart e mia
Shikojeni dheun akoma pikon gjak
Ky është çmimi i pavarsisë që sot i buzqesh liria.
Ejani këtu pranë meje, forcat më kanë shterur
Duke gërmuar thellë në tokën e lagur
Ejani dëgjoni aromën e saj të magjishme
Shikoni ngjyrën e dheut krejt i kuq përflakur.
Forcat më kanë lënë po dënes gjatë në lot
Lotët më avulluan në përjetsinë e qiellit
Pastaj filloj t’vëtëtijë e bubullon
Duke i bërë t’pavdekshëm dëshmorët e këtij vendi.
URREJTJA
Nëse t’është shkaktuar dhëmbje në trup dhe shpirt
Urrejtia buron si ujë i vluar nga pusi
Pstaj t’përvluar pa mëshirë me zjarmi
Ajo than çdo lloj luleje si rëra n’breg të detit
Shpërthen me britma të egra me t’gjitha llojet e ngjyrave
Duke djegur çdo ëndërr që ke ëndërruar
Ajo t’kafshon si gjarpër pa u ndjerë
Ka për t’helmuar.
Urrejtja është motër e vdekjes
Ku të dyja jetën ta bëjnë tragjike
Vetëm këto i prishin ëndrrat
Shenjat paralajmëruese profetike.
Fund.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kujtim Stojku:Poezi nga Dhimitër Kokaveshi
» Shkruar nga Kujtim Stojku:Poezi-KALI.
» Kujtim Stojku:CIKEL ME POEZI NGA MIMOZA REXHVELAJ.
» Kujtim Stojku:CIKEL ME POEZI MGA DENI PAPAJ.
» POEZI NGA KUJTIM STOJKU-Me rastin e ditlindjes se poetit
» Shkruar nga Kujtim Stojku:Poezi-KALI.
» Kujtim Stojku:CIKEL ME POEZI NGA MIMOZA REXHVELAJ.
» Kujtim Stojku:CIKEL ME POEZI MGA DENI PAPAJ.
» POEZI NGA KUJTIM STOJKU-Me rastin e ditlindjes se poetit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi