Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Facebook mbush tetë vjet, ja historiku

Shko poshtë

Facebook mbush tetë vjet, ja historiku Empty Facebook mbush tetë vjet, ja historiku

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 06, 2012 10:10 pm

Facebook mbush tetë vjet, ja historiku

Facebook mbush tetë vjet, ja historiku Happy-birthday-facebook

Rrjeti shoqëror më i madh në botë, Facebook, u lëshua më 4 shkurt 2004. Në atë vit, bashkëthemeluesi dhe CEO i këtij rrjeti, Mark Zuckerberg, ishte duke planifikuar për t’ia shitur këtë rrjet një ndërmarrjes më të madhe, por në vend të kësaj ai përfundoi duke e kthyer këtë rrjet në biznes që sjell të hyra prej miliarda dollarëve, që para pak ditësh u paraqit që të bëhet ndërmarrje publike.
Deri më 31 dhjetor 2011, rrjeti Facebook kishte më tepër se 845 milionë përdorues mujorë, mbi 483 milionë përdorues ditorë dhe mbi 425 milionë përdorues nga celularët. Gjatë ditës së djeshme, kjo ndërmarrje i bëri tetë vjet që kur është themeluar.


Derisa Mark Zuckerberg më së miri njihet si njeriu i cili e ndërtoi këtë rrjet, ndërmarrja ka tre bashkëthemelues të tjerë, të cilët ishin të gjithë shokë dhome në kolegj dhe studentë të Universitetit të Harvardit: Eduardo Saverin, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes. Këta katër persona së pari e ndërtuan shërbimin veçanërisht për studentët e Harvardit, por së shpejti ai u zgjerua tek kolegjet e tjera në Boston, për institucionet edukative të Ivy League dhe Universitetit Standford. Ata shkallë-shkallë shtuan mbështetjen për studentë tek universitete të tjera të ndryshme dhe mundësuan regjistrimin edhe të studentëve të shkollave të mesme. Tani, secili që ka 13 apo më shumë vjet mund të regjistrohet në këtë rrjet.

Akti për Mbrojtjen e Privatësisë së Fëmijëve Online (COPPA) që i autorizon uebfaqet që grumbullojnë informacione për përdoruesit (si Facebook), nuk e lejon regjistrimin njerëzve të moshës nën 13 vjeçare. Për momentin, miliona përdorues të rrjetit Facbook janë nën moshën minimale dhe ndërmarrja pranon që nuk ka ndonjë zgjidhje të vetme për të mos lejuar regjistrimet e personave nën moshën e caktuar. Kurse Zuckerberg beson që mosha e kufizuar për regjistrim duhet të largohet.

Gjatë IPO-s së vet gjatë kësaj jave, Facebook nuk lëshoi vetëm numra, por edhe pamje gjithashtu. Një ato fotografi ishte një paraqitje ngjarjeve të ndërmarrjes gjatë historisë së vet prej tetë vjetëve, të cilën mund ta shihni të paraqitur tekstualisht edhe më poshtë:

· Shkurt 2004: Themelohet sipas emrit thefacebook.com në Universitetin e Harvardit.

· Shtator 2004: U paraqit muri në Facebook, një forum për përdoruesit për të postuar porosi tek të tjerët.

· 2004: Filloi zgjerimi tek kolegjet dhe universitetet në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

· 2004: U regjistruan 382,000 dollarë të hyra vjetore.

· Maj 2005: Rrjeti u rrit për të mbështetur më tepër se sa 800 rrjete kolegjesh.

· Shtator 2005: Shtohet mbështetja për rrjetet e shkollave të mesme.

· Tetor 2005: U shtuan mbështetjet për rrjetet e shkollave ndërkombëtare dhe u paraqitën fotografitë.

· 2005: U regjistruan 9 milionë dollarë të hyra.

· Prill 2006: U lëshua Facebook Mobile.

· Maj 2006: U zgjerua mundësia e përdorimit të këtij rrjeti edhe në rrjete të vendeve të punës.

· Gusht 2006: Doli versioni i parë i API-së së këtij rrjeti.

· Shtator 2006: U mundësua regjistrimi nga e mbarë bota; u paraqit furnizuesi me lajme (News Feed).

· Nëntor 2006: Lëshoi veçorinë për shpërndarje në mbi 20 faqe bashkëpunëtore.

· 2006: U regjistruan 48 milionë dollarë të hyra vjetore.

· Maj 2007: U lëshua platforma Facebook me 65 zhvillues dhe 85 aplikacione.

· Nëntor 2007: U lëshua platforma e këtij shërbimi për reklama dhe faqet në Facebook.

· 2007: Regjistroi 153 milionë të hyra vjetore.

· Prill 2008: U paraqit chati për përdoruesit për të dërguar porosi në çast me të tjerët.

· Dhjetor 2008: U lëshua Facebook Connect, përsëritja e ardhshme e Facebook Platform.

· 2008: Rrjeti u zgjerua tek 23 gjuhë duke përfshirë frëngjishten, gjermanishten dhe spanjishten.

· 2008: U regjistruan 272 milionë dollarë të hyra vjetore.

· Shkurt 2009: U paraqit butoni Like, që ua mundëson përdoruesve lidhjen me gjërat me të cilat ata merren brenda dhe jashtë rrjetit Facebook.

· Maj 2009: U lëshua Facebook Payments.

· 2009: U regjistruan 777 milionë dollarë të hyra vjetore.

· Prill 2010: U paraqit Graph API, që është një ndërfaqe e re për programim për Facebook Platform dhe shtojca shoqërore, një grumbull i moduleve për lehtësim të përdorimi duke ua mundësuar çdonjërit për t’u ndërlidhur me Facebook Platform.

· Tetor 2010: U lëshuan grupet, një hapësirë për përdoruesit për të folur për gjërat e përbashkëta.

· 2010: U regjistruan 1,974 milionë dollarë të hyra vjetore.

· Shtator 2011: U paraqit Timeline, që është një version i përparuar dhe përditësuar i profilit të përdoruesve në Facebook.

· Shtator 2011: U lëshua përsëritja e ardhshme e Open Graph.

· 2011: U regjistruan 3,711 miliardë dollarë të hyra vjetore.

Emri “Facebook” buron nga termi i përdorur për librin që iu jepet studentëve në fillim të vitit akademik nga disa administrues të universiteteve në Shtetet e Bashkuara. Rrjeti Facebook e ka ndryshuar tërësisht fjalën “facebook”. Në vend që të përfaqësojë një libër fizik të përdorur jo shpesh nga miliona studentë amerikanë, kjo fjalë tani i referohet një rrjeti të përdorur mjaft shpesh nga qindra miliona njerëz nga e mbarë bota./pcworldalbanian
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi