Xhevat Rexhaj: Më 13 prill 1999 - Shfryhet shovinizmi serb mbi 8 familjarë Rugova nga Cerrca
Faqja 1 e 1
Xhevat Rexhaj: Më 13 prill 1999 - Shfryhet shovinizmi serb mbi 8 familjarë Rugova nga Cerrca
Mëhalla e familjeve Rugova Cerrcë (këtu ka lindur i Madhi i shqiptarëve Presidenti I. Rugova) - Foto e marr nga www.istogu.com( administrator një Rugovas cerrcali i vyeshëm dhe i shkolluar, Gëzimi) |
SHFRYHET SHOVINIZMI SERB MBI 8 FAMILJARË RUGOVA NGA CERRCA
Nga Xhevat Rexhaj
Përvjetorët e ngjarjeve të ndryshme sjellin shpesh edhe të padëshiruara, apo thjeshtë të paparapara për momentin në fjalë.
Për fat të keq ne shqiptarët po duhet të përkujtojmë përvjetorë që ende janë të freskëta për nga dhimbja njerëzore. Para disa ditësh kisha shkruar një shkrim për një masakër që kishte ndodhur në fshatin Cerrcë, dhe një në fshatin Padalishtë të dyja në komunën e Istogut. Thjeshtë shkrimi kishte të bënte me një dokumentim edhe me foto se si dhe në çfarë mënyre serbët kishin shfryrë urrejtjen patologjike ndaj Njeriut e në këtë rast të veçantë ndaj shqiptarit. Atëbotë ishin vrarë dhe masakruar të moshuar të rritur si dhe shumë fëmijë.
Ky shkrim lidhej konkret me datat e caktuara, mirëpo për banorët e fshatit Cerrcë ndodhi edhe një dhimbje tjetër, u realizua edhe një masakër makabre mbi shumë shqiptarë të Cerrcës pra u masakruan edhe 8 anëtarë të Familjes Rugova të Cerrcës.
Pse athua u zgjodhën mu njerëzit e dy mëhallëve të fshatit Cerrcë, Rugova dhe Rexhaj, njerëzit e dy familjeve me veti të pastra shqiptare, me një kulturë dhe edukatë të vërtet kombëtare me një vizion të qartë përparimtarë, me një veçori të pastër dhe të urtë ndërfqinjësore, pra u zgjodhën familjarët e familjeve që ishin vërtet bartës të filozofisë së Euro-Amerikanizmit.
Familja e njohur Rugova njihej dhe njihet në komunën e Istogut si një familje tipike shqiptare, një Familje që frymëzim e kishte dijen dhe shkollimin, kulturën dhe respektin ndërfqinjësor, vullnetin dhe zotimin për përparim bashkëkohor, pra thjeshtë një brumosje shqiptare tipike rugoviane dhe kombëtare. Nuk e kam ndërmend të ndalëm në lëvdata por realiteti më detyron që ta them të vërteten, rugovasit e Cerrcës me 8 shtëpi kishin më shumë të shkolluar në vitet e 80 ta se sa familjet me nga 30 e më shumë shtëpi, pra nga kjo familje ishin shumë të rinj dhe të reja të fokusuar në Universitet.. të rinjtë e Rugovasve ishin bërthama e kultivimit të sportit si një thesar i madh për të ushqyer të rinjtë me kulturë sportive dhe me ndjenja të prosperitetit për të ardhmen. Të them edhe këtë, shkive të Istogut gjithë këto nuk u pëlqenin, andaj edhe të shkolluarit duhej të shkonin në Prishtinë për tu marr me punë dhe aktivitete profesionale.
Familja e Imer dhe Ali Rugovës i kishin të gjithë fëmijët me fakultet në vitet e 80-ta, sikurse edhe të tjerët që më vonë u shkolluan shumë dhe tani më janë pjesë e konstelacioneve të ndryshme politiko-ekonomike. Gani Rugova ishte një ndër shtyllat kryesore të LDK-së në Istog, i maltretuar shumë nga regjimi serb, të tjerët ishin dhe janë njerëz që zhvillojnë komunën e Istogut e besa janë edhe biznesmen të aftë edhe në Evropë.
Pse i thashë këto për të ardhur te momenti se pse dhe si u masakruan dhe u vranë 8 anëtare të familjes Rugova në Kaliqan të Istogut, sepse edhe serbët shfryheshin aty ku e kishin mendimin se duhej sakatuar anëtarët e atyre që i kishin sjell dëme Serbisë, kuptohet si...
Me 13 prill në fshatin Kaliqan të Istogut serbët (ishin edhe vendas) kanë vrarë, masakruar dhe më pastaj djegur kufomat e Rugovasve; Fatime, Mihane, Imer, Hyre, Shkurte, Shaha, Shkurte Rugova-Osaj dhe Kadri Rugova.
Janë pra 10 vite, janë emocione që të mbajnë të zgjuar të kujdesshëm se masakra të mëdha ka pasur në Dukagjin, ka pasur edhe masakra të tjera të mëdha në komunën e Istogut, por unë u ndala të kujtoj konkretisht ato të Cerrcës. E kam borgj që ta ceku rënjen heroike të trimit luftëtar Xhafer Haskaj në luftimet në Vrellë, por një herë tjetër më gjerësisht.
Duhet të jemi të sinqertë dhe realistë, lufta ishte e tmerrshme kudo në Kosovë, viktima kishte kudo, por ne nuk guxojmë që disa viktimave në vise të ndryshme kosovare të ju japim më shumë hapësirë për “ përfitime politike”, sepse asnjë shpirt i viktimave nuk na e falë këtë marifet, pra të gjitha viktimat e rëna në tokën Dardane janë themel i ecjes sonë të lirë në Dardani, të përulemi pa gjelozi para varreve të tyre.
Viktimat e komunës së Istogut meritojnë një respekt më të madh nga Institucionet, komuna e ka për detyrë ta caktoi një datë te e fundit për të gjithë, përkujtimore.
Pra, dheu u çoftë i lehtë fqinjë të mi Rugovas, i kam njohur që të gjithë.
Kam respekt për familjet e forta shqiptare, përulem para të gjitha viktimave shqiptare të luftës, që ranë për Republikën e Kosovës, mjerë ai që i harron.
Xhevat Rexhaj- Cerrca
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Xhevat Rexhaj: Shovinizmi edhe në sport - Evropa akoma akull
» Xhevat Rexhaj: 24 mars 1999, 19:15 përfundoi errësira shekullore
» Xhevat Rexhaj:INTERVISTË ME Z. NASER RUGOVA
» Xhevat Rexhaj:INTERVISTË ME Z. NASER RUGOVA
» Xhevat Rexhaj:Ibrahim Rugova mbetet përkrah Skenderbeut
» Xhevat Rexhaj: 24 mars 1999, 19:15 përfundoi errësira shekullore
» Xhevat Rexhaj:INTERVISTË ME Z. NASER RUGOVA
» Xhevat Rexhaj:INTERVISTË ME Z. NASER RUGOVA
» Xhevat Rexhaj:Ibrahim Rugova mbetet përkrah Skenderbeut
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi