Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Musa Jupolli:Letër vëllaut Mentor Thaqit

Shko poshtë

Musa Jupolli:Letër vëllaut Mentor Thaqit Empty Musa Jupolli:Letër vëllaut Mentor Thaqit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 16, 2012 1:46 am

Musa Jupolli:Letër vëllaut Mentor Thaqit 41673_1475749406_8718_n

Musa Jupolli:Letër vëllaut Mentor Thaqit
_______________________

Unë t'thash shkruaj!
Po ti vëllau im mos u ngut n'ren se qe besa unë s'mund të të përcjell.
Tash ti po mendon se pas çdo vargu m'ke aty?
Prit vëlla se unë kam edhe punë tjera, pastaj qe BESA,
Ah! BESA jonë:
sa e ëmbël është,
sa e dlirë,
e sa e mirë,
e sa me zili për të tjerë
desha t'them mua m'duhet një kafe me një duhan.
Vëlla gurbeti na ka tretë,
zemrën na e ka djegë,
n' Champs Elysée kur kaloj,
njëmillon vetë i takoj,
po një Tungjatjeta kush s'më thot,
TUNGJATJETA kjo shprehje sublime,
ndër e vetmja n'Botë,
ku shqiptari i deshiron jetë t'gjatë shqiptarit,
pasiqë n'tjera gjuhë nuk mund t'përkthehet,
e pra desha t'them se mua m'duhet edhe pak kohë për lexim,
kështu e kërkon koha vëllau im,
ti mendon se t'bëj hile,
ato që ti ishkruan unë ti lexoj,
pastaj edhe për burra t'mëdhenjë shumë gjëra ti tregoj,
për Rugovën,
Anton Cetten,
Kadarenë,
Shkrelin,
di edhe për Lasgush Poradecin,
qe Besa, ah kjo fjalë e ëmbël është,edhe shumë për ,
Gjergjin Tonë,
po edhe më heret për ëmbëltyrën Ilire,
e lë më për Rilindasit tanë,
jam i sigurt se edhe n'Parajsë s'bashku janë,
po mor vëlla dëgjom mua:
pran oxhakut me një kafe e duhan t'mbështjellur,
n'Oden tonë kur t'ulemi me bashkatdhetaret tanë
ti nga biseda do t'mahnitesh,
do t'përtrihesh,
do të thuash:
a ka më bukur,
a ka më knaqësi,
a ka më hjeshi,
a ka më dashuri,
se t'degjosh legjenda,
nga kjo histori.

Andaj ti shkruaj,
të shkruash,
dëgjom mua:
nuk është vetëm dëshirë ,
ËSHTË MË SHUMË SE DËSHIRË,
ËSHTË E NEVOJSHME!


T'përqafoj im vëlla!

Përshëndetmi edhe t'jerët; Fran Tanushi,Prend Buzhala,Milazim Kajtazi,Agim Gashi,Dan Gashi, Petraq Kote, Hasan Qyqalla
Xhevat Rexhaj, e shumë të tjerë !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi