Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gëzim MUÇOLLI:URIME FESTA E VITIT TË RI

Shko poshtë

Gëzim MUÇOLLI:URIME FESTA E VITIT TË RI Empty Gëzim MUÇOLLI:URIME FESTA E VITIT TË RI

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 17, 2012 8:02 pm

Gëzim MUÇOLLI:URIME FESTA E VITIT TË RI 409457_326246817428285_100001289083162_1002548_1932824887_nGëzim MUÇOLLI:URIME FESTA E VITIT TË RI 426895_326247287428238_100001289083162_1002550_813271567_nGëzim MUÇOLLI:URIME FESTA E VITIT TË RI 425761_326248047428162_100001289083162_1002552_424118343_n

Gëzim MUÇOLLI:URIME FESTA E VITIT TË RI

Sot me 17 Shkurt 2012 është dita e parë e vitit të ri ,vitit të pestë të shpalljes së Pavarsisë së Republikës së Kosovës (New born,17 shkurt 2008,ora 15:39).

Koha e kaluar ka mbushur përplot kronikat me ngjarje nga patriotizmi deri te antipatriotizmi.U desht kohë që njerëzit të mësohen me atë shprehjen:”tash unë kam shtet”. Megjithatë sot nuk ka vend në botë ku nuk mund të na duan ose të tallen thjeshtësisht me ne,pikërisht pse i thamë vetes dhe gjithë botës se shpallëm shtet “sui generis”
.
Tashmë në ditën e 17 Shkurtit të vitit 2012, Vitin e pestë të Republikës (së katërt) të Kosovës,në ditën kur të gjithë duhet të përulemi me respekt dhe të kujtojmë të vdekurit dhe të gjallët të cilët në të gjitha kohët punuan dhe luftuan për krijimin e Republikës së Kosovës, dua të nënvizoj një dëshirë timen të kahmotshme që mos të dëgjoj më kurrë atë shprehjen budallaqe se populli i Kosovës e ka merituar pavarsinë.

Pavarsia si akti më i vendosur i ekzistencës së shtetit nuk meritohet,por arrihet me punë,luftë dhe gjak.Shtetin e bërë pastaj e mbron sakrifica dhe vetmohimi në ruajtjen e asaj që askush nuk na e fali.

Edhe unë kam shtet dhe nuk ia fali askujt.Edhe sikur të doja,nuk mundem.Ai është ardhmëria e fëmijëve tanë.

E këtë duhet ta dijnë edhe ata që shpesh udhëtojnë në Bruxelles,që nuk mund t’ia falësh mikut e as armikut trojet që gjyshërit ua lanë trashëgim fëmijëve të Kosovës.


17 Shkurt 2012 Gëzim Muçolli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi