Europarlamentarët-Berishës:Vlerësojmë arritjet e Shqipërisë
Europarlamentarët-Berishës:Vlerësojmë arritjet e Shqipërisë
Europarlamentarët-Berishës:Vlerësojmë arritjet e Shqipërisë
Kryeministri Berisha prit sot në takim delegacionin e deputetëve të Parlamentit Europian, të kryesuar nga Presidenti i Delegacionit për Europën Juglindore, zoti Eduard Kukan. Në takim me kryeministrin Berisha Europarlamentarët vlerësuan punën e madhe dhe reformat e thella që qeveria shqiptare ka ndërmarrë gjatë kësaj periudhe, të cilat kanë bërë të mundur edhe këto arritje të rëndësishme.
Në veçanti, parlamentarët europianë e cilësuan si shumë të madhe punën e bërë për hartimin, përpilimin dhe prezantimin para Komisionit Europian të përgjigjeve të pyetësorit dhe theksuan se cilido qoftë opinion i Komisionit në këtë pikë, ai duhet parë si një inkurajim për arritjet e Shqipërisë gjatë kësaj periudhe, por edhe për reformat e ardhshme integruese.
Gjithashtu europarlamentarët përgëzuan Kryeministrin Berisha për realizimin e kërkesave të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, çka bëri të mundur votën pozitive me shumicë dërrmuese në Parlamentin Europian dhe njëkohësisht, rikonfirmuan shpresën e tyre se edhe Këshilli Europian do të japë së shpejti konsensusin e tij, duke e shndërruar në realitet ëndrrën e shqiptarëve për lëvizje të lirë në hapësirën europiane.
Nga ana e tij Kryeministri Berisha u shprehu europarlamentarëve mirënjohjen e thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme e miqësore që ata i kanë dhënë qeverisë shqiptare, Shqipërisë dhe shqiptarëve, në përpjekjet e tyre për t’u përafruar gjithnjë e më shumë me Bashkimin Europian dhe për heqjen e vizave.
Kryeministri Berisha gjithashtu e vlerësoi si ngjarje historike votimin nga Parlamenti Europian për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë. Duke nënvizuar efektet e jashtëzakonshme transformuese të pesë viteve të fundit që reformat e ndërmarra drejt integrimit europian kanë pasur për Shqipërinë, Kryeministri i siguroi se për qeverinë shqiptare çdo hap drejt integrimit europian duhet të jetë tërësisht i bazuar në performancë e meritë, si interesi jetik ky i qytetarëve shqiptarë./oranews/
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Topi i kundërpërgjigjet Berishës
» 100.000 € për vrasjen e Berishës?
» Rama uronThaçin: Arritjet në konsolidimin e shtetit, mbresëlënëse
» Lajme nga Maqedonia-Ilirida
» Deklarata e SHBA: Vlerësojmë reformat e qeverisë ''Berisha''
» 100.000 € për vrasjen e Berishës?
» Rama uronThaçin: Arritjet në konsolidimin e shtetit, mbresëlënëse
» Lajme nga Maqedonia-Ilirida
» Deklarata e SHBA: Vlerësojmë reformat e qeverisë ''Berisha''
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi