Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alfred Beka:Mirëpritet ‘Kosova’ e Buxhovit

Shko poshtë

Alfred Beka:Mirëpritet ‘Kosova’ e Buxhovit Empty Alfred Beka:Mirëpritet ‘Kosova’ e Buxhovit

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 20, 2012 2:47 am

Mirëpritet ‘Kosova’ e Buxhovit



Alfred Beka:Mirëpritet ‘Kosova’ e Buxhovit Tema,_foto_2_741562



Nga Alfred Beka


Historiani Jusuf Buxhovi, në promovimin e librit të tij ‘Kosova’ në tri vëllime, u duartrokit jashtë mase nga salla e mbushur plot me njerëz. Reagimet e akademikëve serbë ndaj këtij libri, si duket, e kanë rritur interesimin e lexuesit kosovar.


Në nder të 4-vjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës u promovua libri historiografik ‘Kosova’, në tri vëllime, i historianit dhe shkrimtarit Jusuf Buxhovi.

Libri, i cili është botuar nga shtëpia botuese ‘Faik Konica’ nga Prishtina dhe ‘Jalifat Publishing’ nga Houston i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, midis tjerash, trajton çështjen e origjinës së shqiptarëve, duke e shtyrë tezën e origjinës ilire deri te pellazgët.

Nazmi Rrahmani, udhëheqës i shtëpisë botuese ‘Faik Konica’, u shpreh se vepra e Jusuf Buxhovit, ajo letrare dhe historiografike, është e njohur jo vetëm për lexuesin tonë, por edhe më gjerë.

“Vepra e tij letrare, gjithsejtë mbi tridhjetë tituj, romane, tregime, shkrime kritike, publicistikë etj., përbën opusin mjaft voluminoz të këtij autori. Por, krahas kësaj veprimtarie, Jusuf Buxhovi ka kohë që merret edhe me shkrime nga fusha e historiografisë. Veprat e tij ‘Kongresi i Berlinit’, ‘Kthesa historike 1, 2 dhe 3’ dhe vepra ‘Nga Shqipëria osmane te Shqipëria europiane’ tash e sa kohë vazhdojnë të zgjojnë interesimin e lexuesit dhe të njerëzve që merren më hollësisht me këtë problematikë”, tha Rrahmani.

Ai shtoi se tani, si kurorëzim i një pune të madhe, sistematike, hulumtuese, Jusuf Buxhovi erdhi me veprën e tij kapitale ‘Kosova’ në tri vëllime, që përfshin periudha të ndryshme të historisë shqiptare.

“Shkrimi dhe botimi i kësaj vepre përputhet në mënyrë të natyrshme edhe me 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe është pa dyshim një kontribut i rëndësishëm i shënimit të këtij përvjetori. Por gjithashtu përputhet edhe me përvjetorin e pavarësisë së Kosovës”, u shpreh Rrahmani.

Në emër të shtëpisë botuese ‘Jalifat Publishing’ foli Besim Tafilaj, i cili theksoi se edhe pse familja e tij ka jetuar në Amerikë, babai i tij më shumë ka blerë libra shqip se anglisht.

“Kur vinte ndokush në Amerikë na sillte libra shqip, ndër të cilët edhe romanet e Jusuf Buxhovit. Atëherë mendoja se ishin thjesht dhurata, por sot më tepër na lë përshtypje porosia e atyre dhuratave, që mos të harrojmë se ku e kemi rrënjën dhe prej nga jemi”, tha Tafilaj. Ai tregoi se këta libra shumë shpejt do të botohen edhe në gjuhën angleze.

Një vështrim më në detaje e paraqiti kritiku letrar Ramadan Musliu. Këtë promovim ai e cilësoi si historik, ndërsa librin ‘Kosova’ e konsideroi si një botim të jashtëzakonshëm me një rëndësi kapitale. Musliu, midis tjerash, e parashtroi çështjen e periodizimit, duke theksuar se ky është një prej parimeve themelore.

“Secili historian që merret me shkrimin e një historie nacionale apo historie të shtetit niset prej disa parimeve themelore e një prej tyre është problemi i periodizimit. Kështu vëllimi i parë e kap periudhën e antikës dhe atë të mesjetës; vëllimi i dytë përfshin Kosovën gjatë Perandorisë Osmane dhe i treti periudhën nga Konferenca e Londrës deri te Protektorati Ndërkombëtar”, tha Musliu. Sipas tij, historia e Kosovës e Buxhovit vjen në një moment delikat, pikërisht në kohën kur hapen horizonte të reja, jo vetëm në studimin e trashëgimisë nacionale, pas një periudhe të gjatë të shkencës që imponoi interpretimin e historisë dhe proceseve historike përmes një klisheje ideologjike, por shkruhet dhe vjen në një moment kur hiqen ato ndalesat e komunikimit me arkivat, me dokumentet dhe me të dhënat, të cilat do të krijonin një përfytyrim tjetër ndaj historisë sonë nacionale.

Sipas tij, botimi i këtij libri me tezat që sjell dhe problemet që shtron inkuadrohet në një proces të demistifikimit të historisë, në veçanti të proceseve të shekullit XIX dhe shekullit XX.

Duke folur para të pranishmëve, autori i librit, Jusuf Buxhovi, theksoi se nuk mendon se është thënë diçka që duhet t’i vihet pika.

“Përkundrazi, unë mendoj se këtu janë kapë disa çështje dhe do të isha shumë i lumtur nëse do të shkohet më tutje, nëse historiografia do të më korrigjonte, do t’u shkonte disa çështjeve më tutje”, tha Buxhovi.

Ai tha se jemi në një proces historik fatlum për ne sepse si popull, për herë të parë, jemi në një rrjedhë ku nuk i kemi kundërshtarë faktorët ndërkombëtarë, por përkundrazi jemi në të njëjtën valë, jo pse ka ndryshuar qëndrimi ynë por se politika botërore për herë të parë i kthehet identitetit të vet perëndimor.

Ai, në fund, ia dhuroi librin Akademik Mark Krasniqit, ndërsa salla e mbushur plot me njerëz shpërtheu në duartrokitje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi