Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidentja injoron financimin e “Ditëve të shqipes” për Betejën e Koshares

Shko poshtë

Presidentja injoron financimin e “Ditëve të shqipes” për Betejën e Koshares Empty Presidentja injoron financimin e “Ditëve të shqipes” për Betejën e Koshares

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 02, 2012 8:25 pm

Presidentja injoron financimin e “Ditëve të shqipes” për Betejën e Koshares


Presidentja injoron financimin e “Ditëve të shqipes” për Betejën e Koshares Koshare
SHVL-“ Brigada 138 – Agim Ramadani” reagon ndaj vendimit të Presidencës së Kosovës

Të nderuar qytetarë, bashkëluftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve të Betejës së Koshares përmes mediave të shkruara ju njoftojmë lidhur me vendimin e datës 30.03.2012, numër të protokollit 436 të refuzimit të kërkesës të SHVL - 138 Agim Ramadani – Koshare. Citim: I nderuari z. Jasiqi,

“Në lidhje me kërkesat tuaja të datës 01.03.2012 dhe 14.03.2012 drejtuar presidencës të Republikës së Kosovës, po ju njoftojmë që këtë vit Zyra e Presidencës së Republikës së Kosovës nuk do të jetë në gjendje të marrë përsipër shpenzimet e manifestimeve të planifikuara dhe si rrjedhojë nuk do të marrë nën patronazh organizimin e këtyre manifestimeve”. Me respekt, nënshkruar nga Sekretari i PP z. Fahri Breznica.

Në emër të 2549 bashkëluftëtarëve të Brigadës 138 AGIM RAMADANI, në emër të familjeve të 114 dëshmorëve dhe 380 invalidëve të luftës së Betejës së Koshares, ndihemi të indinjuar thellë ndaj vendimit të Presidencës së Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, e cila përkundër traditës prej kohësh të Presidencës për shënimin e manifestimit “Ditët e Shqipes”, ajo theu këtë traditë që në shënimin e trembëdhjetë vjetorit të

përkujtimit të sakrificës së dëshmorëve dhe luftës heroike të thyerjes së kufirit në Koshare, nuk gjeti vullnetin dhe moralin unifikues - kushtetues për ta vazhduar traditën për arsyeje të pakuptimta, ndër to edhe financiare.

Kërkesa drejtuar Presidencës ishte bërë me 01 mars 2012 e plotësuar edhe me 14 mars 2012, madje as që është menduar në refuzimin e saj për shënimin e “Ditëve të Shqipes” dhe tri aktivitetet e planifikuara, gjë që SHVL – Koshares e ka qitë në pozicion përpara aktit të kryer. I bëjmë me dije znj. Presidente dhe institucionit që përfaqëson, se refuzimi i kërkesës sonë ka dëmtuar rëndë imazhin e saj si Presidente.

Ne, gjatë gjithë kohës së aktiviteteve tona kemi respektuar institucionet e Republikës së Kosovës dhe jemi për ti respektuar ato deri në fund, por kjo situatë na obligoj padashur që ta njoftojmë opinionin publik dhe dikush me këtë rast të vret ndërgjegjen për këtë vendim.

Lufta e Koshares është një nga betejat më të rëndësishme të luftës së UÇK- së, që shënoi heqjen e kufirit Shqiptaro – Shqiptarë dhe paralajmëroj çlirimin përfundimtar të Kosovës. Beteja që shënoi unitetin brendakombëtar të luftës sonë çlirimtare. Lufta jonë si e tillë përbënë sot aktin më madhor që të gjithë pa dallim duhet të përulemi pran varreve të dëshmorëve, sakrificës sublime të tyre që është krenari kombëtare dhe jo ti injorojmë ata, siq[ e bëri znj. Presidente.

Njoftojmë familjet e dëshmorëve dhe bashkëluftëtarët e Betejës së Koshares dhe qytetarët se manifestimet për epopenë e Luftës së Koshares do të mbahen nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës sipas planit për shënimin e aktiviteteve të manifestimit “Ditët e Shqipes”.BS

Lavdi luftës heroike të UÇK- së
Lavdi dëshmorëve të Koshares.
Me shumë respekt:
Republika e Kosovës


Junik / Prishtinë - 02.04. 2012 Qamil Jasiqi Kryetarë i SHVL KOSHARE
“Brigada 138 A. Ramadani”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi