Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Silvana Berki:Nokturne ( IMPRESIONE TË NATËS) LIRIKE !

Shko poshtë

Silvana Berki:Nokturne ( IMPRESIONE TË NATËS) LIRIKE ! Empty Silvana Berki:Nokturne ( IMPRESIONE TË NATËS) LIRIKE !

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 29, 2012 5:43 pm

Silvana Berki:Nokturne ( IMPRESIONE TË NATËS) LIRIKE !

Silvana Berki:Nokturne ( IMPRESIONE TË NATËS) LIRIKE ! 157686_1042150289_644241331_n

1. Dikur ,
nata ëmblël na vështronte
me vello yjesh rrinim mbuluar
dhe ne të dy
tek numëronim
kush më shumë yjet kishte afruar.

Dikur
për gurët ti më kërkove
ti numëroja për në shtëpi
dhe unë,
ashtu, gjithmonë e bindur
se harrova të tënden porosi.

Atëherë
mendimin nuk ta kuptova
me gurë e yje pse je trazuar...?!
Vec portës tënde kur iu afrova
ah, sa shumë vite
s`ìshim takuar !

2. Shpirti i hënës

Kur ta ndiesh ti vetminë,
të notojë te shtrati vonë,
fol me hënën, dashurinë,
jam atje, nuk më shikon?

Nëse e sheh hënën tonë,
në të plotë duke të qarë,
përshëndete si gjithmonë,
mos kujto se është e marrë.

Dhe kur jetën prapë ta puthësh,
me zambak të jesh rrethuar,
jam në hënë, zemra ime,
prej atje duke vështruar.


3. Sonatë

Nëse errët duken rrugët,
hënës tënde dritëshuar,
mos mendo se hëna ime
pa ty pranë më ka ndriçuar.

Mos e lër ti hënën tënde,
të lëngojë e të derdhë lot,
dhe pse krahët t’i ka kthyer,
dhe pse bashkë s’i bëmë dot.

4. Po ta prish gjumin

Kur i çel sytë në mëngjes,
e sheh yllin e fundit?
Prej aty të përshëndes
dhe ta zgjoj ëndrrën e gjumit.
Pa të fryj si fllad i grimët,
ta freskoj buzën e shtratit,
e rrëmbimthi të sjell dritë
që të zgjohesh prej inatit.
E ti kot po më kërkon,
poshtë jastëkut tënd jam fshehur,
frymës tënde kot përgjon
në jam gjallë a jam e vdekur.
Vetullës tënde përgjumësh,
do të ulem nën qerpikë,
të dy bashkë ta ndjekim natën
e t’i themi gjumit ik.
E do zbres cepit të buzës,
për pak kohë do të pushoj,
do të derdh rrezen e muzës
nëpër zemër të të shkojë.
Dhe fanitem si padashur,
nëpër yje, nëpër hënë,
që të zgjohesh ku ke dashur
e të pyesësh: Ku ke qenë?


Silvana Berki:Nokturne ( IMPRESIONE TË NATËS) LIRIKE ! 305642_3376613487764_1042150289_32994451_690260109_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi