Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si e presin anglezët princin kur del në publik?

Shko poshtë

Si e presin anglezët princin kur del në publik? Empty Si e presin anglezët princin kur del në publik?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 15, 2009 11:29 am

Si e presin anglezët princin kur del në publik?



Për gazetën tonë nacionale vizita e Mbretit Leka I në Kosovë, pa marrë parasysh distancën e kohës nga vizita, kur ishte herën e parë, në Kosovë, dhe tash së dyti, nuk do mend se do të shënohet si ngjarje historike. Por çfarë përmbajtjeje dimensionale politike do të marrë kjo ngjarje historike e vizitës së Lartmadhërisë Mbretit Leka I? Kronikat do të dëshmojnë në të ardhmen se ne, në këto kohë të sotme, ende nuk jemi çliruar krejtësisht nga indoktrinimi ortodoksist, së paku nuk jemi çliruar fare, se pak, po, nuk mohohet kjo! Tradita shtetformuese angleze është më e pasura në botë. Anglia është sot ndër dy shtetet më moderne të botës në të gjitha aspektet zhvillimore dhe kulturore, por mbi të gjitha këto, ajo është konservatore e traditës dhe trashëgimisë së saj historike. Pse anglezët krenohen me Monarkinë e tyre? Mos qëlluan anglezët më të prapambetur politikisht sesa jemi ne ballkanasit? Jo, jemi modernë, jemi deklaruar dhe veprojmë si shoqëri pluraliste politike, ku interesi i ideve shprehet me veprime të lira, dhe askush nuk na pengon të përfaqësohemi publikisht të tillë çfarë jemi. Pra kurrfarë politikash shtetërore të Kosovës nuk do të mund ta ndalonin pluralizmin, të drejtën për respektimin e diversiteteve botëkuptimore politike qytetare dhe individuale. Veprimet konkrete dhe fjalët tona sikur bien ndesh, dhe - kontradiktohen ashiqare. Thuajse ne idetë i kemi “më të shpejta” sesa ndjenjat tona njerëzore. Mbase nuk e ndiejmë atë që e shprehim me idetë tona. Fjalët thuhen lehtë, por veprimet bëhen vështirë, sepse veprimi është “situata dramatike fizike” që ndodh realisht objektivisht. Fjalët tona mbi qëndrimet “e djathta” ende nuk po ia dalin të shprehen në veprime objektive, nuk po e shprehin qëndrimin tonë të proklamuar - prapë - vetëm me fjalë! Tri partitë më të mëdha të Kosovës janë proklamuar si - të djathta! Qëndrimi i shqiptarëve të Kosovës ndaj djathtizmit, sikur një fije floku nuk ndryshon nga ai i “djathtistëve” të Republikës së Shqipërisë. Kjo do të thonë - tashmë na kanë gatuar me trysninë gjysmëshekullore propagandistike sllave. Djathtizmi ynë ende duket si një përcaktim i automatizuar i logjikimit politik racional, e assesi jo emocional. A e ndiejmë me zemër atë që e flasim me gojë? A kemi ndjenja sublime kur e shohim para syve Mbretin e Shqiptarëve, kur e shohim Flamurin Kombëtar, kur e dëgjojmë Himnin Kombëtar… apo mendojmë se veç duhet dhe është e detyrueshme t’i respektojmë, sepse kështu duhet dhe pikë?! Tash kur organizimet politike gjithnjë e më shumë po proklamohen si të djathta, do të ishte kohë e duhur kjo që të fillojë rudimentimi i gjuhës ideologjike në fjalorin tonë politik? Të vjen të vjellësh kur dëgjon proklamata të shkruara publike që ta përkujtojnë kohën e Titos dhe Enverit! Por punë e madhe për gjuhën e “proklamatës” le t’u bëjë nder atyre që nuk kanë ndjenja sublime për vlerat kombëtare, por ç’të bëjmë për veprimet tona, sidomos për sjelljet tona në rastet dhe ditët kur ndodhin ngjarje që gjithsesi kanë konotacion të pamohueshëm të rëndësisë historike për kombin? Nuk veprojmë, flasim për orientimet tona “të djathta”, apo siç thonë stilistët, gjuha është produkt i ideve. Por idetë mbesin vetëm fjalë nëse nuk ndodhin, nëse nuk veprojmë në bazë të ideve tona “të djathta”! A mund të profilizohemi si “të djathtë” nëse ende nuk i kemi amputuar idetë që na imponohen spontanisht në veprimet tona, apo djathtizmin e kemi përqafuar vetëm e vetëm pse kemi kuptuar që është një orientim, të cilin e përqafojnë më me lehtësi qytetarët e një shteti nacional?
Në fund vetëm kaq: ta përkujtojmë faktin se tri partitë tona më të mëdha janë deklaruar të djathta. A veprojnë kështu si thonë?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi