PDK dështon ta kthejë në rivotim mocionin

Deputetët e opozitës kanë lëshuar seancën e sotme plenare duke pamundësuar kështu vazhdimin e punimeve të Kuvendit, për shkak të mungesës së kuorumit.
Opozita lëshoi sallën pas propozimit të partisë më të madhe në pushtet, PDK-së, që Kuvendi edhe njëherë të rishqyrtojë mocionin e miratuar një ditë më herët, për kushtëzimin e vazhdimit të bisedimeve me Serbinë me zbardhjen e fatit të personave të pagjetur të luftës.
Në arsyetimin e dhënë nga PDK-ja, shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Adem Grabovci, tha se Kuvendi kishte votuar dy dokumente dhe jo një mocion të vetëm.
Andaj, sipas tij, nevojitej një harmonizim i tekstit dhe miratim i një dokumenti të vetëm.
“I propozojmë seancës që të bëjë harmonizimin e këtyre dy dokumenteve që i kemi, pra dy palë rekomandimeve, që njëra ka dalë në emër të komisionit, e tjera në emër të deputetes Hikmete Bajraktari. I kisha lutur të gjithë deputetët që ta bëjmë harmonizimin dhe të dalim me një dokument unik”, u është drejtuar deputetëve Grabovci.
Mirëpo, për opozitën, votimi për mocionin në seancën e të enjtes ka qenë konform procedurave dhe shumë i qartë.
Ata thanë se dy rekomandimet burojnë nga dy diskutime të ndryshme parlamentare, dhe si të tilla, ato nuk mund të harmonizohen në një dokument, siç kërkonte PDK-ja.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri tha se propozimi i PDK-së ishte përpjekje për shkeljen e procedurave, pasi që mocioni është votuar dhe nuk mund të ketë rivotim për të.
“Rekomandimet kanë qenë këtu në Kuvend për dy javë dhe i kanë parë e lexuar të gjithë. Kështu që nuk është problem i deputetëve të LDK-së nëse të tjerët s’e kanë marrë vesh se çka po votojnë”.
“Ne nuk dëshirojmë të bëhemi pjesë e shkeljes së procedurave nga institucioni më i lartë i vendit, andaj ne nuk do të qëndrojmë në sallë dhe nuk do ta përkrahim këtë mocion”, ka thënë Beqiri.
Kundër kthimit të mocionit në votim ishin edhe dy partitë tjera opozitare, Vetëvendosje dhe AAK.
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, tha se mocioni i ka katër fjali dhe aty nuk ka asgjë të paqartë.
“Unë nuk dua të besoj që në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka asi deputet idiot të cilët kur i lexojnë katër pika nuk e marrin vesh se çfarë kanë lexuar. Pra kanë kaluar edhe në Komision një pjesë e tyre dhe ato që janë diskutuar dje në interpelancë, në fakt nëse dëgjohen diskutimet e shumicës së deputetëve janë pikërisht në përputhje me pikat të cilat i kemi votuar në fund”.
“Asnjëherë nuk ka qenë ideja që këto dy dokumente të harmonizohen meqenëse janë dy dokumente që dalin nga dy pjesë të ndryshme të diskutimeve në Kuvend”, është shprehur Ymeri.
Më pas, PDK kërkoi votimin për futjen në rend të ditës të harmonizimin e dy rekomandimeve dhe rivotimit të mocionit.
Por, me atë rast opozita lëshoi sallën.
Largimi i tyre solli si pasojë mungesën e kuorumit, kështu që kryesuesi i seancës, deputeti Xhavit Haliti shpalli pauzë.
Megjithatë, as pas pauzës, nuk u arrit marrëveshja, kështu që në mungesë të kuorumit, Kuvendi shtyu seancën për javën tjetër.
Ndryshe, në seancën e të enjtes, pas interpelancës së kryenegociatores Edita Tahiri në lidhje me bisedimet me Serbinë, Kuvendi kishte votuar mocionin, i cili në një pikë kërkonte kushtëzimin e vazhdimit të bisedimeve me Beogradin me zbardhjen e fatit të pagjeturve të luftës.
Mocioni ishte përkrahë fillimisht edhe nga PDK-ja, por pas seancës deputetët e kësaj partie kishin thënë se nuk e kishin të qartë se për çfarë kanë votuar, andaj edhe kishin kërkuar rivotimin.
* * * * *
Kuvendi i Kosovës, do të vazhdojë edhe sot punimet e saja, duke shqyrtuar disa raporte.
Në rend dite do të jetë shqyrtimi i Raportit të punës të Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, për vitin 2011, shqyrtimi i Raportit të punës të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2011, si dhe shqyrtimi i kërkesës së Komisionit ad hok për amendamentimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, për afat shtesë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Isa Mustafa kërkon rivotim në gjithë Kosovën
» Kuvendi i Kosovës e miratoi mocionin e PDK-së
» PDK mbështet mocionin kundër qeverisë
» Kuvend hedh poshtë mocionin e Vetëvendosjes
» LDK e kënaqur me vendimin për rivotim të pjesëshëm

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi