Kuvend hedh poshtë mocionin e Vetëvendosjes
Kuvend hedh poshtë mocionin e Vetëvendosjes
Kuvend hedh poshtë mocionin e Vetëvendosjes
Kuvendi i Kosovës nuk ka mbështetur rekomandimet e mocionit të ngritur nga Lëvizja Vetëvendosje në fund të interpelancës së kryeministrit Hashim Thaçi, në seancën e së enjtes. Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri si kërkues i interpelancës, në fund të debatit ka thënë se u pa edhe njëherë se Qeveria është absolutisht joserioze dhe e papërgjegjshme.
Në përmbyllje të debatit, Ymeri ka kërkuar nga ligjvënësit që t’i mbështesin katër rekomandimet që Qeveria të publikojë menjëherë gjithë dokumentacionin rreth autostradës, Kuvendi të angazhojë grup ekspertësh për vlerësimin dhe rishikimin e kontratës, Qeveria të bëjë rishikimin e kontratës në pjesët që dëmtojnë qytetarin e Kosovës dhe që Qeveria të raportojë çdo tre muaj për shpenzimet dhe pagesat për autostradën.
Megjithëse ka insistuar që të votohen një nga një, shumica parlamentare ka vendosur që këto rekomandime të votohen në pako, ndërkohë që si të tilla këto rekomandime janë hedhur poshtë me 35 vota për, 1 abstenim kurse 19 ishin për.
Kryeministri Thaçi ka falënderuar deputetët për debatin konstruktiv dhe frytdhënës, megjithëse, sipas tij, në shumë fjalime të ligjvënësve është krijuar huti dhe paqartësi për qytetarët.
“Unë dëshiroj edhe njëherë të sqaroj dhe ritheksoj fuqishëm se kjo është një kontratë ndërkombëtare sipas standardeve ndërkombëtare dhe jo e nivelit lokal. Është projekti më i rëndësishëm në historinë e Kosovës dhe projekti më i madh. Është projekti i meritës dhe vlerës së gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Është projekti i munguar, është projekti që distancon të kaluarën e Kosovës dhe hap perspektivën për të ardhmen zhvillimore dhe integruese”, është shprehur Thaçi.
Nga ana tjetër, shefi i GP të Vetëvendosjes Visar Ymeri ka thënë se ky debat tregoi qartë mungesën e transparencës së Qeverisë dhe mungesën e madhe të përgjegjësisë nga ana e qeveritarëve.
“Vetë kontrata dhe mospublikimi i saj, tregon se kjo qeveri është jashtëzakonisht jo transparente. Ju bëj thirrje që këtë mocion ta votoni për shkak se ky është i rëndësishëm në shumë aspekte për qytetarët dhe për Kuvendin e Kosovës. Ne po e shohim te përdorimi i parasë publike këta janë jashtëzakonisht të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve”, ka thënë Ymeri.
Kryeministri Thaçi gjatë seancës së sotme është përballur me replika të shumta me deputetët opozitarë, sidomos me ata të LDK-së dhe Vetëvendosjes, jo vetëm për çështjen e autostradës, por edhe për çështje të tjera jashtë asaj për të cilën ishte thirrur interpelanca.
Nga ana tjetër, nga deputetët e pozitës ai ka marrë mbështetje për vazhdimin e ndërtimit të autostradës Vërmicë-Merdare, sikur edhe për autostradën tjetër të paralajmëruar nga kreu i Qeverisë, që lidh Prishtinën me Shkupin, për të cilën, Thaçi ka thënë se shumë shpejt do të bëhet shprehja e interesit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kuvendi i Kosovës e miratoi mocionin e PDK-së
» Opozita e hedh poshtë ofertën e Isa Mustafës për dialog
» Çdo gjë që ka të bëj me Qeverinë e Kosovës
» PDK dështon ta kthejë në rivotim mocionin
» PDK mbështet mocionin kundër qeverisë
» Opozita e hedh poshtë ofertën e Isa Mustafës për dialog
» Çdo gjë që ka të bëj me Qeverinë e Kosovës
» PDK dështon ta kthejë në rivotim mocionin
» PDK mbështet mocionin kundër qeverisë
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi