Rexhep Kastrati:NË KOMPLOTIN KUNDËR PRESIDENTIT RUGOVA KANË GISHT EDHE TË TJERË...
Faqja 1 e 1

E HËNË, 14 MAJ 2012
Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova
NË KOMPLOTIN KUNDËR PRESIDENTIT RUGOVA KANË GISHT EDHE TË TJERË...
Rexhep Kastrati
Një deklaratë e një të burgosuri që bënte të ditur se kush paguante për atentatet ndaj presidentit Rugova, në vend se të nxiste reagimet e politikës dhe të politikanëve, por edhe të institucioneve përkatëse të drejtësisë në Kosovë, po përcillet në heshtje, sikur të mos ketë ndodhur asgjë e veçantë. Sot po heshtin politikanët, por po heshtin edhe mediat. Dhe heshtja është tepër e ftohtë, e ftohtë si vdekja që ka marrë jetën e shumë njerëzve të mirë, shumicën me plumba të krimit, emrat e të cilëve po përmenden sot, e ndonjë edhe helmi që ia dhanë me tradhtitë dhe grushtshtetet e vogla që kanë provuar t’i bëjnë. Vallë, pse po hesht politika? Po mendiat që u përqyrravën për gjoja cenimin e lirisë, pse po heshtin? Ku janë ata të vetëquajtur analistë, por që në të vërtetë janë vetëm një shpurë kriminelësh mediatikë dhe që kanë vrarë lirinë për t’u shprehur dhe shprehen ashtu siç duan ata që i paguajnë? Vallë, a nuk përbën lajm fakti se dikush pranon se ka marrë para për të bërë atentat ndaj presidentit Rugova? A nuk përfaqësojnë këto atentate ndaj presidnetit Rugova majën, apo kulmin e krimit politik, që ua mori jetën Xhemës, Bekimit, Besimit, dhe shumë të tjerëve? Vallë çfarë mund të pritet pas kësaj heshtjeje, për mundësinë e reagimit qytetar, profesional dhe politik të politikanëve, të mediave dhe të të tjerëve?
Këto janë, ose do të mund të ishin vetëm disa nga pyetjet që i bëjnë edhe që mund të bëhen nga njerëzit që nuk dijnë se si kanë shkuar gjërat, dhe presin nga politikanët të flasin, të shprehen, të reagojnë, por edhe nga ata surratët që ua mpinin sytë qytetarëve me injorancën e tyre që e kishin ngritur në nivel të rregullit dhe në nivel të një maskarade televizive dhe jo vetëm televizive. Por e vërteta është se është e kotë të presësh ndonjë reagim për të qenë qoftë nga politika, qoftë nga mediat, apo edhe nga organet e drejtësisë në Kosovë. Dhe kjo do të ndodhë, sepse të gjithë janë përgjegjës në mënyrën dhe në pozitën që janë gjendur kur janë kryer ato atentate, apo kur janë vrarë njerëzit. Po, po, e them me plot përgjegjësi, me atë përgjegjësi që ka shquar të gjitha paraqitjet e mia publike gjatë tërë këtyre viteve. Unë që kam alarmuar për peshën e krimit politik në Kosovë; unë që kam shkruar vazhdimisht për krimin politik në Kosovë; unë që kam dencuar publikisht krimin politik në Kosovë; unë që jam ndjekur penalisht nga kriminelët vetëm pse kam bërë detyrën time si qytetar, si gazetar dhe si shkrimtar, deklaroj edhe tash: krimi politik në Kosovë dhe jo vetëm në Kosovë që është udhëhequr nga rekrutët shqiptarë të shërbimeve sekrete sllavoortodokse dhe më gjerë, emrat e të cilëve i kam përmendur vite më radhë ka qenë eliminimi i filozofisë politike të presidentit Rugova, përkatësisht eliminimin e presidentit Rugova si garanci për sllavoortodoksët dhe të tjerët për realizimin e interesave të tyre në rajon: ndryshimin e kufijve në dëm të shqiptarëve. Dhe kjo ka qenë një nga të vërtetat e hidhura që e kam thënë vazhdimisht gjatë tërë këtyre viteve, dhe për të cilën jam sulmuar me bombë, jam kërcënuar dhe mbahem i bllokuar që një kohë të gjatë. Po. Të gjithë kemi paguar një çmim, por të tjerët kanë paguar çmim më të lartë se unë: Xhema, Bekimi, Besimi dhe shumë të tjerë. Por çmimin më të madh e ka paguar Kosova, e cila mbeti pa mbi 12-13 mijë banorë të saj, mbeti pa afro 2000 mijë të zhdukur, mbeti me qindra apo me mijëra të plagosur, të sakatosur, dhe pa shumë familje të tëra. Por Kosova mbeti pa dinjitetin e saj, sepse Kosova edhe u vra, edhe u dogj, edhe u shkatërrua, e edhe u copëtua. Dhe të gjitha këto ishin pasoja të një veprimtarie të bashkërenduar dhe të organizuar mirë të rekrutëve shqiptarë të shërbimeve sekrete sllavoortodokse dhe të tjera, të organizuar në parti politike, të organizuar në mafia, të organizuar edhe në të ashtuquajtura shërbime sekrete shqiptare.
Për të ndodhur të gjitha këto, duhej të thyhej uniteti politik i shqiptarëve, duhej të thyej organizimi i tyre institucional që kishte mahnitur botën dhe që u kishte dhënë shqiptarëve dinjitet, u kishte dhënë respektin në tërë botën. Me fjalë të tjera, duhej të thyhej strategjia e veprimit dhe e organizimit politiko-institucional të shqiptarëve. Dhe kjo duhej të vinte një ditë. Dhe ajo ditë erdhi kur në Kosovë filloi të derdhej gjaku. Dhe ky gjak duhej të ishte paradigma e shkatërrimit të gjithçkaje pozitive që kishin arritur shqiptarët deri atëherë. Vallë a mund të ishte rastësi që drejtuesit e grupeve guerile të vriteshin ende pa filluar ploja kundër shqiptarëve? Vallë, a ishte rastësi që më 28 shkurt 1998, ditën kur në Prishtinë, në Kuvendin e LDK-së ndodhi çarja e madhe, kur grupi i Hydajet Hysenit doli nga LDK-ja dhe organizimit politik të shqiptarëve i jepte një goditje të fuqishme, pra po atë ditë të fillonin masakrat kundër shqiptarëve? Natyrisht se asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodhte, në kuptimin që të kenë qenë zhvillime sporadike. Jo. Përkundrazi, të gjitha kanë qenë të organizuara, të bashkërenduara dhe të planifikuara mirë. Serbisë i duhej alibia për të filluar masakra kolektive kundër shqiptarëve. Dhe kjo mund të bëhej vetëm kur shqiptarët të fillonin të mohonin njëri-tjetrin. Dhe i pari që u sulmua ishte presidenti Rugova, i cili u akzua se e quante UÇK-në krijesë të UDB-së. Edhe pse presidenti Rugova nuk e ka thënë këtë kurrë, vallë kush janë këta që po përmeden si urdhërdhënës të atentateve të ndryshme? Po, po: këta janë njerëz të SDB-së që vazhdimisht kanë bërë punën e saj dhe të shërbimeve të tjera sekrete kundër shqiptarëve. Dhe plojën e bënë në emër të luftës çlirimtare të Kosovës. Prandaj, lufta në Kosovë nuk ishte interesi i shqiptarëve. Prandaj lufta në Kosovë ishte interesi i sllavoortodoksëve. Dhe kjo është e vërteta më e hidhur që shqiptarët duhet ta kapërdijnë. Duhet ta kapërdijnë, sepse në thelb të gjithë e dijnë se kjo luftë nuk ishte e shqiptarëve. Vallë, çfarë lufte mund të kenë bërë gjithë këta njerëz që shumë vite pasi i kam përmendur unë për plojën që ia bënë Kosovës dhe shqiptarëve, edhe të huaj e kanë thelluar natyrën e akuzave kundër tyre qoftë për krim politik, qoftë për lidhjet e tyre me mafian? Dhe pikërisht këtë kam dashur ta them edhe në gjykatat tona, edhe pse unë kurrë nuk kam denoncuar njeri në gjykata, edhe pse unë kam qenë ai që jam akuzuar në gjykata nga të tjerët. Po. Këtë kam dashur ta them edhe nëpërmjet një procesi gjyqësor që Xhavit Haliti kishte filluar kundër meje. Dhe e them publikisht: Xhavit Haliti vetëm në seancën e parë ka qenë i pranishëm bashkë me avokatin e tij, Fazli Balaj, kurse në seancën e dytë nuk ka pasur kohë të vinte se kishte për të pirë kafe në “Grand” me një mik të tij, edhe pse ishte ai që kishte bërë padi kundër meje.
Dhe ishte e vërteta ajo që nuk duhej të dilte në opinion, pasi që e vërteta ishte tepër shumë e hidhur për shqiptarët, dhe tepër e rëndë për rekrutët shqiptarë të shërbimeve sekrete kundërshqiptare. Dhe kjo e vërtetë ishte ajo që do i nxirrte një pjesë të madhe të të ashtuquajturës Drejtori politike të UÇK-së si rekrutë të shërbimeve sekrete sllavortodokse, dhe se e kishin monopolizuar rezistencën e armatosur në Kosovë, por më vonë edhe në hapësirat e tjera shqiptare nën ish-Jugosllavinë, për të realizuar interesat e sllavoortodoksëve në rajon dhe më gjerë. Për këtë arsye, njerëzit duhet të heshtnin, nëse nuk heshtnin të kërcënoheshin, nëse nuk trembeshin të vriteshin. Dhe kështu ndodhi. Kjo ndodhi edhe me mua: m’u kërcënuan, më sulmuan dhe në fund filluan t’i vrasin njerëzi rreth meje, ashtu siç i vrisnin edhe njerëzit rreth presidentit Rugova. Qëllimi ishte shumë i qartë: të gjithë ata që guxonin të thoshin të vërtetën, që guxonin të kundërshtonin të keqen, të eliminoheshin.
Por e vërteta është edhe më e hidhur: rekrutët shqiptarë të shërbimeve sekrete kundërshqiptare nuk ishin vetëm në linjën e Tiranës/Kretës dhe në atë udbasho-jugosllavokomuniste, por ishin infiltruar edhe në linjën institucionaliste, apo kishin krijuar lidhje me njerëz të këtyre shërbimeve sekrete. Dhe presidenti Rugova ishte në zor të madh nga këta njerëz, pasi që dekonspironin çdo sekret politik, apo çdo strategji politike. Kanë qenë njerëz që kanë qenë edhe në kryesi të LDK-së, ashtu qysh vazhdojnë të jenë edhe sot e gjithë ditën njerëz të tillë në kryesinë e LDK-së që bëjnë punën e SHIK-ut, dhe jo vetëm të tij, por edhe të shërbimeve të tjera sekrete. Këta njerëz kanë bërë shumëçka kundër presidnetit Rugova. Dhe të tillët ua bënë më të lehtë strukturave kriminale në Kosovë që të bëjnë ato për të cilat ishin në skenën politike dhe jo vetëm politike në Kosovë dhe më gjerë.
Mirëpo, njerëz të tillë që në emër të rugovizmit punonin kundër presidentit Rugova, kishte gjithandej, dhe na rrezikonin të gjithë neve që ishim vënë në mbrojtje të filozofisë politike të presidentit Rugova. Dhe eliminimi im nga jeta publike mediatike, ka pasur këtë qëllim: që të shprishej ajo fryma e fuqishme e denoncimit të krimit, e tradhtisë dhe e plojës kundërkombëtare nga rekrutët shqiptarë të shërbimeve sekrete kundërshqiptare, pasi që unë përfaqësoja zërin më të fuqishëm në mbrojtje të filozofisë politike të presidentit Rugova. Dhe eliminimi, përkatësisht pamundësimi im për të vazhduar angazhimin tim publik mediatik kishte të bënte pikërisht me rrënimin e filozofisë politike të presidnetit Rugova. Goditja ndaj meje, kështu ishte goditja më e fuqishme, pas vrasjes së Xhemës, që i jepej filozofisë politike të presidentit Rugova, kurse vrasja-vdekja e presidentit Rugova, duhej të ishte goditja përfundimtare ndaj saj.
Këtë nuk e di vetëm unë. Këtë e dijnë të gjithë ata që janë angazhuar në këtë plojë kundërrugovë, dhe që sot nuk kanë kurajon të kërkojnë sqarime nga Xhavit Haliti për akuzat që janë bërë ndaj tij. Dhe nuk kanë kurajon se ka në mesin atyre që kanë hisen e vet në plojë, që janë miq, apo edhe shëgertë të Xhavit Halitit. Dhe të tillët nuk guxojnë të dëgjohen sot, ose edhe mund ta bëjnë formalisht pasi të kenë marrë leje nga vetë Xhavit Haliti, sa për të larë veten.
Këtë e dijnë, sikurse që e di edhe unë, edhe ata që kanë penguar me të gjitha mënyrat rikthimin tim në jetën mediatike të Kosovës, edhe pse angzhimet e mia kanë qenë të vazhdueshme. Por sigurisht, për këto herë tjetër, kur edhe të mund të vendosi të flas publikisht për të gjithë plojën kundërshqiptare.
Prandaj, kot është të pyesësh pse po heshtin njerëzit. Kot është të fajësohet edhe presidentja aktuale, e cila është vetëm një barbi kukull që ndoshta e quan veten fatkeqe që i ra hise të ballafaqohet me deklarata të tilla gjatë mandatit të saj, pasi që ajo nuk e ka as mundësinë e as fuqinë për të thyer heshtjen.
Dhe thyerje e heshtjes nuk do të jetë vetëm të deklarohesh formalisht për akuzat e ngritura, por edhe të veprosh me gjithë pushtetin që të jep ligji për të zbardhur gjithë të vërtetën...
Botues Rexhep Kastrati më 14:05
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Foto e huazuar
U huazua nga Rexhep Elezaj

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rexhep Elezi:EKSKLUZIVE: NGA EVOKIMET E AXHËS SË PRESIDENTIT HISTORIK TË KOSOVËS Z. ALI RRUSTË RUGOVA
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
» Rexhep Kastrati:Pse Prizreni është në qendër të vëmendjes së Hashim Thaçit, Edi Ramës dhe Rexhep Taip Erdoanit?
» Fanë Rugova: Gazeta “Bota sot” po e mban gjallë idealin e presidentit Rugova
» Ukë Rugova apelon: ta ruajmë frymën e unitetit të presidentit Rugova

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi