Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatime Kulli: Mendime rreth vellimit poetik “Ndjenjën e lashë në prehërin tënd” të Adile Baletës

Shko poshtë

Fatime Kulli: Mendime rreth vellimit poetik “Ndjenjën e lashë në prehërin tënd” të Adile Baletës Empty Fatime Kulli: Mendime rreth vellimit poetik “Ndjenjën e lashë në prehërin tënd” të Adile Baletës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 14, 2010 9:22 pm

Fatime Kulli: Mendime rreth vellimit poetik “Ndjenjën e lashë në prehërin tënd” të Adile Baletës 5810_1125315426701_1641608303_292509_5349199_n

Fatime Kulli: Mendime rreth vellimit poetik “Ndjenjën e lashë në prehërin tënd” të Adile Baletës

Nga Pëllumb Gorica


Titulli i vëllimit poetik: “Ndjenjën lashë në prehërin tënd” sikur thotë gjithçka në vargjet: “Në prehërin tënd rri,/aty më lë dashuria” .
Adile Baleta është poete e ndjenjës dhe mundohet t’i shpreh ndjenjat e saj, që burojnë lumë. Në vargjet e saj ka dritë, ëmbëlsi, ëndërra. Poezia e Adile Baletës ka një frymarrje të gjerë, sepse e merr brumin nga realiteti i përditshëm. Ajo operon me fjalën e zakonshme, pa u sforcuar, pa i dhënë thellësi futuriste mendimit, por çdo gjë e prek me dorë, me zemër dhe pastaj e kthen në poezi. Fjalën nuk e përpunon deri në infinit, nuk rreket të gjej të pagjeturën, ta bëjë aludimin e pastaj të befasojë me të papriturën. Ajo si figurën letrare, ashtu edhe vargun pothuajse e merr të gatshëm nga ky realitet që jeton përditë dhe vetëm se e ritmon dhe e rimon sipas situatës poetike.
Në një poezi të vëllimit “Ndjenjën lashë në prehërin tënd” poetja Adile Baleta shkruan :
“Mos mendo se jam baxhellë,/as princeshë në kështjellë,/jam një femër mëndjekthjellë,/ dua dritë dua diell.”
Dhë këto vargje nuk janë vetëm lajtmotivi i librit të saj me poezi, por edhe qëllimi i jetës së një gruaje. që në fund të fundit pasi ka kaluar halle e gëzime, ka takuar shokë e miq, kujton mësuesin e parë dhe dënon hajdutin dhe thashethemexhiun, e pasi ka sfiduar gjithçka, përsëri hap krahët dhe mushkuritë për të thithur ajër të pastër e diell jetëdhënës.
“Me “j” fillon jeta, por ama kujdes thotë autorja, se kështu fillon dhe jorgavani, por ama po i shtove “j” një “o”, “prishet gjithë puna”. Por Adilja si nënë e si mësuese e kupton se kjo jetë është e brishtë, një presje ndan të mirën nga e keqja, një gërmë ndan mikun nga armiku, pohimin nga mohimi. Adilja në jetë fal siç falin poetët, edhe sfidon, por edhe ëndërron, dhe në kompleksin e jetës ajo duhet të mbetet e thjeshtë siç është vargu i saj:
“Jeta pa vargjet e mija/Është jetë pa dashuri” .
Ajo e jeton jetën, herë në formën e një çobani që “ me krodhën e bukës në trastë, “ia merr një kënge të moçme shqiptare”, herë duke luajtur me nipin e vogël, e herë tek një çadër të prishur që e hedh në rrugë “si mace të ngordhur”, por adhuron edhe një lule që sapo ka çelur, edhe kur shkruan për dashurinë e parë, edhe kur “ulet mbi një trandafil”, Ajo kërkon jetë e thjeshtësi njerëzore edhe kur ka pranë dhinë brigjatë, edhe kur ka pranë mikun, kolegen zemërmire apo bisedon me nënën, e pasi kërkon të çlodhet pak, ajo bën thirrje,njeri “përballoje jetën”
“Të jetosh një jetë/Ështe rrugë e vështirë/Në do të besosh/Shihu në pasqyrë”.
Tek lexon poezitë e Adile Baletës të duket vetja sikur je edhe në një majë shkëmbi e ndjen freski pranverore vendlindje, apo je në një lëndinë e mbledh një tufë me lule, më tej ndjen sikur pi ujë në një burim fshati, apo ngazëllehesh në një dasëm me tupanë e daulle:
“Le të bien fort daullet/Le të kërcasin fort tupanët” .
Ajo dashuron dhe ëndërron, gëzohet dhe mallëngjehet, ndaj e do edhe dasmën e fshatit ku buzëqesh çifti i ri dhe orët e dasmës, janë orët e rilindjes dhe ripërtëritjes së jetës :”
“Lidh shaminë në vesh të pajtonit/mbi kokë ke vënë kurorë.”
Sa është hyjnore Adilja, aq është dhe njerëzore, prind e fëmijë, nënë e nuse, amvisë por edhe shoqe, kolege, njeri. Ajo ruan respektin për kolegen Afërditën, për prindërit, sidomos për babanë e përmallohet shumë që nuk e ka më gjallë, dhe duke e ndjerë shumë këtë mall si peng i mbetur në jetë, ajo psherëtin “doja veç ta kisha gjallë” në këtë jetë të larmishme larg vëndlindjes, që bën sot Adileje e të dy t’i gëzoheshin gëzimeve të ditës, gëzimeve të saj familjare, shqetsimeve.I gëzohet natyrës së vendlindjes dhe e frymëzuar nga kjo shkruan: “Të jep drithërimën e shpirtit/Peisazhi i bukur në çdo skaj/Të jep frymzim të ri/ Të shkëlqen çdo mjegullnajë”
Adilja e do edhe votën e lirë, nga lind pushteti, demokracia, do zërin e dallëndyshes, por do edhe tingëllimën e sinqertë të ziles së celularit, edhe tek përkëdhel nxënësen e saj Enkelejda që “sot nuk jeton më”, por edhe porosit një vajzë tjetër “ta përballojë jetën.” Në mënyrë simbolike vëllimin e saj poetesha Adile Baleta e mbyll me një poezi për vogëlushët e klasës së parë, kur i fton: “Mirseardhët vogëlushë, Ju qesh buza me gëzim”
Ata nuk janë thjeshtë ushtarët e armatës së dijes, por armata që do të ndryshojë të ardhmen
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi