Nga shkelja e Kushtetutës deri te psikanaliza
Faqja 1 e 1

Nga Express
Grupi Këshillues i Shoqërisë Civile për Avokim në Kuvendin e Kosovës, i cili përbëhet nga 21 OJQ lokale, të premten ka publikuar një varg parregullsish, që kanë dalë nga raportet e monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për periudhën janar-prill 2009.
Shqetësimi kryesor i shoqërisë civile, është shkelja e Kushtetutës nga ana e Kryesisë se Kuvendit, ku u mohohet e drejta e qytetarëve për nismë legjislative. Më 19 shkurt të këtij viti, pesë OJQ-të vendore, të përkrahura nga më shumë se 10.000 nënshkrime të qytetarëve, kanë kërkuar ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale.
Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka vlerësuar se mosmarrja parasysh e kësaj nisme legjislative të qytetarëve, nga ana e Kuvendit, konsiderohet shkelje e Kushtetutës. “Kjo e drejtë e qytetarëve për nismë legjislative është e garantuar me nenin 79 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë Selmanaj.
Ndërkohë, në raportin e monitorimit të punës së Kuvendit për periudhën janar-prill 2009, ku janë mbajtur 12 seanca plenare prej të cilave 9 seanca të rregullta dhe 3 solemne, janë evidentuar edhe disa parregullsi të tjera. Mosgatishmëria e Kuvendit për kompletimin e bordeve të agjencive të pavarura dhe mosfunksionalizimi i tyre, është njëra nga shumë parregullsitë. Rastet konkrete lidhen me funksionimin e RTK-së pa bord, moszgjedhja e Ombudspersonit, mbetja e ART-së pa mandat si dhe mos zgjedhja e një anëtari të KPM-së nga Kuvendi.
Fitore Zeneli nga KDI ka thënë se marrja parasysh e këtyre rekomandimeve nga ana e Kuvendit të Kosovës, do të ndikonte drejtpërdrejti në efikasitetin e punës së Kuvendit dhe njëherësh në përmbushjen e rolit të tij obligues para qytetarit. “Mospublikimi me kohë i procesverbaleve të mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare, ka qenë një tjetër parregullsi. Rastet konkrete kanë të bëjnë me Komisionin e Shërbimeve Publike dhe Komisionin për Punë të Jashtme që nuk kanë publikuar asnjë procesverbal, ndërsa Komisioni për Integrime Evropiane vetëm një procesverbal e ka publikuar”, shtoi Zeneli
Mospublikimi i votimit elektronik dhe përdorimi i gjuhës joparlamentare, është një shqetësim tjetër që ka paraqitur Grupi Këshillues. “Në seancën e 29 janarit 2009, në debatin për Raportin e Punës së Qeverisë, deputeti Gani Buqinca nga radhët e PDK-së, i revoltuar ndaj kritikave të paraqitura, i ka etiketuar deputetët në forma të ndryshme, duke iu bërë psikoanalizë dhe duke i fyer në baza personale deputetët Melihate Tërmkolli, Ibrahim Makollin, Nexhat Dacin dhe Ardian Gjinin”, thuhet në raport.
Mosrespektimi i orarit të fillimit të seancave parlamentare dhe mbledhjeve të komisioneve parlamentare dhe mungesa e kuorumit gjatë votimit të projektligjeve dhe marrjes së vendimeve në seancën e datës 29 janar dhe 26 shkurtit, janë pikat tjera të parregullsive që kanë karakterizuar Kuvendin gjatë kësaj periudhe.
Në raport përmendet edhe mosgatishmëria e ministrave për të qenë prezent gjatë diskutimit të çështjeve me rëndësi, si: Projekt-strategjia Agjencisë Kundër Korrupsion, Raporti i Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, etj.
Po ashtu, Grupi Këshillues, ka identifikuar edhe faktorët që ndikojnë në mosefikasitetin e punës së Kuvendit të Kosovës. Faktori i parë është mosrespektimi i afateve të procedimit të Projekt-ligjeve nga leximi i parë deri në leximin e dytë. Ndërsa i dyti ka të bëjë me vonesën e Qeverisë për t’i proceduar Projekt-ligjet në Kuvend sipas strategjisë legjislative të saj dhe planit të punës së Kuvendit.
Grupi Këshillues ka nxjerr një varg rekomandimesh:
Të sqarohet procedura për nisma legjislative nga ana e qytetarëve;
E drejta e vlerësimit të “çështjeve urgjente”, të mos ngelet e drejtë ekskluzive e Kryetarit të Kuvendit, por për këtë çështje të vendos Kuvendi me votim;
Të bëhet publikimi i Projekt-Ligjeve (dokumentet publike) në ueb-faqe të Kuvendit të Kosovës për inpute të qytetarëve
Zëvendësimin e deputetit Zef Morina nga pozita e Kryetarit të Grupit Punues për monitorimin e Ligjit mbi Rrugët;
Ministrat të jenë në gatishmëri të Kuvendit, kur ftohen në komisione parlamentare për raportim;
Publikimi me kohë i transkriptove dhe procesverbaleve të mbledhjeve të komisioneve parlamentare;
Qeveria të respektoj strategjinë e saj legjislative dhe Planin e Punës së Kuvendit për procedim të Projekt-Ligjeve në Kuvend;
Kuvendi të respektojë afatet e procedimit të Projekt-Ligjeve nga leximi i parë deri në leximin e dytë;
Deputetët të jenë prezent në kohën e votimit dhe të marrin pjesë në votim gjatë seancave plenare, në mënyrë që të kryejnë obligimin ndaj zgjedhësve të tyre.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Aktivitetet dhe aksionet e partive politike
» A konsiderohet gjendje e jashtëzakonshme shkelja e Kushtetutës?
» Deri ku ka arritur degjenerimi i strukturave të LDK-së – deri në Bruksel Nga Donika Gërvalla-Schwarz
» DERI KU DHE DERI KUR KY MAZOHIZËM POLITIK?
» Fillon ndryshimi i Kushtetutës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi