Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arrestohet ish- bashkëshortja Mirit të Xhikës

Shko poshtë

Arrestohet ish- bashkëshortja Mirit të Xhikës Empty Arrestohet ish- bashkëshortja Mirit të Xhikës

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 30, 2012 8:19 pm

Arrestohet ish- bashkëshortja Mirit të Xhikës


Arrestohet ish- bashkëshortja Mirit të Xhikës Policia-e-Tiranes_29

Manjola Prifti, akuzohet për trafik droge e pastrim parash
Arrestohet në Tiranë, Manjola Prifti, ish- bashkëshortja e Fatmir Ramës, i njohur si Miri i Xhikes dhe i ekzekutuar në ambjentet e kompleksit të tij Kartodromi në Lundër, në 23 mars të vitit 2003.
37-vjeçarja Prifti është prangosur në Tiranë nga skuadra e operacioneve specialeve e policisë së kryeqytetit, në bazë të një vendimi të gjykatës së Romës e cila e ka dënuar në mungesë me 11 vite burg.
Sipas burimeve të “abc news” Prifti është dënuar për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike në bashkëpunim dhe pastrimit të parave.
Të njëjtat burime thanë se vendimi i përket një hetimi të nisur para vitit 2003, kur bashkëshorti i saj, u ekzekutua me armë zjarri, në një ngjarje ku pati dy të vrarë dhe 2 të plagosur.
Prifti është siguruar në ambjentet e izolimit të sigurisë së Lartë të Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe pritet që t’i vihet në dispozion dosja e gjykatës së Romës në Itali, për t’u përballur me një proces gjyqësor që do të vendosë nëse ta njoh këtë vendim dhe do të caktojë ekstradimin në Itali, apo do të shlyej dënimin në ambientet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri.
Bashkëjetuesi i saj, Fatmir Rama u bë publik në debatet e kryesisë së PS-së ku Fatos Nano sulmonte kundërshtarët e tij për të marrë si funksionin e kryetarit të Partisë Socialiste dhe atë të Kryeministrit.
Vetë Prifti pas ngjarjes së vitit 2003 pati disa procese maratonë për të përfituar pronat dhe të ardhurat e bashkëjetuesit të saj, me të cilin ka edhe një fëmijë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi