Rreth 37 përqind e qytetarëve janë të gatshëm të migrojnë

Foto: Bota sot
Gatishmëria për të migruar vazhdon të mbetet e lartë. Përkundër migrimit të një numri të madh të qytetarëve gjatë muajve të kaluar si dhe deklarimeve të vazhdueshme të qytetarëve të Bashkimit Evropian, se azili nuk do u njihet qytetarëve të Kosovës, rreth 37.2 përqind e individëve të anketuar janë shprehur se janë të gatshëm për të migruar po t’iu vinte rasti.
Këto të dhëna janë prezantuar në analizën "Profili i migrantit kosovar - Cilët qytetarë të Kosovës janë më të prirë të migrojnë në vendet e BE-së”, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
Arbëresha Loxha, nga ky Grup tha se se Grupi për Studime Juridike dhe Politike gjatë muajit mars të vitit 2015 ka realizuar një anketë me 1 mijë individë. Duke përdorur këto të dhëna Grupi për Studime Juridike dhe Politike mëton që të ndërtojë profilin e emigrantit potencial kosovar dhe së dyti të analizojë faktorët të cilët rrisin gatishmërinë e qytetarëve të Kosovës për të migruar.
Loxha: 37.2 përqind e individëve të anketuar janë shprehur se janë të gatshëm për të migruar
“Të dhënat tregojnë se gatishmëria për të migruar vazhdon të mbetet e lartë përkundër migrimit të një numri relativisht të madh të qytetarëve gjatë muajve të kaluar si dhe deklarimeve të vazhdueshme të qytetarëve të Bashkimit Evropian se azili nuk do u njihet qytetarëve të Kosovës. Më konkretisht 37.2 përqind e individëve të anketuar janë shprehur se janë të gatshëm për të migruar dhe pothuajse gatishmëria mbetet pothuajse e njëjtë në mesin e meshkujve dhe femrave dhe po ashtu gatishmëria për të migruar është pothuajse e njëjtë në mesin e qytetarëve të cilët banojnë në zonat urbane dhe rurale ani pse gatishmëria është pak më e lartë në zonat urbane”, tha Loxha.
Sipas saj, grupi për Studime Juridike dhe Politike ka përcjellë në vazhdimësi problemin apo ka studiuar problemin e migrimit në Kosovë qysh nga viti 2013 marrë si shkas fluksin e madh të qytetarëve të Kosovës drejt BE-së në muajt që lamë pas e cila valë duket se po shpërndahet edhe në viset e tjera shqiptare.
Loxha: Qeveria e Kosovës është cilësuar si institucioni më përgjegjës për migrimin
“Disa prej arsyeve kryesore pse qytetarët e Kosovës do të migronin janë humbja e shpresës se situate socio-ekonomike...Qeveria e Kosovës është cilësuar si institucioni më përgjegjës për migrimin eventual të tyre nga 88% qytetarëve të anketuar ndërsa në anën tjetër gjetja e një pune me një pagë mesatare punësimi i anëtarëve të tjerë të familjes liberalizimi I vizave dhe mundësit për punësim sezonal në vendet e BE-së janë disa prej arsyeve kryesore që do ti bënin qytetarët e Kosovës për të mos migruar”, ka thënë Loxha.
Ndërkaq Delfinë Elshani, nga po ky Grup ka prezantuar edhe rekomandimet për Qeverinë. Kjo në mënyrë që të ketë një qasje më proaktive në negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjeve për punësim sezonal.
Elshani: Qeveria duhet të fokusohet në negocimin dhe nënshkrimin e kontratave
“Qeveria duhet të fokusohet në negocimin dhe nënshkrimin e kontratave për punësim sezonal me vendet e BE-së , SHBA-së , Australinë, Kanadanë si dhe vendet tjera që kanë nevojë për fuqi punëtore me kualifikime të ultë dhe të mesme. Në këtë mënyrë ministria përkatëse duhet të ofroj shkollim afat shkurtë profesional në mënyrë që të përgatitë kandidatët potencial për punësim sezonal....Fokusi dhe investimet e qeverisë duhet të kenë përparësi rajonale dhe pasi sidomos Mitrovica dhe rajoni i Prishtinës kanë gatishmëri më të lartë për të migruar”, ka thënë Elshani.
Ndryshe, analizat e Grupit sugjerojnë se meshkujt kanë gatishmëri më të lartë për të migruar se sa femrat si dhe individët që u përkasin grup moshave të reja 18 deri në 34 vjeç kanë gatishmëri më të lartë për të migruar se sa ata nga mosha 35 deri në 54 vjet. Indikatorët tjerë gjithashtu janë edukimi si dhe pagat apo të ardhurat mujore familjare. /KP

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Rreth 25 përqind e kosovarëve duan ta lëshojnë vendin
» Një e treta e qytetarëve të Kosovës janë duhan pirës
» Isa Mulaj: Shumica e qytetarëve të Kosovës janë gënjeshtarë dhe armiq të lirisë
» Vetëm 27 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Kryeministrit dhe qeverisë
» Mustafa: Shpenzimet për mallra janë rreth 14% më të ulëta se në 2014

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi