Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Baki Ymeri: Gjethet e kujtimeve të një shpirti shqiptar

Shko poshtë

Baki Ymeri: Gjethet e kujtimeve të një shpirti shqiptar Empty Baki Ymeri: Gjethet e kujtimeve të një shpirti shqiptar

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 02, 2012 10:35 am


Baki Ymeri: Gjethet e kujtimeve të një shpirti shqiptar
Baki Ymeri: Gjethet e kujtimeve të një shpirti shqiptar AlbanVoka


Gjethet e kujtimeve të një shpirti shqiptar


(Sadik Përvetica, Gjethet e kujtimeve/ Frunzele amintirilor, Amanda Edit. Bukuresht 2012)

Në këtë konstekst vlerash të mirëfillta mund të vërehet se shpeshherë delnë pah motivi i kujtimit, si dhe ai i lirisë, të trajtuara veçmas apo së bashku, të cilin autori e interpreton nëpërmjet zërave të ndryshëm. Fjala e tij frymëzuese, vazhdimisht ndryshon diçka, kurse lexuesi nuk mund të ankohet për monotoni. Ja Imazhi i lirisë: "Shtëpinë ma dogji robëria/ E robërinë ma hoqi nga qafa/ Guximit i trimave/.../ Dhe një ditë kur liria erdhi/ Trimat u bënë përmendore".

Nga Baki Ymeri

Nuk ka gjë më të shtrenjtë në këtë botë se sa ta duash atdheun, prindërit, fëmijët dhe librat. Janë katër sintagma që simbolizojnë shenjtërinë dhe përjetësinë. Shpirti i të shenjtërve nuk fluturon me aeroplan, nuk zbavitet në shtëpi publike, por mbetet këtu, përreth nesh, për të veneruar ekzistencën tonë. Në kuadrin e bibliotekës „Poezi shqipe nga Kosova“, këto ditë, në Bukuresht e pa dritën e botimit libri i Sadik Përveticës, „Gjethet e kujtimeve“, duke patur për autor të parathënies, poeteshën dhe eseisten e shquar rumune, Monika Mureshan, autore e librit „Kosova letrare“. Fjala është për miq dhe dashamirë, për rezultate konkrete, e jo vetëm për fjalë. Fjalët e disa kungujve të pandjeshmërisë që ende s’e kanë kuptuar misionin e shenjtë të afirmimit të Kosovës në gjuhë të huaja, i merr era. Libri i Sadikut është i strukturuar në dy kapituj, Trilogji Dardane dhe Vargje për lirinë, me subjekte mbi stinët e jetës, dëshmorët e atdheut, nuset e sakrificës, vitin e qenit, logjikën e pushtuesit, ditën e dhunumit të Kosovës, kriminelë dhe pelegrinë, ngjyrat e atdheut etj.

Sipas autorit të parathënies, „metafora e titullit të këtij vëllimi bilingv, përkthimin besnik të të cilit nga shqipja në gjuhën rumune e kuptojmë si një seleksion vlerash të mirëfillta antologjike, regjistron që në fillim një atmosferë të zotëruar nga një poezi vlerash meditative/refleksive, nga e cila degëzohen disa tekste që transponojnë poematikisht gjendje revoltash sociale, probleme të historisë dhe politikës, por edhe momente dashurie apo të meditimit filozofik. Nën ombrellën e këtij titulli sugjestiv me tekste periudhash të ndryshme, zëri lirik i Sadik Përveticës herë pas herë ngjitet me një ton të rëndë e të ashpër, pa imituar zërat e tjerë, duke qenë herë udhërrëfyes, herë evokues, herë retorik apo përdëllimtar, herë i përgjëruar apo protestues. Poeti kështusoj josh kureshtjen e lexuesit duke parashtruar pyetje dhe duke përshkruar situata nga jeta e tij, nga ajo e komunitetit të cilit i përket, por edhe e kombit të tij, apo, duke krijuar kështu një karakter të pjekur, të përgjithshëm dhe universal.

Pozicionimi i tij në tekst është i nevojshëm nga ky pikëshikim, autori duke qenë një iniciator që trason dhe propozon një temë për diskutim, poezia duke depërtuar kështusoj në një kornizë vlerash atraktive dhe interesante, ndërsa autori del para nesh një rrëfimtar që ndjen nevojën për të krijuar autoportretin, konfesiv, do të thoshim, nëse kjo thënie ndërlidhet me theksin për të nënvizuar diçka në mënyrë speciale: "Jam shumë i vjetër/ Në vuajtje/ Në dhembje// I ri në dashuri/ Në fjalë/ Pa halë" (Bukë e lot). Sadik Përvetica krijon në këtë mënyrë një poezi konfesive me një gjysmë zëri të përshkuar nga përmallimi e dhembja, dhe me gjysmën tjetër të zërit, autoironik, thuajse kemi para nesh një misionar që e ndjen nevojën e pashmangshme dhe permanente, jo vetëm për analizë të një mekanizmi shoqëror që tallet me fatin e njeriut, por edhe për korrigjimin e tij.

Ndërkaq në Stinët e jetës zëri i tij kaplon një tingull të ashpër e të rëndë: "Pa fëmijëri më kaloi jeta", peshë të cilën e ruan edhe në konfesionin e "Honeve të jetës”, ku “zvarritem/ Përvajshëm e përgazshëm" (Pa titull). Autouroni gjejmë edhe në poemën Paradoks: "E nuk di të qash më parë/ Apo të qeshësh me ironi// Vallë/ Qenka e vërtetë kur thonë/ Se jeta nuk paska teori?". Sipas këtij patosi, poeti na fanitet si një udhërrëfyes edhe në vjershën Ndërmjet njerëzve, ndërsa te Nëna Tereze, evokon një nga figurat më të shquara të historisë shqiptare dhe të asaj botërore. Në poezinëLiria, Sadik Përvetica kaplon përmasat meditimit filozofik: "Liria gjithmonë vjen/ Me rroba të shkyera e të përgjakura/ Përgjatë qiellit dhe dheut/ Dhe me gjakun e vet/ Ia shuan etjen Atdheut“. Pa liri njeriu është një qenje pa erë, thekson Monika Mureshani në reçensionin e saj dhe vazhdon:

Në këtë konstekst vlerash të mirëfillta mund të vërehet se shpeshherë del në pah motivi i kujtimit (me të cilin e lidh harresa), si dhe ai i lirisë, të trajtuara veçmas apo së bashku, të cilin autori e interpreton nëpërmjet Baki Ymeri: Gjethet e kujtimeve të një shpirti shqiptar Gjethet-e-kujtimeve

zërave të ndryshëm. Fjala e tij frymëzuese, vazhdimisht ndryshon diçka, kurse lexuesi nuk mund të ankohet për monotoni. Ja Imazhi i lirisë: "Shtëpinë ma dogji robëria/ E robërinë ma hoqi nga qafa/ Guximit i trimave/.../ Dhe një ditë kur liria erdhi/ Trimat u bënë përmendore". Në vazhdim intervenon një ndryshim nyancash, kur "Lirinë tonë e përfshinë mjegullat" dhe "Humnerën e demokracisë së rreme". Në këtë kontekst, pikërisht në çastin kur nuk e pret, teksti të josh nëpërmjet befasisë.

Një tjetër formulë ekspresive gjen për lirinë duke e krahasuar atë me një Nuse të sakrificës, krushqit e së cilës janë "derdhur në bronz". Një ironi e ëmbël dhe e hidhur i përshkon tekstet me fakturë sociale. Ja një pasazh i rëndësishëm që reflektohet në Trilogjinë dardane: "Nën harkun e hardhisë hardhucat hëngrën hakun e huaj/ Bujqit doktorë shkencash të trandur nga gjumi/ Përmbysën traktorët e filluan të lavronin më buaj/ Mesjeta ringjallej kthehej e hynte thellë në ardhmëri". Me pak fjalë, poeti sintetizon situatën e krizës ekonomike, më shumë seç mund ta bëjnë disa analistë politikë në një serë edicionesh televizive... Të njëjtin ton, ndoshta disi më retorik, e gjejmë te Heronjtë e atdheut: "Mishin kurban/ E eshtrat/ Lapidarë/.../ Prandaj ju jeni ngritur/ Sot e nesër skalitur/ Në Baki Ymeri: Gjethet e kujtimeve të një shpirti shqiptar Gjethet-e-kujtimeve2përmendore// Sado që mes përmendoreve e sakrificave/ Disa nga këta të gjallët/ Tani po derdhin pleh korrupcioni"

I brengosur nga situata ekonomike, autori ngre çështjen e të ashtuquajturit implementim i iniciativës së lirë në demokraci, që funksionon prapsht, në kohën kur fshatarët i braktisin traktorët dhe kthehen në transhumancën e kafshëve. Në të tjera tekste, autori di ta sulmojë burrëirsht politikën e një gangsterllëku të aplikuar nga pushtuesit: "Për vete shumëzon/ Për mua pjesëton" (Logjika e pushtuesit). Me gjithë rrezikun për të abuzuar me citate, nuk mund të anashkalojmë as vargjet që vijojnë, nga kategoria tematike e bashkëvëllezërve letrarë dhe të krijimtarisë në përgjithësi, ku riballafaqohemi me të njëjtin subjekt të papritur të idesë fillestare: "Krijuesit letrarë hodhën farë/Erdhën muza me topuza" (Viti i qenit). Apo: "Mes njerëzve artistëve/ Sillu si njeri/ Ndryshe ata qeshin me ty" (Mes njerëzve).

Por të gjitha këto citate duket se krijojnë një autonomi të nxjerrë nga tekst/konteksti, dhe kështusoj transformohen në përfytyrime të qëndrueshme të një origjinaliteti indipendent. Efekti dhe efiçienca e tyre nuk bie, por përkundrazi, vargu shndërrohet në definicion, meditim dhe sentencë - ja pra dashuria: "Të gjitha muret e zemrës sime/ Janë të ilustruara/ Me foton dhe emrin tënd/ Kosovë" (Atje ku duhet të jemi). Ja edhe besimi: "Përditë i lutem Zotit... "Përditë i lutem Zotit/ Që të mos më lerë të gaboj/ Më shumë se shtatë herë në ditë//...//Mu për këtë, mbase, shumëkush/ Biografinë e vet shpeshherë e çon/ Në Pastrim Kimik, por./ A e lanë?!" Dhe ja lumturia! Poeti vdes dhe ngjallet duke e ruajtur në kujtesë lumturinë.

Zë i shquar në korin e zërave të poetëve shqiptarë, modern përmes prerjes së vargut dhe klasik përmes mesazhit, atraktiv dhe impresionues, poezia e Sadik Përveticës është si shiu i shkurtër i verës, freskues dhe i gjallë, në kohën kur drita e ditës i shpërndan retë duke i dëbuar. Dhe përnjëherë, papritmas, horizonti terratiset dhe vjen furtuna. E një atmosfere të këtillë, duket klima ndryshuese dhe temperamentale, e ngrohtë dhe e ftohtë, e dhembshme dhe melankolike, në krijimtarinë e tij. Ajo që mbetet e pandryshueshme është erëtima e tij njerëzore dhe mirëseardhja e tij në gjuhën e një vendi ku njeriu lind poet. (Monica Mureşan)

BIBLIOGRAFI

Sadik Përvetica u lind më 1949 në fshatin Breznicë, rrethi i Prishtinës. Disa vjet punoi si mësues në vendlindje, kurse pas kryerjes së studimeve në Universitetin e Prishtinës, punoi si profesor i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe në një shkollë të mesme, për të vazhduar punën, më vonë, edhe si gazetar, lektor e redaktor në Radio-Prishtinë si dhe në disa gazeta e revista të kohës. Është fitues i disa çmimeve letrare për tregime e pjesë teatrale nëpër konkurset letrare në Kosovë dhe në Maqedoni. Shkruan prozë, poezi, drama, vështrime letrare dhe ese. Jeton dhe krijon në Prishtinë. Bibliografi letrare: Kah e shkel këmba e pulës (Tregime humoristike për fëmijë), 1995, 2012, Njohje (Tregime për të rritur), 1996, Gëzim dhe lumturi (Pjesë teatrale për fëmijë), 2000, 2012, Shikimi në kornizë (Roman për fëmijë) 2002, 2009, Diell dhe ylber në zemra (Tregime të zgjedhura për fëmijë), 2002, 2004, E kujt është dhia (Humor satira e kozeri për të rritur), 2004, Piramidale (Poezi për të rritur), 2009, Troja (Tregime për të rritur), 2010, Fjalshkurta të moshës (të sitës e të shoshës), 2010, Kur Kashta e ha Vaktin (Poezi satirike haiku), 2010, Nëpër furtunë (Dramë), 2012, Gjethet e kujtimeve (poezi për të rritur, shqip-rumanisht, Prishtinë-Bukuresht, 2012). Vepra të tjera në dorëshkrim: Tregime për fëmijë, Tregime për të rritur, ese, vështrime, kritika letrare, dromca humoristike shkruar pas luftës për emisionet e Radio Kosovës
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi