Lavdrim Lita: Vetasgjësimi i demokracisë
Faqja 1 e 1
Lavdrim Lita: Vetasgjësimi i demokracisë
Vetasgjësimi i demokracisë
Nga Lavdrim Lita
Ka shumë elementë që të bëjnë të mendosh se kemi të bëjmë me një “luftë” karstike. Një luftë pa armë zjarri, në të cilën përdoren vetëm armët prekëse dialektike dhe konceptet absolutiste që godasin shtrenjtë sedrën e personave që lexojnë e reflektojnë. Një luftë e padeklaruar por e luftuar katërcipërisht. Armët e përdorura zakonisht në këtë varg betejash pas 2005-s, brenda species PD, janë sidomos shkrimet, intervistat, bisedat, nuk mungojnë llogje Kavaje dhe disa here lojëra demaskuese të denja veç për manualet e Sigurimit të Shtetit e jo të një intelektuali liberaldemokrat. Po i hasim këto metoda në mediat me një linjë editoriale liberale të djathta ku fisnikët e kësaj ndeshjeje janë kthyer pa e kuptuar në kalorës separatistë të idesë së PD-së. Një hutim që ka ardhur kryesisht nga mos-pasja e një pikësynimi më madhor:demokratizimi dhe anti-komunizmi i shoqërisë. E që sot prej këtij hutimit kemi ardhur në luftën e nëndheshme midis atyre që duhet të japin shembullin në shoqëri.
Ka shumë elementë që të bëjnë të mendosh se kemi të bëjmë me një “luftë” karstike. Një luftë pa armë zjarri, në të cilën përdoren vetëm armët prekëse dialektike dhe konceptet absolutiste që godasin shtrenjtë sedrën e personave që lexojnë e reflektojnë. Një luftë e padeklaruar por e luftuar katërcipërisht. Armët e përdorura zakonisht në këtë varg betejash pas 2005-s, brenda species PD, janë sidomos shkrimet, intervistat, bisedat, nuk mungojnë llogje Kavaje dhe disa here lojëra demaskuese të denja veç për manualet e Sigurimit të Shtetit e jo të një intelektuali liberaldemokrat. Po i hasim këto metoda në mediat me një linjë editoriale liberale të djathta ku fisnikët e kësaj ndeshjeje janë kthyer pa e kuptuar në kalorës separatistë të idesë së PD-së. Një hutim që ka ardhur kryesisht nga mos-pasja e një pikësynimi më madhor:demokratizimi dhe anti-komunizmi i shoqërisë. E që sot prej këtij hutimit kemi ardhur në luftën e nëndheshme midis atyre që duhet të japin shembullin në shoqëri.
Pra në gjuhën investigative nuhatet fare thjeshtë se shumë “shenja” bëjnë një pistë hetimi. E arsye-hetimi i këtij shkrimi është të vëzhgojmë së pari sesi një luftë po merr masën e një denigrimi emblematik moral e identitar të një shtrese që ka vuajtur e vuan për lirinë e fjalës e që tani abuzon me po atë liri që kërkonin gjatë mbisundimit komunist. Thonë se kur në mes palëve në konflikt rrënohen të gjitha urat dhe relacionet e natyrave të ndryshme, atëherë në skenë shfaqet mosbesimi preventiv në të gjitha fenomenet që kanë ndodhur në Shqipëri mbas vitit 2005, duke harruar sistemin e zhvatjes që trashëguam si rrjet kapilar në administratë.
Natyrisht, kemi të bëjmë me një luftë brenda llojit demokratik. Flas brenda llojit të asaj specie speciale që identifikohet me parimet “liri-demokraci”, të cilët u kanalizuan në profilin politik e intelektual të PD-së pas viteve ‘90 e këtej. Për ta kuptuar më mirë këtë rrezik asgjësimi duhet analizuar burimi i botëkuptimit të shtrembëruar që ka çuar në nisjen e kësaj armiqësie intelektuale është e domosdoshme të krijosh një ide sesi kanë evoluar parimet e vlerat intelektuale. Në PD-në mbas ‘90-s kishim të bënim me njerëz të cilët kishin parime e ideale të kulluara ishin nderi, besa, puna, prona private e liria intelektuale e me ambicie të padiskutueshme libertare mbanin lart me veprimtarinë e tyre fronti antikomunist ose antitotalitar në përgjithësi. Ato vlera sot janë në rrezik madje pak nga pak po zhduken si lidhja vëllazërore, ku çdo ditë disa separatistë i ngulin kazmën me zellin më antidemokratik të mundshëm. Intelektualët që përfaqësohen në partinë demokratike në diskursin publik janë bërë si pandat kineze. Edhe ata pak intelektualë të djathtë që kanë mbetur sillen njëlloj si mafia, ku vriten mes tyre publikisht e jo në mbrojtjen e një ideali liberal.
Gjatë kohës kur PD ishte në opozitë kjo frymë fisnike i përkiste të papërlyerve me aradhën e atyre që kishin si “qëllim A e mjet Z” veçse zhvatjen e pronës publike. Flas për ata intelektualë që konsiderohet demokratë realisht, që kishin mbresën e realitetin si pikënisje e pikësynim të punës së tyre, e jo për kozmopolitanët e sanxhakut të Shqipërisë.
Sot ajo frymë dashurie për lirinë është punësuar në urrejtje, në operacione baltosje e demaskuese që s’kanë asgjë të shëndetshme në shoqëri përveçse të krijojnë një klimë pesimizmi e mosbesimi në një organizatë politike që ka pruar pluralizmin në Shqipëri. Që sigurisht nuk ka imunitetin nga gabimet preventive, por kur i shikon ato mundohet me i ndreq. Siç ishin tre rastet sinjifikative: Ndoka i pari, Mediu i dyti, Pango i treti ku llumi doli në sipërfaqe. E që shumë veta e harrojnë sot. Disa me dashje e disa me qëllim përfitim në të ardhmen e disa nga kokëçarja e përgjithshme, të tipit t’i biem sa t’i biem. A duhet ta harrojmë ne sot? Gjykoj se jo. Për vetë faktin se antikorpet që ka PD-ja në korpusin e saj intelektual arrijnë të zhvendosin epiqendrën e tërmetit diku larg. Mos të harrojmë alternativën e PD-së që është PS-ja akoma biri i infektuar nga mendësie totalitariste.
Pararoja e frontit demokratik e antikomunist sot është kthyer në një luftë brenda llojit sepse interesat, meskinitetet personale të disa intelektualëve, që luajmë me idealet e studentëve të dhjetorit pa iu hyrë gjemb në këmbë. Duhet të dimë se ndershmëria intelektuale është pronë e atij që ndërron mendimet e tij për t’i akorduar vetëm më të vërtetën. I pandershëm është ai që ndërron të vërtetën për t’i akorduar me mendimet e tij. Na rastin tonë kemi të bëjmë me të dytën ku e vërteta fshihet në hamendje e katapultime shkak-pasojë të çdo dukurie (Gërdec, Rrëshen-Kalimash, Armo, Pango etj.) për të vetmin fakt se egoizmi kryeneç na bën të jemi separatistë intelektualë. Në këtë luftë brenda llojit demokratik asnjë nuk e ka monopolin e së vërtetës që do të ishte diçka e mrekullueshme dhe dyshuese në të njëjtën kohë, përpos se këtu kemi të bëjmë me një shkretëtirë idesh që ia kalon edhe amebës njëqelizore.
Karakteristika morfologjike e kësaj luftë është e atillë që nuk i dihet as fundi, as fillimi i vërtete, po ka nisur si një ortek që rrokulliset teposhtë dhe sa vete e bëhet më i madh, duke shkatërruar ç`gjen përpara deri në pllajë ku do të shpërbëhet rrafsh me tabanin e tokës. E ku orteku i fjalëve do të ngjajë më ortekun e thashethemeve. Më pas vjen domosdoshmërish nihilizmi i publikut.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lavdrim Lita:Piromani i demokracisë
» Lavdrim Lita: Babai i një krimineli
» Lavdrim Lita:Në kërkim të Unamunit
» Lavdrim Lita:Nga Stambolli apo nga Brukseli?
» Lavdrim Lita: Neda, Ahmadinejad dhe Fotografia
» Lavdrim Lita: Babai i një krimineli
» Lavdrim Lita:Në kërkim të Unamunit
» Lavdrim Lita:Nga Stambolli apo nga Brukseli?
» Lavdrim Lita: Neda, Ahmadinejad dhe Fotografia
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi