Lavdrim Lita: Neda, Ahmadinejad dhe Fotografia
Faqja 1 e 1

Neda, Ahmadinejad dhe Fotografia
Nga Lavdrim Lita
Provojeni të shkruani një shkrim me pesë mijë fjalë mbi atë që po ndodh nga disa ditë në republikën islamike të Iranit. Ku çdo ditë ka protesta të shumta në mbrojtje të votës, në mbrojtje të atij mekanizmi përfaqësues të demokracisë. Dhe pasi ta shkruani krahasojeni me foto-gramat e asaj sekuence videoje të vrasjes së një 16-vjeçare me emrin Neda Soltani, që gjysma e botës po shikon në sitin: “youtube”.
Edhe në shqip erdhi lajmi “se para se të konfirmohet identiteti i saj, Neda ishte bërë simbol i luftë kundër regjimit iranian. Videot e përgjakshme ku paraqiten sekondat e fundit të jetës së saj u panë nga dita e shtunë e të cilat ishin vendosur në Ueb, por shumë shpejt kjo ngjarje u përhap nëpër lajme në faqet e internetit dhe rrjeteve tjera të medieve”.
Midis atyre pesë mijë fjalëve dhe asaj fotoje nuk ka garë. Ajo, një pesëmbëdhjetë vjeçare Iraniane, Neda , simbol tashmë i protestës dhe njëkohësisht i dhunës së pasradanëve islamikë mori një plumb në zemër dhe ra siç bie një trup që shpirti po i ikën. U munduan t’i jepnin ndihmën e shpejtë, ndoshta midis tyre edhe babai i saj, që po protestonte kundër rezultateve zgjedhore Iraniane. Thonë se e kanë qëlluar snajperistat që qëndrojnë në tarracat e shtëpive e që vrasin me urdhër ose për përkrahje të presidentit ultra-islamik Ahmadinejad.
Mirëpo emri i saj Neda, do të thotë "Zë" ose "thirrje" në persisht. Është bërë kushtrimi i vetëm u quhet tashmë edhe si "Zëri i Iranit" dhe si "një simbol i protestuesve pro-demokratë në luftë me regjimin islamik". Ajo duket përtokë ashtu e veshur me një palë bluxhins e me një fjongo jeshilen në krye si simbol i protestës mbarë popullore. Një simbol lirie kundër diktatorit taleban.
1. Minuta të tmerrshme - Ku ajo burrneshë parakohshme ka akoma shpirt për një vështrim të fundit ndaj atij që po e fotografon grahmat e vdekjes. Nuk pati kohë për fejesë sepse tani është martuar me lirinë. “Neda, po ndodh që jeta jote po ikën në shesh pushimin e martirëve, po ikën sepse ti pate guximin ti thoshe jo atyre që bërtasin me plumb fitoren politike të vendit tënd”-fjalë babai. Pak çaste, pak mini-sekonda. Gjaku del nga goja dhe hunda. Dy minuta, me gjithë ndihmën e parë, jeta e saj 16 vjeçare u shua. Dy minuta dhe vdekja e saj mbaroi. Kush do të kishte kompetencat me fjalë të shkruara përkundër këtij imazhi, për kundër kësaj fotograhme? Boja e shkrimit përballë fuqisë së fotografisë është e dobët, edhe pse është më natyrale.
2. Reflektim mbi modernizimin e ngjarjes - Informacioni i ngjarjeve sot në Teheran na mundësohen nga fotot amatoriale, profesioniste, video të xhiruara në ecje e sipër, me nxitim e një atleti që shkon drejt finishit. Jemi në kohën, kur fotografët dhe kinooperatorët rrëfejnë historitë bashkohore, edhe historinë tonë, direkt në kohë reale. Duke menduar se 60-70-vjet më parë ishin gazetarët dhe shkrimtarët ata që dëftenin ngjarjet, edhe duke i shtrembëruar e krijuar simbas qejfit. Ernest Heminguey dhe Ryszard Kapuscinski për të thënë dy emra.
Tani në kohën që po shkruajmë fotografia, video-telefonat e ndryshëm dhe interneti e kanë prurë sheshin e ngjarjeve mes nesh ashtu me lehtësinë e një blici apo më një klikim. Të gjitha materialet, informacioni për çdo ngjarje bashkohore katapultohen nga poli në pol me shpejtësinë e dritës. Janë për të gjithë. Materiale të çfarëdoshme që na serviren me breshërinë e një klikimi të thjeshtë. Është koha kur njerëzit sot duan të shikojnë përpara se të kuptojnë.
Të kuptohemi, të shikosh të ndihmon të kuptosh, për shembull, që një dënim me vdekje është një horror njerëzor. Duke parë kupton vuajtjet e viktimave të pafajshme, siç ishin për shembull imazhet e njerëzve që u hidhnin nga kullat binjake më 11-shtator të 2001-shit. Ose imazhi atij njeriu të vogël me qeshe në duar e që nuk i mësuam asnjëherë emrin duke ndaluar tanket në sheshin e Tianmenit në Pekin. Një imazh që vetëm hyn dhe bën një histori.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lavdrim Lita: Babai i një krimineli
» Lavdrim Lita:Piromani i demokracisë
» Lavdrim Lita:Në kërkim të Unamunit
» Lavdrim Lita: Vetasgjësimi i demokracisë
» Lavdrim Lita: Identikiti i një krimineli

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi