Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anashkalohet Ministria e Drejtësisë

Shko poshtë

Anashkalohet Ministria e Drejtësisë Empty Anashkalohet Ministria e Drejtësisë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 19, 2009 1:49 am

Anashkalohet Ministria e Drejtësisë

Fatbardha Zeka, BOTA SOT


Anashkalohet Ministria e Drejtësisë --Kelmendi
“Jo, nuk kam qenë e ftuar dhe as e konsultuar për hartimin e deklaratës për mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës. Arsyen pse nuk kam qenë e ftuar nuk e di. Por, e di se këtë përgjegjësi e ka marrë Ministria e Jashtme”, u shpreh ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi.

Edhe pse bëhet fjalë për të drejtën juridike e legjitime për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, në hartimin e dokumentit 200 faqesh nuk është konsultuar fare Ministria e Drejtësisë e Kosovës.
Anashkalohet Ministria e Drejtësisë Sh_b
Të premten avokati Majkëll Vood ka dorëzuar në emër të Kosovës dokumentin 200 faqesh në mbrojtje të legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Me rastin e dorëzimit të dokumentit 200 faqesh, për mbrojtjen legjitimitetit të pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, nuk mori pjesë asnjë nga zyrtarët qeveritarë të Kosovës. Mirëpo, Ministria e Jashtme, si më përgjegjëse për këtë deklaratë, mospjesëmarrjen e vendorëve në këtë proces e arsyeton me faktin se dorëzimi i këtij dokumenti ishte vetëm çështje procedurale.
Zëvendësministrja Vlora Çitaku thotë se mospjesëmarrja e zyrtarëve nga Kosova nuk ka qenë e ndaluar, por se nuk ka pasur asgjë “spektakulare” që do të duhej të merrte pjesë ndonjë zyrtar vendor. “Çështja e dorëzimit të deklaratës për mbrojtjen e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, në ditën e dorëzimit të saj më 17 prill ka qenë vetëm çështje procedurale. Pra ka qenë vetëm një arkivimi i deklaratës, asgjë tjetër “spektakulare” nuk ka ndodhur në Hagë”, thotë zëvendësministrja, Vlora Çitaku.
Mirëpo, ky dokument para se të dorëzohej, ka kaluar edhe nëpër një proces tjetër që ishte hartimi i tij, gjë që këtë përgjegjësi e ka marrë vetëm Ministria e Jashtme, pa ftuar Ministrinë e Drejtësisë. Prandaj, ministrja e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Nekibe Kelmendi, thotë se nuk ka qenë e ftuar nga Ministria e Jashtme për hartimin e këtij dokumenti të dorëzuar në GJND.
Ndërkaq, faktin se dorëzimi i deklaratës në GJND, është bërë vetëm nga ekspertët ndërkombëtarë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KLMDNJ), mendon se ka qenë vlerësim i institucioneve vendore, prandaj sipas, Behxhet Shalës, drejtori i këtij këshilli, para aktit final të kësaj çështje nuk mund të thuhet nëse ka qenë e drejtë apo jo. “Institucionet e Kosovës e kanë vlerësuar si më të mirin ekspertin ndërkombëtar, Sir Majkëll Vood dhe detyrën ia kanë dhënë atij, andaj edhe nuk e ka marrë asnjë nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. Prandaj nuk mund të themi se a ka qenë ky hap i qëlluar apo jo derisa të kemi rezultatin final”, theksoi drejtori i KLMDNJ-së Behxhet Shala.
Mirëpo, Glauk Konjufca, nga lëvizja “Vetëvendosje”, thotë se institucionet vendore kanë frikë se mos po e “lëndojnë” Serbinë, prandaj kjo e fundit ka hapësirë për ta marrë iniciativën dhe për të dënuar pavarësinë e Kosovës. “Problemin lidhur me dorëzimin e deklaratës për mbrojtjen e pavarësisë e shoh kryesisht në strategjinë e institucioneve të Kosovës që nëpërmjet heshtjes dhe frikës që duke e mbrojtur interesin e vendit frikësohen mos po e lëndojnë dikën tjetër në këtë rast Serbinë, pra duke u nisur nga kjo strategji ata i kanë dhënë Serbisë hapësirë për ta marrë iniciativën në dorën e tyre. Pra në vend që ne të jemi ata që e akuzojmë Serbinë, për gjenocid dhe për vrasjen e mijëra civilëve të pafajshëm, ajo na dënon neve. Pra institucionet nuk është dashur të merren me mbrojtje të pavarësisë së Kosovës, por me dënim të Serbisë. Prandaj strategjia është e gabuar”, thotë Konjufca.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi