Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dardan Drenica i kundervihet Bislim Elshanit

Shko poshtë

Dardan Drenica i kundervihet Bislim Elshanit Empty Dardan Drenica i kundervihet Bislim Elshanit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 27, 2010 8:56 pm

Z.Bislim Elshani,
keto qe shkruani Ju ne lidhje me Ukshin Hotin, premtimin nga Begradi per ta drejtuar Ai Kosoven ne vitet 80-ta, per oficerin rus etj. une nuk i di, por e di se oferta te tilla per interesat e veta u ka ofruar Beogradi shumehere shqiptareve, dhe kjo per mua eshte normale.
-Ate qe thoni Ju se Ukshini paska thene se Rugova eshte
"nje patriot me leje"... ojo ka qene nje mendim apo bindje e Ukshinit, dhe e ndokujt tjeter.
-E verteta flet krejt te kunderten, te gjitha ato qe i ka pas ne programin e vete Dr. Rugova i ka bere publike
ne konferencat per shtyp, si per opininon shqiptar edhe per ate nderkombetar, pra as gje nuk
kishte sekrete.
-Bota demokratike e ka pas te kjart se cka kerkonin shqiptaret. Ata kishin krijue institucionet
e veta demokratike, kishin presidentin, qeverine etj.
-Krijimi i instutucione paralele shqiptare, karshi atyre pushtetare serbe kishte vlere shume te madhe;
Sepse duhej qe Kosova ta kishte Zotin e shtepis se vete cili do mund te bisedonte-fliste me nderkombetaret
ne emer te mbi 2 milion shqiptareve...
-Kete Zot shtepie, pra Dr.I.Rugoven, Zoti dhe populli i vete e solli ne kohen e duhur kur me se shumti i duhej
Kosoves nje lider i mequr, i matur, trim dheliridashes.
-Rugova diti t`i bashkoj te gjitha forcat tona,
ne perjashtim te disa cubave te rebeluar.



-Ukshin Hoti e ka pas rastin me mate forcen e vete,ka drejtue nje partize te vogel, siq na ishte dikur
Unikombi, pra populli nuk i shkoi mbrapa Ukshint, por Rugoves, dhe ky nuk eshte fai i Rugoves,
as i imi e as i yti z.Bislim, apo jo?
-Presidentin
Rugova nuk e ka pasur fare leht te vihet ne balle te popullit ne ato
situata shume te veshtira, ku edhe pergjegjesi ka qene shume madhe.
-Por
Rugova me shoke duke pare se strukturat shqiptare te LKJ ne Kosove nuk
ishin te pergaditura per pluralizem politik shume partiak, atehere
timonin per ta drejtue anijen e moren intelektualet siq thash edhe ne
heret; Dr.Rugova, akademiket, G.Zajmi, F.Agani, M.Krasniqi etj.

-Vizioni i Rugoves me shoke, sot eshte bere realitet,kjo eshte deshmia me e madhe,
per te cilen nuk kemi nevoj te flasim
shume.

]-Kujtojme kerkesat e Rugoves, duke filluar nga protektorati civil dhe ushtarak...,
cili sot eshte prezent ne Kosove.
-E deshironte Beogradi nje protektorat civilo ushtarak per Kosoven, qe kerkonte Rugova!!!
Prandaj teza se Dr.I.Rugova ka qene "nje patriot me leje", me fakte bie poshte, pa lene as nje dilem dyshuese.
-Sa per Isuf Buxhovin, une nuk e di ka qene Ai ne sherbim te sigurimit serb, apo jo?
Deri me sot nuk kam pas rast te shoh asnje dokumet cili deshmon kete.Nese Ju apo dikush tjeter posedoni dokumente
shpalosni beni publike e mos manipuloni.
-Kam
lexue diku per Hysen Gegen, se Hyseni e akuzon Buxhovin per marje te
tij ne pyetje et., ama per mendimin tim deklarat e H.Geges nuk ishte
shume bindese.
-Po te isha une ne vend te Hysen Geges, do kerkoja takim me Jusuf Buxhovin ne pranin e mediave per te dal e verteta ne shesh...

-Nese dikush eshte i interesuar le te shkon e ta interviston Buxhovin, si p.sh.
Baton Haxhi, cili kishte pas rastin gjate dhe pas lufte ta takon shefin e sigurimit SHIK-ut,
Z.Kadri
Veseli!!! Edhe per Batonin flitet se ka pas takim me Stanishiqin dhe,se
gjate bombardimeve te NATOs ne Kosove me 1999 batoni qenka strehue ne
nje shtepi te nje
miku te tij serb ne Prishtioine, per ta shpetuar jeten e vete.
-Cka i thuani ju kesaj pune z.Bilim, kur nje njeriu i Stanishiqit e interviston ushtarin e UCK-se?- ne luft dhe liri!?
-Une besoi se ne te gjitha subjekte politike shqiptare,
mund te kete ndonje individ cili nuk e ka te kaluaren e tij te pastert...

Me
nje rast nje miku im e pyeti Dr.Rugoven, pse po e mbani J.Buxhoven dhe
Muhamet Bicajn ne LDK-e, duke shtuar z.president per ta nuk flite fort
mire...
-Rugova u pergjigje, une nuk di gje per keto qe po flisni
ju, por neve duhet te kemi kujdes e mos te konfrontohemi ne mes vete,
sepse kete e do Beogradi...
Rugova nder te tjera tha: Nese Ju dini
dicka per kend do qofte pritni deri ne zgjedhjet e qrdhshme, mos ua
ipni voten,dhe ata do ikin pa zhurme...
-Menquria, zemergjersia,e liridashesit te madhe Dr.Rugova do mbete per gjithmone ne kujtesen e popullit shqiptare.
Me respekt,
Dardan Drenica












I nderuar z. Drenica (apo z. Kushdoqofsh),

Nuk
e kuptoj përse duhet ta kem zili. Kam pasur rastin ta njoh personalisht
z. Rugova, dhe kam pasur respekt për të si një koleg të fushës që i
përkas edhe vetë. Për sa i përket aktivitetit politik, them se ka qenë
njeriu i gabuar në vendin e gabuar. Në anën tjetër, ne kosovarët kemi
nevojë për shumë kohë deri sa ta mësojmë të vërtetën e plotë. Ukshin
Hoti, me të clin kisha raporte të ngushta, më pati treguar një herë se
një delegacion oficerësh madhorë të armatës jugosllave i kishin bërë
një vizitë në fshatin e tij në fund të viteve 80 duke i bërë një ofertë
që ai të vihej në krye të Kosovës me lejen për të përdorur edhe parulla
nacionaliste, por duke mbetur në shërbim të Jugosllavisë. Ai ishte
pajtuar parimisht, nëse më parë do të garantohej nga federata statuti i
Kosovës si republikë. Meqë kjo nuk ishte pranuar, oficerët i ishin
kërcënuar që të mos guxonte të mendonte më për t’u përzier në politikë
sepse do ta vrisnin, ashtu siç do të ketë ndodhur me 1999. Eshtë e
kuptueshme që serbët në ndërkohë kishin gjetur persona më adekuatë për
punët e tyre, si zotërinjtë Buxhovi (një bashkëpunëtor i UDB-së i
demaskuar me prova të palëkundshme) dhe Rugova. Për këtë shkak, kur
binte fjala për z. Rugova, Ukshin Hoti kishte zakon të përsëriste: „një
patriot me leje“. Ndërkaq më duhet të shtoj se vlerësoj pa masë veprën
letrare të z. Buxhovi, por ai nuk ka kurajon të deklarojë hapur të
kaluarën e tij ashtu siç bëri psh. në Gjermani Günter Grasi. Unë
personalisht, po ta bënte një gjë të tillë, do ta falja dhe do të kisha
më pas ndaj tij respekt edhe si njeri dhe jo vetëm si autor.


Se
sa të mençur jemi ne kosovarët për të nuhatur të vërtetën e ilustron më
së miri një shembull markant nga historia jonë: në qytetin e Prizrenit
deri më 1912, në çastin kur forcat serbe siguruan pushtimin e Kosovës,
në xhaminë më të madhe, në atë të Sinan Pashës, kishte shërbyer si imam
një agjent rus, i pabërë synet. Në çastin kur forcat serbe pushtuan
Prizrenin, hoxha hodhi çallmen për dhe dhe tha: „Dasvidania, misioni im
përfundoi…“ Dhe vetëm falë këtij pohimi shqiptarët e morën vesh se para
kujt kishin rënë më gjunjë pë vite të tëra. Mirëpo agjentët e sotëm nuk
janë aq të padurueshëm si ai rusi: duhet të kalojnë edhe nja 100 vjet
për ta kuptuar se ç’lojëra ka luajtur UDB-ja në Kosovë.

Me nderime
Bislim Elshani


Dr.I.Rugova nuk ka qene president legal ,i zgjedhur nga populli i vete me deshir e vullnet.




Z.Bislim Elshani,
Dr.Rugova nuk ka qene njeri i grupeve
ilegale, nuk ka shkruar parulla, nuk ka mbajt mbledhje neper
oda.... por ka punuar legalisht si trim i rralle duke e
internacionalizuar ceshtjen e problemev te shqiptareve
ne pergjithesi e ne vecanti te Kosoves.Detyre kjo shume e rendesishme.
Rugova
eshte zgjedhe me voten e lire dhe demokratike te popullit shqiptar, i
mbeshtetur edhe nga shume intelektual shqiptar si, akademiket; Fehmi
Agani, Gazmend Zajmi, Mark Krasniqi e shume te tjere.
Nuk e kuptoi pse gjithe kjo gjelozi kunder Dr.Rugoves.

Respekt per Ukshin Hotin e shume patriot te tjere qe u flijuan per lirine tone.

Rugova nuk ka faj pse Serbia e ka okupuar Kosoven, Kosova ka qene e okupuar moti.

Per fat te mire u shkatrrue Pakti i Varshaves, u rrexue Muri i Berlinit ne saje te gjithe kesaj
u pavaresuan shume republika ne teritorin e Rusise dhe Jugosllavise, pra eshe pavaresia e Kosoves,
Natyrisht
me gjakun e derdhur te trimave te lirise, por edhe me ndihmen e
diplomacise tone cila diti te paraqes me sukse problemet e okupimit te
Kosoves dhunshem nga okupatori serbomadh.
Faktorin nderkombetar e
kuptoi mire hallin e shqiptareve, i pa me sy te vete maskarat dhe
gjenocidin.Ndodhi mrekullia e Zotit, NATO, bashk me clirimtaret tone i
shpurri bishat shoveniste serbe nga teritori i Kosoves, njehere e
pergjithmon.
Ata qe thone se Rugova kurr nuk do e fillonte luften gabim e kane,
ne marveshje me faktorin nderkoimbetar sidosm me amerikakent kane
ekzistue planet se kur dhe si, duhet zhvilluar
poltika dhe lufta....

E Gezofshim lirine
Dardan Drenica

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi