Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Editorial i Prend Buzhalës-Pas harmonizimit të takimit qeveri - përfaqësues të parlamentit

Shko poshtë

Editorial i Prend Buzhalës-Pas harmonizimit të takimit qeveri - përfaqësues të parlamentit Empty Editorial i Prend Buzhalës-Pas harmonizimit të takimit qeveri - përfaqësues të parlamentit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 27, 2012 9:28 pm

Editorial i Prend Buzhalës-Pas harmonizimit të takimit qeveri - përfaqësues të parlamentit 574006_1599663696_510119547_n

Editorial i Prend Buzhalës-Pas harmonizimit të takimit qeveri - përfaqësues të parlamentit


Pas harmonizimit të takimit qeveri - përfaqësues të parlamentit:

Dikur Jakup Krasniqi, tash kryeparlamentar yni i dashur e i çmuar (kur ishte në opozitë disa mandate rresht), akuzonte (jo pa të drejtë) intelektualët dhe popullin pse nuk e ndihmuan "krahun e luftës" për të fituar zgjedhjet... Kur këta intelektualë iu përgjigjën sinqerisht ftesës së Krasniqit, e ndihmuan atë, PDK fitoi...por intelektualët e mirëfilltë mbetën anash... madje, shumë ndër ta edhe të përbuzur, të poshtëruar, në gjendje të zgripit ekzistencial... Kryesorja, të përfitonin e të gëzonte një proveniencë pseudo-intelektuale që iu afrua PDK-së, e cila në vitet '80, bacën Jakup të burgosur poltikisht nga Serbia: e quanin armik, irredentist etj etj.
A thua, tash, pas kaq e kaq fitoresh elektorale të PDK-së, a fitoi Kosova, a fitoi populli, a është i kënaqur populli!? Po urojmë që populli të ndjehet mirë, ashtu si ndjehen mirë kabineti prej 60 ministrash, zëvendësministrash e zëvendëskryeministrash, dhe ashtu si ndjehen të kënaqur, komod e mirë parlamentarët tanë... ashtu si ndjehen të kënaqur ata që vetëm përfitojnë prej popullit njëmijë privilegje, tatime, sigurime, ngritje çmimesh, papunësi enorme, getoizime të pafund ndërkombëtare...
E tash, kush kë po e lë në baltë?
Kush kë po e tradhton?
Dhe, për të qenë kështu të kënaqur, a nuk na duhet të pajtohemi me këtë gjendje, ashtu si na thotë Sigmund Frojd:
"Iu thurim lavde iluzioneve për të na shpëtuar nga dhembja, dhe, në vend të dhimbjeve, të përjetojmë gëzime e kënaqësi. Na duhet, prandaj, ta pranojmë gjendjen e tillë pa u ankuar, kur ato iluzione ndonjëherë bien ndesh me realitetin, dhe nga kjo përplasje ato bëhen copë e grimë."
S'ka më mirë: populli po shkon drejt e në parajsë...
Editorial i Prend Buzhalës-Pas harmonizimit të takimit qeveri - përfaqësues të parlamentit 382463_3828673687570_8634513_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi