Ismet Krasniqi - Lala: Shënime për librin “DËSHMIA PËR PLAGËN E FTOHTË" të PREND BUZHALËS
Faqja 1 e 1
Ismet Krasniqi - Lala: Shënime për librin “DËSHMIA PËR PLAGËN E FTOHTË" të PREND BUZHALËS
Ismet Krasniqi - Lala: Shënime për librin “DËSHMIA PËR PLAGËN E FTOHTË" të PREND BUZHALËS
LIBRI I DËSHMISË SONË TË SHUMANSHME
Shënime për librin “DËSHMIA PËR PLAGËN E FTOHTË - libri dokumentar, shkrime metakritike dhe ese" i autorit PREND BUZHALA, botoi Klubi i Shkrimtarëve “Vorea Ujko”- Klinë 2012
Libri "DËSHMIA PËR PLAGËN E FTOHTË - Libri dokumentar, shkrime metakritike dhe ese" i autorit Prend Buzhala, siç e thotë edhe titulli, përfshin shkrime recensionale, studime e ese që u kushtohen librit dokumentar, si dhe zbërthimeve për vëllimet e kritikave letrare apo të fushave të muzikologjisë apo teatrit. Libri botohet në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Por libri ndahet në gjashtw cikle a kapituj:
I. Dëshmia për plagën e ftohtë (Libri për luftën e fundit në Kosovë) - ku përfshin në analizë librat: Josef Martinsen: “Puset e vdekjes në Kosovë”, Sabit Istogu: “Rrënjët e lirisë – Prekazi, dëshmi luftërash” dhe Enver S. MORINA: “Shndrit ndër breza”, libër që i kushtohet veprimtarit të martirizuar në luftë Hamit Krasniqit.
II. Modeli i idealitetit dokumentar (Historia dhe libri dokumentar për historinë), - merren në shqyrtim vëllimet historike - Prof.Dr. iur. Eqrem Zenelaj: GJENEALOGJIA E FAMILJES SHQIPTARE ALBANI NGA URBINO DHE BERGAMO E ITALISË – PAPËS CLEMENTI XI ALBANI PONTIFEX. MAXIMUS” , kurse me titullin e përbashkët "Mesazhe fishtiane" perfshin tri studime për Gjergj Fishtën. Në vazhdim zbërthehen librat e autorëve Tomë MRIJAJ: librin “Monsinjor Dr. Zef Oroshi, një jetë e shkrirë për fe e atdhe – jetëshkrim”, Habib Zogaj: “Në mungesë të varrit - Halil Jashar Sylaj”, Marjan Jaku: “Kulla, përjetësi qëndrese – Pjetër Jaku dhe Ranoci ndër shekuj”, Mr. Sc. Ymer Raci: “Historiku i arsimit në jashanicë të Klinës” dhe Berat Luzha: “Një histori për Sulë Durmishin”.
III. Portreti i përbashkët i një gjenerate (Libri i zgjimit kombëtar – pjesa e dytë e shekullit XX) - është kapitull që merr në shqyrtim vepra e autorë që kanë shkruar e përjetuar ngjarjet e stuhishme të viteve '80 e këndej, deri tek fillimi i luftës, si janë autorët e veprat: Sylë Mujaj: “Marsi sjell vlera” I-II, Selatin Novosella: “Rexhep Mala, Anteu i Lëvizjes Ilegale”, “Publicistika e Selatin Novosellës”, “DEMAÇI, METAFORË LIRIE” përgatitur nga Selatin Novosella, (Sinan Gashi: "Karakteri i pathyeshëm - Vesel S. Krasniqi", Mikel Gojani: “Marjan Cubi – Njeri urëlidhës mes Kosovës dhe Amerikës", Marjan Cubi: “Në emër të lirisë e të pavarësisë”, ditar, intervista, shënime udhëtimi, artikuj dhe Zef Prekë Prenaj: “Njeriu dhe jeta e tij”.
IV. Sfidat dhe dilemat e demokracisë (Libri i hapjes ose libri mbi kohën e pasluftës në Kosovë) = siç e thotë edhe vetë titulli i këtij cikli, përfshin kohën më të re të paraqitur tek këta autorë e vepra: Sejdi Berisha: “Shpërputhje kohe”, ese, recensione, ndijësime", “Duam kthimin tënd” – Letra të nxënësve të shkollave fillore e të mesme të komunave Pejë e Deçan, drejtuar Ramush Haradinajt në Hagë, - përgatiti Rasim Selmanaj, si dhe libri “Demokracia, kushtet dhe pasojat” i dy autorëve norvegjezë Knut Midgaard dhe Bjørn Erik Rasch, përkthyer nga norvegjishtja Ermir Pulaha, kurse në fund të këtij kapitulli zbërthehet gjerësisht e në mënyrë studioze vepra "Hijet e thyera - Shkrime pas burgut: e rasim Selmanajt.
V. Poetika dialoguese e intervistës (Librat me intervista) - zbërthehen në mënyrë studioze librat me intervista nga këta autorë: Gjon Marku: “Antologji e mendimit të sotëm për Mirditën”, intervista, “Akil Mark Koci dhe të tjerët dhe Raimonda Mosiu: “Letrat shqip përtej & këtej Atlantikut
VI. Aforizma mes dy botësh (Librat e aforizmave) - është po ashtu një kapitull interesant e me vlerë, ku prin eseja "AFORIZMA MES DY BOTËSH (Aventura e shkrimit ose në mes krijimit dhe interpretimit), kurse në vazhdim paraqitet studimi "NJË KANUN MEDITATIV" që ligjëron për librin në dorëshkrim të aforizmave të don Shan Zefit. Kapitulli shqyrton edhe dy vëllime të tjera me aforizma: Ali R. Berisha e Luz Përnoka: “Aforizma të autorëve shqiptarë” dhe Mirsad Kuteli: “Udhët e jetës – Aforizma dhe maksima filozofike”.
VII. Aedët shqiptarë të shekulli XX (Studime dhe shkrime mbi libra të krijimtarisë gojore) - përfshin shkrime kritiko-letrare e studime - (Xhenc BEZHI: "TREGIME NGA MALËSIA E GJAKOVËS", Ismet Krasniqi: "Shekuj zgjojnë nga gjumi - dueti Salih e Feriz Krasniqi", trajtesa, ese, kujtime, album, publicistikë, kushtuar këtij dueti. ndërkaq, me vlera janë edhe studimet "TRADITAT E PËRBASHKËTA NDËRFETARE NË RAJONIN E UJËMIRIT", "VEPRIMTARIA FOLKLORIKE E DEMUSH SHALËS" dhe "KUJTESA NË KËNGËN FOLKLORIKE PËR MUJË KRASNIQIN" (Figura e Mujë Krasniqit në 50 këngë folklorike).
VIII. Energjia e interpretimit (Shkrime metakritike) - është kapitulli i fundit dhe më gjithëpërfshirësi, ku, në ardhë të parë, shqyrtohen vepra shkrimesh kritiko-letrare, muzikologjike, teatrore, të gjuhësisë etj, si dhe trajtesa që i kushtiohen librit e botimit të tij, si dhe disa revistave periodike. Autorët dhe veprat që shqyrtohen, janë: Anton Nikë Berisha: “Interpretime të letërsisë së arbëreshëve të Italisë”, Hajdin Morina: "REFLEKTIME LETRARE", Vëzhgime letrare, ese, Kadrush Radogoshi: “Semantika e bregut tjetër”, eseistikë, kritika letrare, Mehmetali Rexhepi: “Enigma e magjikes”, Besim Muhadri: “Tradita hasjane e shkrimit shqip”, Shefqet Rexhepi: “Trekëndëshi artistik - teksti, teatri, kreacioni”, studimi i Jolanda Lilës “Torzioni i qenies” - mbi simbolet mitologjike nëpoezinë e Ali Podrimjes, Ali D. Jasiqi: “Pesëdhjetë shkrime për poezinë” dhe “Tridhjetë e një shkrim për prozën, studimet e të tjera”, shkrime kritiko-letrare, Shaban Sinani: “Përveçime”, shkrime publicistike e studime letrare, Begzad Baliu: “Çabej – libri 1, Bibliografi e studimit të veprës së Çabejit në Kosovë 1952-2002”, Begzad Baliu: “Demitizimi dhe standardizimi i onomastikës së Kosovës”, Merxhan Avdyli: “Studime për Agollin në Kosovë”, përmbledhje studimesh të autorëve nga Kosova për veprën letrare të Dritëro Agollit, “Heroi me kitarë”, përgatitur nga Rasim Selmanaj, jepet pastaj një Homazh kulturor me rastin e vdekjes së Jetish Kadishanit, madnej shqyrtohen veprat Akil Mark Koci: “Vibrime të shpirtit shqiptar”, vëllimi II, Bajram Kosumi: “Letërsia nga burgu – kapitull më vete në letërsinë shqipe”, Zef P. Prenaj: Libër për Nënën Tereze, Prishtinë 2012, si dhe një vlerësim për revistat “Malësia” e Podgoricës, me interes të gjerë shkencor e me frymën e aktualitetit dhe revista "Drita" e Zyrës Ipeshkvnore të Kosovës. Shkrime që zgjojnë ineters janë ato që ligjërojnë për Muzeun, përkatësisht ëpr Muzeun arkeologjik, etnografik e dokumentues të krijuesit Gjon Gjergjaj nga Krusheva e Vogël e Klinës. Në fund jepen disa shkrime të gjera që i kushtohen librit: "AKTI I SHENJTË I HAPJES SË LIBRIT (Ese për botimet e Klubit të Shkrimtarëve VOREA UJKO”), "LIBRI, KOHA DHE 'SHRPESA' ".
Do theksuar se ky vëllim është i ve5antë për nga mënyra e strukturimit e mbarështrimit. Kësja ardhe nuk përfshihen shkrime për krijimatrinë iamgjinative, si janë poezia, proza apo drama, por shkrime për letërsinë dokumentare, për studimet e letrare, muzikore apo teatrore, si dhe ato për librin, muzeun apo periodikun tonë. Është vëllim me interes për t'i parë në një pamje sadopak të plotë këto lëmi të zhvillimit kulturor ndër ne gjate dekadës së fundit.
Ismet Krasniqi - Lala
kopertina
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ismet KRASNIQI:Takim letrar në 60 vjetorin lindjes së letrarit Prend Buzhala
» Ismet Krasniqi: Dasma e Lulanit dhe Qesh e qaj jetën tonë
» Marjan Dodaj:Poeti dhe miku yne Faik KRASNIQI, boton ne SHBA, ne gjuhen Angleze, librin me poezi me titull "The Dreams For You"-me 112 faqe
» Arlinda Lala: TRI POEZI
» Recension i Prend Buzhale për librin e Sylë Mujajt "Marsi mbledh vlera shqiptare!
» Ismet Krasniqi: Dasma e Lulanit dhe Qesh e qaj jetën tonë
» Marjan Dodaj:Poeti dhe miku yne Faik KRASNIQI, boton ne SHBA, ne gjuhen Angleze, librin me poezi me titull "The Dreams For You"-me 112 faqe
» Arlinda Lala: TRI POEZI
» Recension i Prend Buzhale për librin e Sylë Mujajt "Marsi mbledh vlera shqiptare!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi