Baki Ymeri:Zëri kryengritës i një shpirti të brishtë
Faqja 1 e 1

Zëri kryengritës i një shpirti të brishtë
Nga Baki Ymeri
Poetët e diasporas
Duke lexuar poezitë e mërgimtarit Osman Caka, Gjallëria e oxhakut tim, Bukuresht, 2011)
Osman Caka inkorporohet me dinjitet në spektrin e veteranëve të atdhetarizmit kastriotik, të cilin jo më kot e kemi pagëzuar „Shqiponja e Manchesterit”. Zotëria e tij din t’i vlerësojë veprat e shenjta të martirëve të kombit dhe rilindësve tanë. Një nga gjestet më fisnike të solidaritetit kombëtar e ndërkombëtar që ka bërë, është ngritja e bustit të Nënës Tereze në oborrin e Manastirit te Gortonit të qytetit ku jeton (Manchester) pa e harruar kurrë Kosovën e tij të dashur. Po të ish Asdreni gjallë, do ta ftonte në një tavernë bukureshtare për ta pirë së bashku nga një kafe, ngase që të dy i preokupon(te) fati i atdheut dhe patriotizmi shqiptar. Shqipja e Gjergjit në flamur, Lulet e Kosovës, Bilbili e ndali këngën, Gjallëria e oxhakut tim, Dridhet zemra nga trishtimi, Kosova trime më mban gjallë, janë disa nga sintagmat që ia shtojnë vlerën kësaj vepre lirike ku defilon shpirti i frymëzuar i diasporës shqiptare.
Sipas një patrioti korçar (Dhimitër Polena), Kosova është koka e Shqipërisë. Sipas një poeti të huaj (Mihai Antonesku), Kosova është Dardania e zemrës sime. Sipas autorit të këtij albumi poetik, që de facto është vëllimi i tij i parë që e pa këto ditë dritën e botimit në Bukuresht, Kosova është atdheu i zanave, zëri i dashurisë dhe gjallëria e oxhakut tim. Shpirtin e poetit e ka lënduar rëndë sundimi i huaj, që justifikon kushtrimin e tij biblik: “Eu pasha besën që ia kam dhënë Sharrit/ S’e lë kurrë Kosovën në dorë të shkaut.” Këtu nuk vjen në shprehje vetëm kushtrimi për mbrojtjen e pragut të shtëpisë, por është zëri kryengritës i një shpirti të çiltërt, vargjet e të cilit mund të shndërrohen në këngë. “Po t’i kishin bërë edhe shqiptarët ato krime monstruoze që i kanë bërë serbët në Kosovë, publikisht do të deklaroja se nuk jam shqiptar”, thekson Fehmi Kelmendi nga Zvicra, poet, historian dhe patriot.
Fehmiu shkruan për golgotën kosovare, ndërsa Osmani për gjallërinë e gjakut shqiptar që s’i urren serbët si fqinj që e kanë kufirin mes Nishit dhe Beogradit, por i urren kriminelët serbë që e përgjakën Toplicën para 100 vitesh, dhe Kosovën para 10 vitesh. Poeti është një meteor i mirësisë, siç kemi thënë për Liman Zogajn, Sadik Krasniqin dhe Neki Lulajn, kohë më parë, i këtillë duke qenë edhe autori i kësaj vepre, i cili herë pas here e fisnikëron vargun me metafora të qëlluara që i kanë hije, Adem Jasharin duke e konsideruar si një “Meteor i bekuar” apo “Shqipja e Gjergjit në flamur.” Të jesh i kujdesshëm, i qëndrueshëm, i durueshëm, trim, besnik dhe rezistent, don të thotë të kesh shpirt fisnik dhe prirje ilirike për ta mundur madje edhe të pamundurën. Autori mundohet ta përballojë dhembjen ngase posedon një botë të pasur sentimentale dhe i loton zemra e i digjet shpirti për Kosovën tonë dhe Ilirin e tij.
Poetin respektiv e prek çdo padrejtësi dhe ka kujdes ndaj deshifrimit të mendimit, të shpirtit të njeriut dhe përkushtimit të tij permanent ndaj familjes, ndaj vendlindje, ndaj kombit dhe atdheut. Drama e shqiptarëve, sidomos ajo e sivëllezërve tanë në Kosovë, është drama e “paktit” apo “pajtimit” me djallin, herë me turkun duke iu nënshtruar padashtas 500 vjet me rradhë, e herë me serbin, që nga koha e Sar Dushanit e deri te ajo e Sllobodanit, edhepse përveç haxhiqamilizmit ballkanik dhe disa hijeve aktuale, shqiptarët e mirëfilltë nuk i janë nënshtruar kurrë, as njërit e as tjetrit. Osmani shkruan me përdëllim për atdhetarët tanë, për Gjergj Kastriotin dhe Pjetër Bogdanin, për Isa Boletinin dhe Xhemë Gostivarin, për Grykën Kaçanikut dhe Idriz Seferin që dinte ta mbrojë tokën amtare duke luftuar herë me njërin e herë me okupatorin tjetër. Në vargun e tij të frymëzuar dëgjohet zëri i viktimave për liri dhe pavarësi. Në to defilon Kosova me Adem Jasharin dhe historinë e saj të shenjtë: “Çohuni o burra, trimat e Adem Jasharit/ Sot nga Kosova e larguam shkaun/ Nga gëzimi brofi n’këmbë babaplaku:/ M’i dhatë gjallëri, biro, prap këtij Oxhaku!”
Në vargjet e e Osman Cakës ndjehet një përbujshmëri sentimentale e shqiptarit të rëndomtë që qëndis vargje kushtuar evenimenteve dhe personaliteteve kombëtare. Gjatë redakturës linguistike e kemi lënë të paprekur diskursin lirik të autorit, ku zotërojnë elemente reale, tek-uk edhe foklorike, me një diskurs të veçantë linguistik nga dialekti i veriut, si psh.: “Mos harroni Shqipnisë nanë me i tregue/ Se shumë shpejt shqipet kan’ me u bashkue.” Iliri i tij, Gryka e Kaçanikut, Lugina e Preshevës, Ilirida dhe Çamëria shqiptare, Flamuri Kombëtar, martirët e kombit, janë disa nga sintagmat primordiale që ia shtojnë vlerën këtij albumi poetik me frymëzime atdhetare. Në vargjet e Osman Cakës defilon Kosova me bijtë dhe me bijat e saj, që e dinin dhe e dinë se: ”Derisa Shqiponja kuqezi do të valojë/ Dielli Shqipërinë do ta bekojë.”

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Baki Ymeri:ZËRI I ZEMRËS DHE SHPIRTI I FJALËS
» Baki Ymeri: Shpirti i fjalës
» Baki Ymeri: Neki Lulaj dhe zëri i atdheut në mërgim
» Baki Ymeri:Shpirti i fjalës dhe drita e dashurisë
» Shkrime të Baki Ymerit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi