Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Intervistë me Ilir Çumanin-KUR NJERËZIT VUAJNË PËR SHKAK TË KEQQEVERISJES

Shko poshtë

Intervistë me Ilir Çumanin-KUR NJERËZIT VUAJNË PËR SHKAK TË KEQQEVERISJES Empty Intervistë me Ilir Çumanin-KUR NJERËZIT VUAJNË PËR SHKAK TË KEQQEVERISJES

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 10, 2012 4:47 pm

KUR NJERËZIT VUAJNË PËR SHKAK TË KEQQEVERISJES



Intervistë me Ilir Çumanin-KUR NJERËZIT VUAJNË PËR SHKAK TË KEQQEVERISJES 124Intervistë me Ilir Çumanin-KUR NJERËZIT VUAJNË PËR SHKAK TË KEQQEVERISJES 124
ILIR ÇUMANI
Drejtor i Përgjithshëmi Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë


Flet ILIR ÇUMANI, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë: – Mendoj se duhet filluar nga një zgjim qytetar, nga një emancipim i ndërgjegjes kombëtare, me qëllim që vendit t’i sigurohet demokratikisht promovimi i një lidershipi të ri politik me një mentalitet dhe vizion përcaktues europianizues të vendit, për të lënë pas një epokë që i përket së shkuarës dhe të rendim me hapa të shpejtë drejt fqinjëve tanë perëndimorë.…”

Shqipëria endet mes “dallgëve të stuhisë detare”, ku varfëria ka trokitur prej kohësh në shumë dyer të banorëve të zonave rurale. Dhe në kohën kur politika është me temperaturë të lartë, në çdo stinë (edhe në këtë dimër zemërak), mijëra familje shqiptare vuajnë për bukën e gojës, për një ilaç shërimi, ndërsa politikanët zhurmojnë me karige për një post, për një udhëtim, për një tender, për një ndryshim ligji në favor të tyre…

E gjithë kjo zallamahi bëhet ndoshta për të sfumuar qindra probleme që e brejnë shoqërinë shqiptare. Në këtë mori njerëzish mbushur me probleme, janë dhe jetimët, pjesa më e pambrojtur e shoqërisë shqiptare. Ata enden mes tymnajës së politikës, pa orientim, ku ti përplasë dallga e radhës, e politikës demagoge. Përveç medias, vetëm ndonjë zë tek tuk, apo ndonjë pjestar i shoqërisë civile e ngre zërin e ndërgjegjes qytetare, civilizuese për këtë armatë të pambrojtur të shoqërisë së venitur, ku hareja duket e pa shëmbëlltyrë në horizont. Dhe mes këtyre zërave që është në krye për mbrojtjen e të drejtave të jetimëve, është z. Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë.



Intervistë me Ilir Çumanin-KUR NJERËZIT VUAJNË PËR SHKAK TË KEQQEVERISJES Albert-zholi107
Intervistoi:Albert ZHOLI
Ç’farë i shqetëson qytetarët sot ?

E sotmja e frikshme dhe e nesërmja plot ankth e pasiguri për jetën. Sot qytetarët po vuajnë koston e lartë të sakrificave të mëdha për mbijetes, përmes varfërisë dhe skamjes totale, përmes një polarizimi të skajshëm mes shtresave të shoqërisë nga politika e keqe qeverisëse.

Në Shqipëri ka me qindra familje që nuk plotësojnë nevojat bazë të jetesës së përditshme. Ato sot ndodhen në kufijtë e ekstremit të varfërisë ku shumë prej tyre janë familje të riskut që rrezikojnë shkatërrimin e bërthamës familjare duke lënë edhe fëmijë jetimë.

Ngjarja e 4 fëmijëve – engjëj në Sukth të Durrësit që në rrethana absurde humbën jetën për shkak të mjerimit dhe pamundësisë për të jetuar një jetë normale, është preludi i një realiteti rrëqethës për të kuptuar se ç’farë ndodh sot nëpër familjet e thjeshta shqiptare, të cilat s’kanë asnjë të ardhur dhe shteti nuk mundet ti asistoi nëpërmjet programeve sociale mbështetëse dhe ndihma ekonomike.

Intervistë me Ilir Çumanin-KUR NJERËZIT VUAJNË PËR SHKAK TË KEQQEVERISJES 125Intervistë me Ilir Çumanin-KUR NJERËZIT VUAJNË PËR SHKAK TË KEQQEVERISJES 125


Në FOTO: – 4 Fëmijët që humbën jetën tragjikisht, në Sukth të Durrësit, Roberti, 13 vjeç, Vilsoni, 11 vjeç, Kasandra 9 vjeçe dhe Nertila 6 vjeçe.

Tragjedia tejet e dhimbshme e familjes Xheka në fshatin Sukth të Durrësit, ku 4 vocërrakë u kallën nëpër flakët e territ të natës, brenda një kasolle pa dritë, në mes të të ftohtit dhe mjerimit të pa anë, të rënë në gjumë e të urritur dhe me barkun bosh, (mbase duke parë edhe ëndërra për gjëra të bukura që ata kurrë si kishin parë dhe provuar në jetë), është ende e freskët në memorien dhe shpirtin e trazuar të të gjithë shqiptarëve. Roberti, 13 vjeç, Vilsoni, 11 vjeç, Kasandra 9 vjeçe dhe Nertila 6 vjeçe, ishin fëmijë që s’këronin gjë tjetër, veçse ëndërronin dhe dëshironin t’a jetonin jetën në botën e tyre, si të gjithë bashkëmoshatarët e tjerë. Si shumë fëmijë që kanë patur fatin e tyre të keq, këta engjëj të pafajshëm ishin të përjashtuar nga vëmendja e të gjithëve, larg syrit indiferent dhe mbështetjes sociale me ndihmë ekonomike nga shteti dhe pushteti lokal atje në Sukth

Është rast unik do të thosha në mes të rajonit dhe të Evropës, ku në mënyrë flagrante nga abuzimi me pushtetin, njerëzit e politikës nuk mendojnë seriozisht për fatet e qytetarëve, por për interesa të ngushta partiake e klanore, ku rrjedhimisht prodhojnë edhe kriza të rënda me kosto të lartë në kurriz të qytetarëve të vet.

Si shfaqet sot tablloja sociale e gjëndjes së fëmijëve jetimë në veçanti, dhe shtresave të tjera në nevojë në përgjithësi. Mund të na flsini me gjuhën e statistikave?

Familjes së madhe të pjesës së margjinalizuar të shoqërisë shqiptare, i janë shtuar dhe po i shtohen dita – ditës qindra fëmijë të braktisur nga prindër të divorcuar, qindra të tjerë të mbetur jetimë nga krimi brenda familjes, ku si shkak kryesor ka qënë dhe është papunësia, varfëria dhe pamundësia e tyre për t´i rritur këta fëmijë.

Intervistë me Ilir Çumanin-KUR NJERËZIT VUAJNË PËR SHKAK TË KEQQEVERISJES 126Intervistë me Ilir Çumanin-KUR NJERËZIT VUAJNË PËR SHKAK TË KEQQEVERISJES 126


Në FOTO: Fëmijë pa kujdesin prindëror.

Sot, institucioni i Shërbimit Social Shtetëror mbulon me ndihmë sociale 65- 67 % të njerëzve që janë në nevojë, numri i të cilëve arrin në 464.800, ose 14% të numrit të përgjithshëm të popullsisë. Realisht numri i atyre që kanë nevojë për dorën e shtetit dhe asistencë sociale është afërsisht 697.000.

Nga këta, 184.000 janë fëmijë, ku më shumë se 2/3 e tyre jeton nën minimumin jetik dhe përballen me ekstremin e varfërisë në luftë me mbijetesën. Afro 100.000 persona janë me aftësi të kufizuara, 31.000 është numri i fëmijë jetimë në mbarë vendin, ku 400 prej tyre trajtohen sot në 9 qëndra rezidenciale shtetërore që janë nën juridiksionin e shtetit dhe 360 të tjerë në 16 qëndra rezidenciale joqeveritare, (OJF).

Në këtë shërbim, vepron rrjeti i shërbimit social me 12 zyra rajonale në të gjithë vendin, i cili, për hir të së vërtetës, nuk ka funksionuar si duhet në gjithë këto vite të tranzicionit në Shqipëri.

Intervistë me Ilir Çumanin-KUR NJERËZIT VUAJNË PËR SHKAK TË KEQQEVERISJES 127Intervistë me Ilir Çumanin-KUR NJERËZIT VUAJNË PËR SHKAK TË KEQQEVERISJES 127

Në FOTO: Fëmijë pa kujdesin prindëror që lypin rrugëve të Kryeqytetit.

Në të shumtën e rasteve, ky rrjet shërbimi ka qenë informal, duke i sjellë shtetit dhe imazhit të vendit dëme të konsiderueshme në aspektin social dhe ekonomik, ashtu edhe në planin moral dhe në çështjet e integrimit në përgjithësi.

Kjo ka bërë që vitet e fundit, partnerët ndërkombëtarë të jenë skeptik ndaj institucioneve tona të shërbimit social, pasi ata kanë qenë rregullisht edhe donatorët kryesorë në implementimin e programeve sociale në favor të shtresave në nevojë.

Edhe pse në vendin tonë veprojnë 140 operatorë të Shoqërisë Civile (OJF) që merren me trajtimin e shtresave të varfëra dhe fëmijëve në nevojë, ky fakt, nuk ka mundur aspak të ndikoj në mënyrë të ndjeshme në zbutjen e fenomeneve sociale që prekin këto shtresa, pasi këto të fundit, në disa raste nuk shihen nga institucionet shtetërore si partnerë serioz, por konsiderohen si konkurrent në një garë pa fund, duke i prerë rrugën bashkëpunimit, koordinimit dhe bashkërendimit të punëve mes partnerëve social – joqeveritar dhe atyre institucionalë.



Intervistë me Ilir Çumanin-KUR NJERËZIT VUAJNË PËR SHKAK TË KEQQEVERISJES 128Intervistë me Ilir Çumanin-KUR NJERËZIT VUAJNË PËR SHKAK TË KEQQEVERISJES 128


Në FOTO: Fëmijë pa kujdesin prindëror që jetojnë ekstremin e varfërisë, larg syrit të pushtetit lokal.


Skamja dhe uria, të shkaktuara nga korrupsioni tradicional i 21 vjetëve të fundit, ka pllakosur në mjerim të thellë shumë familje shqiptare dhe ka sjellë për pasojë viktimizimin e shtresave të pambrojtura.

Mjafton të marrim si shembull rrethet Tiranë, Shkodër, Sarandë, Durrës, Berat, Korçë, Fier, Elbasan, Gjirokastër, ku nëpër konviktet e shkollave te mesme në këto qytete, të cilat kanë të vetmin destinacion strehimin e nxënësve konviktorë të ardhur nga rrethet, ndodhen sot të strehuar me qindra të rinj jetimë të papunë në kushtet e getove, ku nuk u sigurohet as minimumi jetik dhe s´kanë asnjë shpresë për të ardhmen e tyre.

Të mbetur dyfish jetmë në gjendje mjerane e në mëshirën e fatit, mes nëpërkëmbjes së dinjitetit njerëzor dhe shpresës së premtimeve boshe e demagogjisë pafund prej ministrave dhe ish-ministrave, deputetëve dhe ish-deputetëve, qeveritarëve lokalë e nënpunësve të administratës që përgjigjen për ta, këta të rinj, sot janë kontigjenti më vulnerabël i shoqërisë shqiptare. Ky realitet i hidhur, vjen si një dëshmi e gjallë dhe akuzë e rëndë për papërgjegjshmërinë e një klase të tërë politike me frymë antihumane.

Prej gjashtë vjetësh, Amnesty International, ka bërë publike raportin vjetor çdo fundviti mbi gjëndjen e mjerueshme të jetimëve në Shqipëri. Ky raport i është bërë prezent çdo vit qeverisë shqiptare, institucioneve ndërkombëtare dhe parlamentit evropian duke vënë theksin se këtyre jetimëve prej 21 vjetësh të tranzicionit në Shqipëri, u janë shkelur dhe mohuar në mënyrë flagrante liritë dhe të drejtat themelore për një jetë të dinjitetshme. Atyre u është mohuar e drejta e strehimit, e punësimit, e asistencës shëndetësore dhe shumë të drejta të tjera të cilat i kanë pozicionuar si shtresa më e margjinalizuar dhe më e pashpresë e shoqërisë.

Intervistë me Ilir Çumanin-KUR NJERËZIT VUAJNË PËR SHKAK TË KEQQEVERISJES 129Intervistë me Ilir Çumanin-KUR NJERËZIT VUAJNË PËR SHKAK TË KEQQEVERISJES 129


Në FOTO: Fëmijë jetimë, lypësit u rrugëve….



Në fazën në të cilat ndodhen të gjitha strukturat e pushtetit lokal, të cilat në procesin e decentralizimit të shërbimeve sociale, kanë të gjitha tagrat dhe instrumentat ligjorë të nevojshëm për të vepruar në përmirësimin e kushteve sociale të komunitetit, është koha t´ju sugjerojmë këshillave bashkiakë dhe atyre komunalë në të gjithë vendin, të shfrytëzojnë të gjitha rezervat, hapësirat ligjore dhe administrative për hartimin e një pakete të plotë ligjore dhe implementimin e një statusi të avancuar social në mbrojtje të fëmijëve jetimë dhe të rinjve jetimë të papunë e të pastrehë.

Nuk duhet harruar nga ana tjetër se, ngujimi i 900 familjeve në rrethet Shkodër, Malësi e Madhe, Lezhë, Tiranë, dhe në periferitë e Durrësit, Elbasanit, Lushnjës, Fierit dhe Vlorës si shkak i gjakmarrjes, sot 400 fëmijë jetimë të mbetur nga ky fenomen janë të izoluar dhe nuk shkojnë në shkollë, me shpresë se edhe dita e sotme u´a kurseu jetën e tyre nga gryka e pushkës vrastare të hasmit, por në të njëjtën kohë, me shpresën se shteti duhet të vërë dorë sa më shpejtë mbi ta.

Janë afro 530 fëmijë jetimë të policëve të rënë në detyrë, të cilët nuk e kanë ndjerë realisht dorën e ngrohtë të shtetit, të paktën si një obligim moral dhe shenjë respekti edhe për 322 baballarët – Dëshmorë të Atdheut, që dhanë jetën në këtë tranzicion të dhimbshëm në mbrojtje të rendit e qetësisë, lirisë dhe vlerave të saj.

Janë plotë 1.300 fëmijë jetimë të mitur nga komuniteti romë, që i kemi përditë në sytë tanë, që shihen me përbuzje e përçmim tek lypin buzë Lanës, në bulevardet plotë shkëlqim të kryeqytetit tonë dhe luksit të pa masë të pjesës tjetër aristokrate e indiferente, që ndoshta disave prej tyre nuk u luan asnjë shqisë kur i shohin në mbrëmje nga ekranet e televizioneve se si trafikohen matanë vendit fqinjë.

Nga varfëria, kequshqyerja dhe braktisja e shkollës, janë me dhjetra – qindra fëmijë jetimë që nuk kanë mundësi për të realizuar ëndërrat e tyre, për të shfrytëzuar dhe shpalosur aftësitë e tyre, për të marrë pjesë në jetën demokratike.

Ngjarja e kohëve të fundit me familjet rome që jetojnë në qiell të hapur në mes të të ftohtit të acartë, dhe nga ana tjetër indiferenca e pushtetit lokal dhe e autoriteteve zyrtare shtetërorë përgjegjëse për të zgjidhur çështjen e strehimit të tyre, përbën një lajm tronditës që ka tërhequr vëmendjen e shtypit të huaj dhe të institucioneve ndërkombëtare.

A nuk mendoni se në një situatë të tillë, njerëzit durojnë, pasi nuk kanë asnjë rrugëdalje ? Sipas jush, nga ç’farë duhet të fillohet për një ndryshim thelbësor të situatës?

Njerëzit, përveçse janë të zhgënjyer tradicionalisht nga demagogjia dhe retorika boshe e politikës së ditës, ndjehen totalisht të lodhur dhe të pashpresë edhe sot pas 21 vjetësh.

Po ti referohesh të Drejtës Ndërkombëtare, një nga detyrimet bazë të qeverive në të gjithë botën demokratike është fakti që këto qeveri detyrohen me ligj dhe kushtetutë të garantojnë një jetë të dinjitetshme për qytetarët që kanë një status të dobët social, ku hyjnë femijët jetimë, invalidët, të moshuarit e braktisur, të papunët dhe njerëzit e sëmurë. Për të gjitha këto kategori, në Shqipëri asnjëherë nuk është menduar seriozisht nga të gjitha qeveritë, nga e gjithë klasa politike shqiptare në tërësi. Përkundrazi. Edhe pas 21 vjetësh, (pasi kemi lënë pas një nga rregjimet totalitare që në mënyrë flagrante shkelte hapur Liritë dhe të Drejtat Themelore të Njeriut), ende sot e kësaj dite na ndjekin pas reminishencat e së kaluarës të keqqeverisjes dhe abuzimit me pushtetin në dëm të qytetarit, e veçanërisht në dëm të kategorive më vulnerabël të shoqërisë. Sigurisht, mendoj se është në ndërgjegjen popullore për të kërkuar një ndryshim rrënjësor të gjëndjes në të cilën ndodhet e gjithë shoqëria shqiptare, pikësëpari në kërkim të një lidershipi të përgjegjshëm që të mendoj serozisht për fatet e vendit, për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të shumta që ka populli. Qytetarët, nuk mund të vazhdojnë të zgjedhin të zgjedhurit e tyre në mënyrën tradicionale, që me votën e tyre të qeverisen nga njerëz të cilët pasi kane marrë në dorë mandatin për qeverisje, kanë prodhuar më pas konflikte dhe kriza me kosto të lartë që e kanë goditur rëndë paqen sociale dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

Intervistë me Ilir Çumanin-KUR NJERËZIT VUAJNË PËR SHKAK TË KEQQEVERISJES 26Intervistë me Ilir Çumanin-KUR NJERËZIT VUAJNË PËR SHKAK TË KEQQEVERISJES 26


Në FOTO: Fëmijë të familjeve rome të pastrehë, të strehuar përkohësisht në zyrat e “Avokatit të Popullit”, 01.Shkurt.2012

Mendoj se duhet filluar nga një zgjim qytetar, nga një emancipim i ndërgjegjes kombëtare, me qëllim që vendit t’i sigurohet demokratikisht promovimi i një lidershipi të ri politik, me një mentalitet dhe vizion të qartë përcaktues dhe europianizues të vendit, për të lënë pas një epokë që i përket së shkuarës dhe të rendim me hapa të shpejtë drejt fqinjëve tanë perëndimorë.

Ç’farë roli po luan media dhe intelektualet në gjithë këtë ? Si e shihni rolin e tyre ?

Mendoj se media dhe intelektualët e vërtetë kanë luajtur një rol mjaft civil dhe kontribuitiv në opinionin e gjerë për ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe të mbarë shoqërisë. Një ndikim shumë pozitiv media ka patur në rritjen e shkallës së sensibilitetit të prezencës së huaj në vend, por edhe të faktorit ndërkombëtar, sikurse nga ana tjetër, kam rezerva për një pjesë tjetër të medias, që për fat të keq prej vitesh e vitesh është kthyer në një megafon dhe instrument propagandistik të politikës, në një mjet represiv e shantazhi ku flitet me gjuhën e urrejtjes dhe ndasisë për shkak të bindjeve dhe mendimit ndryshe dhe ku institucionet e pavarura kushtetuese goditen pa të keq.

Mendoj se atë që nuk e ka bërë dhe nuk po e bën si duhet opozita e një vendi demokratik, duhet ta bëjë opozita e opozitës që është dhe duhet të jetë media e pavarur dhe mendimi intelektual i pavarur nga politika.

Jam tepër pesimist për sa kohë do të vazhdohet të qeveriset me këto mënyra arkaike që i përkasin një të shkuare e cila nuk ka lidhje aspak me të ardhmen dhe botën e lirë demokraktike.

Ç’farë duhet të ndryshoj tek njerëzit e politikës?

Duhet të ndryshoj filozofia mbi konceptin që ka qeverisja në sistemet demokratike në funksion të shtetit ligjor. Pa dashur të hyj në politikë, më duhet të them se, është e domosdoshme që një nga mekanizmat që ka lidhje me frymëmarrjen e demokracisë dhe që do ta shpëtoj vërtet këtë vend nga mbajtja peng e politikës dhe institucioneve të kapura prej saj siç është drejtësia, është aplikimi i disa standardeve që ka të bëjë me heqjen përfundimisht të imuniteteve të deputetëve, gjyqtarëve, prokurorëve dhe titullarëve të lartë të administratës shtetërore, të cilët, pa këtë imunitet nuk do të mund të kenë kurajo të shkelin kushtetutën, ligjet e këtij vendi. Pa këtë imunitet, ata do të duhet të tregohen të përgjegjshëm në ushtrimin e funksioneve të tyre kushtetuese dhe do të mund të ndjehen të dobët, të respektueshëm dhe të barabartë përpara ligjit kur ata e shkelin atë.

Kjo është një praktikë e njohur në përvojën botërore në vendet me demokraci solide. Në asnjë vend të botës demokratike, një deputet, një zyrtar i lartë apo një gjyqtar, kushdo qoftë, presidenti, kryeparlamentari, kryeministri apo prokurori i përgjithshëm, nuk e gëzojnë imunitetin për të siguruar në mënyrë ta pandershme përfitime personale ekonomike e politike duke shkelur ligjet dhe kushtetutën e vendit, porse ata me pozicionin e tyre i gëzojnë të gjitha beneficet jo me imunitet, por me ligjin dhe statusin që ata kanë duke garantuar kështu një normalitet në ushtrimit të funksioneve të tyre kushtetuese.

Ç’farë ju bën të ndiheni mirë në fund të ditës ?

Ndjehem mirë kur përballem me zgjidhjen e problemeve në favor të fëmijëve jetimë me të cilët unë dhe Instituti që drejtoj merremi prej kaq kohësh për të ndikuar në zbutjen e halleve të shumta që ata kanë në integrimin e tyre në shoqëri. Por, shpesh herë ndjehem i dobët dhe fajtor kur nuk mundemi të zgjidhim rastet që janë për t’u zgjidhur, për shkak të pamundësive dhe pengesave të shumta burokratike që na dalin përpara nga institucionet dhe njerëzit me mungesë ndjeshmërie që punojnë në administratën shtetërore .

Janë të shumta rastet e atyre familjeve që kërkojnë ndihmë nga Instituti ynë, për të ndikuar pranë Institucioneve të pushtetit vendor dhe të pushtetit qëndror, për t’ju asistuar me ndihmë këtyre familjeve, që dita ditës kërcënohen nga uria dhe të ftohtit, nga shëndeti i keq dhe mungesat jetike për të bërë një jetë me dinjitet.



Intervistë me Ilir Çumanin-KUR NJERËZIT VUAJNË PËR SHKAK TË KEQQEVERISJES 130Intervistë me Ilir Çumanin-KUR NJERËZIT VUAJNË PËR SHKAK TË KEQQEVERISJES 130


Në FOTO: Familje rome të pastrehë të strehuar përkohësisht në zyrat e “Avokatit të Popullit”, 01.Shkurt.2012

Njerëzit që vijnë tek ju, për ç’farë trokasin ?

Janë shumë fëmijë jetimë nga komuniteti rom, që lypin rrugëve, keqpërdoren nga prindërit e tyre dhe ligji nuk vepron mbi këta prindër që do t’i konsideronim abuzuesit permanent të këtyre krijesave të pafajshme.

Kërkojnë ndihmë nga ne për të ndikuar pranë institucioneve të adminstratës publike, që t’ju jepet dhe t’ju garantohet një ndihmë ekonomike, një strehë, vijnë për të drejta studimi ku këta prindër kërkojnë dhe shpresojnë që ne të ndikojmë në sigurimin e bursave për shkolla të mesme dhe të larta për fëmijët e tyre, me qëllim që edhe ata të mund të sigurojnë një të ardhme të sigurt me një profesion që ti përgatit dhe integroj nesër për në tregun e punës. Kërkojnë të ndërmjetësojmë për një vend pune, apo edhe për zgjidhjen e problemeve shëndetësore, ku indiferenca e pushtetit lokal për raste të tilla është evidente.

Jemi ndjerë mirë kur këto probleme i kemi zgjidhur në favor të këtyre njerëzve, por ka patur raste që jemi ndjerë keq kur ndonjë rast nuk ka marrë zgjidhjen e duhur.

Gjatë punës suaj, cilat kanë qenë rezultatet më të rëndesishme që keni arritur

Mbi të gjitha sot Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë është një derë e hapur për jetimët në mbarë vendin, ka ngjallur dhe rritur shpresat për këtë kategori, për zgjidhjen e shumë problemeve dhe halleve të shumta që e shqetësojnë këtë komunitet.

Kemi mundur të sigurojmë një legjislacion shumë të mirë dhe të avancuar i cili përmirëson statusin e këtyre fëmijëve jetimë, siç është ligji i ri i birësimit që garanton një proces shumë cilësor dhe efektiv për fëmijët që birësohen brenda dhe jashtë vendit. Ligjin e kujdestarisë, i cili është një ligj bashkëkohor dhe me standarde evropiane, që parashikon mbështetjen sociale dhe ekonomike nëpërmjet programeve mbështetëse në komunitet të këtyre fëmijëve që kanë humbur kujdesin prindëror. Është një Projekt që po aplikohet në Durrës dhe në Shkodër, ku shumë fëmijë jetimë përfitojnë shërbimin e kujdestarisë në komunitet, ku për çdo fëmijë të braktisur u sigurohet një e ardhur mujore prej 9.000 Lekë të reja, si ndihmë ekonomike për nevojat e përditshme që ata kanë.

Kemi mundur të sigurojmë shkolla të larta për dhjetra e dhjetra të rinj në sektorin e arsmit universitar privat dhe atë shtetëror, dhe po bëhen të gjitha përpjekjet për të riformuluar një ligj të ri mbi “Statusin e Jetimit”, ku është hedhur ideja që statusi i ri, të perfshijë dhe t’ju vijë në mbrojtje edhe fëmijëve jetimë socialë, të cilët nuk kanë mundësi financiare dhe e kanë humbur kujdesin prindëror, edhe pse prindërit ata i kanë gjallë, por këta të fundit nuk janë në gjëndje t’ju përgjigjen ekonomikisht këtyre fëmijëve për shkak të problemeve të shumta sociale që kanë, si: sëmundjet, paaftësia dhe pamundësia për të përmbushur detyrën e prindërimit ndaj këtyre fëmijëve, duke marrë parasysh edhe shkakun kryesor që është varfëria e tejskajshme e cila u kërcënon dita ditës ekzistencën dhe jetën këtyre familjeve.

Cili është mesazhi në fund?

Është për politikën. Shtetarë dhe udhëheqës që drejtoni këtë vend i cili mban në shpinë një histori tragjike shumëshekullore, plotë padrejtësi e vuajtje të panumërta: Kini parasysh thënien e mendimtarit, filozofit dhe humanistit Konfuc, mbi filozofinë e të cilit është ngritur dhe qëndron sot historia e shtetit modern Kinez, kur thotë se:“Testi më i mirë për një udhëheqës, politikan, burrështetas, është fakti se sa ai ka ndikuar gjatë sundimit të tij në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të zakonshëm. Tjetër test nuk ka…”.

E nëse kjo nuk ka ndodhur, atëherë këta “burrështetas”, “politikanë”, apo ç’farëdo tjetër, janë të destinuar të marrin me vete njollën e zezë të turpit dhe të krimit social, njollë e cila do t’i identifikojë si dështakë në histori, e padyshim, do të ikin të mbuluar njëherë e përgjithmonë edhe nga pluhuri i harresës për kohën kur ata kanë keqqeverisur në dëm të popullit të tyre, në dëm të interesave të vendit të tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi