Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Podrimja vdiq nga dehidratimi, të enjten varrimi

Shko poshtë

Podrimja vdiq nga dehidratimi, të enjten varrimi Empty Podrimja vdiq nga dehidratimi, të enjten varrimi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 26, 2012 10:01 am

Podrimja vdiq nga dehidratimi, të enjten varrimi

Podrimja vdiq nga dehidratimi, të enjten varrimi Podrimja-ali

Poeti Ali Podrimja ka ndërruar jetë në Francë për shkak të dehidratimit. Burime nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, të cituara nga agjencia e lajmeve KosovaPress, thonë se ky është raporti paraprak i mjeko-ligjorëve francezë.

Përfundimet ende nuk janë zyrtare, por sipas raportit të hetuesve francezë, mbi trupin e të ndjerit nuk janë gjetur shenja dhune dhe përjashtohet mundësia e vetëvrasjes. Për autoritetet franceze, Podrimja ka humbur orientimin gjatë një shëtitjeje në pyll dhe pas orësh të tëra lëvizjeje është dehidratuar.

Ali Podrimja u denoncua i zhdukur nga familjarët dhe të afërmit e tij të cilët thanë se kishin humbur kontaktet më të që prej datës 18 korrik. Denoncimi që alarmoi diplomacinë kosovare u bë më 20 korrik. Një ditë më vonë, policia franceze gjeti trupin e pajetë të poetit në afërsi të qytetit Lodve ku ai kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë.

Trupi i pajetë i poetit pritet të mbërrijë të enjten në Kosovë, ndërsa autopsia e plotë e policisë franceze do të duhet të paktën edhe 2 javë për të dalë me rezultatet përfundimtare.

Varrimi i poetit Podrimja do të zhvillohet po të enjten në orën 14:30. Në orën 12:00 do të nisin homazhet në nderim të jetës dhe veprës së poetit në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve në Prishtinë, ndërsa në orën 14:30 niset arkëmorti drejt banesës së fundit të poetit.


timeal
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi