Baki Ymeri:MOS PYET PËR ADRESËN E LUMIT-për librin e Adem Zaplluzhes
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri:MOS PYET PËR ADRESËN E LUMIT-për librin e Adem Zaplluzhes
MOS PYET PËR ADRESËN E LUMIT-për librin e Adem Zaplluzhes
Parathënia e librit nga Baki Ymeri
Shkarkoni librin në fund të shkrimit
Parathënia e librit nga Baki Ymeri
Shkarkoni librin në fund të shkrimit
Ja edhe një vepër e re e një poeti të vjetër, Adem Zaplluzha, i vjetër për nga mosha, por i ri, i freskët dhe i proshkët për nga frymëzimet, një misionar i fjalës së shkruar që gjendet në hov të krijimtarisë dhe afirmimit të tij. “Mos pyet për adresën e lumit” është vëllimi i tij më i ri, i 54-ri sipas radhës së librave të botuar (1974-2012), i strukturuar në disa kapituj me motonë “I donte pushkët e lisat”, dhe subjekte si “I doje aq shumë fluturat”, “Kur i bie daulleve shitësi i gështenjave”, “Dita e dytë e krijimit të botës”. Poezia e tij duhet receptuar si një varg përjetimesh e meditimesh personale me karakter kombëtar dhe universal. Fillimisht poeti të josh me klithjen “Mos të lutem”, e me vargje si “Të lutem/ Edhe nëse takohesh/ Me rrudhat e kujtesës/ Mos e humb këtë buzëqeshje/ Lëre kujtimin le të jetojë / Edhe pas të reshurave”.
Në këtë vizion, duke u bazuar në lëndën e tij të pasur me motive reprezentative që evokojnë një hapësirë lirike unike, të ngarkuar me metafora e simbole, autori i ofron poezisë shqipe një gamë të gjallë frymëzimesh që burojnë nga zemra e një shqiptari të lindur për nusërimin e fjalës me fjalë: “Druri im/ Sa jemi të ngjashëm/ Me qindra vjet/ Ecëm vertikalisht// S’na theu tufani/ Nuk na lëndoi gjëma e detit/ Mbi krahët e zogjve/ Ndërtuam disa lloje anijesh”. Dhe më tej: “Nga dallgët e turbullirave/ I nxorëm mjegullat/ Mbollëm plisa mbi lisa/ Dhe dolëm matanë brigjeve”. Apo, po aty: “Druri im/ Zemra e atdheut tim/ Kala që nuk merret nga brenda/ Kali im i shenjtë” (Druri im, nga cikli i dytë “Dita e dytë krijimit të botës”). Poeti në këtë kontekst anashkalon hijet e zeza që janë shndërruar në hije dhe vazhdojnë të mbeten hije. Kosova e tij është një vend i bekuar që din t’i dëbojë hijet e huaja dhe hijet shqiptare nga gjiri i saj, duke kërkuar gjelbërimin në metastazë.
Para nesh kemi një pendë inspirative që t’i përkujton mendimet e Ibrahim Kadriut për një mocanik të tij më të ri: “Poezitë e këtij libri të mrekullueshëm kanë peshë të jashtëzakonshme, pikërisht pse çdo motiv i ngjeshur në varg, flet me gjuhën e shpërthimit shpirtëror; çdo temë e ngritur në përmbajtje futet në mozaikun e tërësishëm të jetës sonë”. Mendimet e Ibro Kadriut për Agim Malën janë identike me mendimet tona për lirikën universale të Adem Zaplluzhës, ku defilojnë tema kushtuar lindjes e vdekjes, pëllumbit e gjakut të bijve të shqipes, fluturave e shirave të fjalëve që të freskojnë “nën hijen e pjergullës”, mjegullave të trokitjeve natore dhe zogjve të përgjumur në “një qeshje të huazuar”, pritjeve e durimit dhe gjumit të gruas së bukur dhe këmishës së natës që të mbështjell me shijen e padurimit për lumturimin e saj.
Letërsia nuk është vetëm reflektim i realitetit, por ajo është edhe një aspekt i realitetit. Letërsia lind dhe rritet nga jeta. Ajo është shprehja e jetës së një kombi. Lirika e këtij shqiptari të frymëzuar të shpie në horizontet reale të një bote magjike ku ecim “edhe përtej fjalëve”, ku në vorbullën e lumit faniten xixëllonjat e natës, ku “era ta zë frymën”, ku “njerëzimit i duhet hapi i parë” dhe testamenti si një erë e freskët që qaset nga “gjumi i detit”, ku nënat vinin për freskimin e memories sonë, ku vjen pleqëria e mahnitet për faktin se “sa pak kohë na paska mbetur”. Autori nuk është viktimë e vargut klasik, me rimë apo me shenja pikësimi. Mendimi i tij rrjedh lirshëm dhe të fton të shijosh trojet e një gruaje të bukur, duke shfletuar “ëndrrat më të bukura/ të barit/ kur lozim në spektrin e imazheve”, që digjen në flatrat e lumit, dhe me mallin, që nuk shuhet kurrë.
Letërsia sipas një mendimtari të huaj pasqyron jetën e njerëzve, relacionet e tyre sociale, gjendjet e tyre shpirtërore, ndjenjat dhe mendimet e tyre, mënyrën për të gjykuar dhe për të ma lënë të depërtojmë në thellësinë e relacioneve ndërmjet njerëzve. E vërteta, jeta dhe paça, varret e vjetra të qytetit, pëllumbi e korbi, dita e dytë e krijimit të botës, vashat lozonjare, nusja dhe vallja e bashkëtingëlloreve, mërgimi i zogjve, koha dhe “druri im”, shqiptari që “i donte pushkët dhe lisat”, dhe lindja ku “çdo gjë ndodhi/ për një ditë/ një kafshim molle/ në kopshtin eksperimental”, ja pra disa nga subjektet primordiale që e joshin lexuesin për të njohur buzëqeshjet e fjalëve që jetojnë tejmatanë shekujve e mileniumeve.
Baki Ymeri
Shkarkojeni librin këtu
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shatë librat e Adem Zaplluzhes të botuara në vitin 2011
» Adem Zaplluzha:NË PASQYRËN E LUMIT
» Libri më i ri i Adem Zaplluzhës STOLI NË PARKUN E VJETËR
» Fatmir Minguli:KONCEPTUALITETE MODERNE NE POETIKEN E ADEM ZAPLLUZHES
» Fatmir Minguli:Nëpër artin poetik të Adem Zaplluzhës
» Adem Zaplluzha:NË PASQYRËN E LUMIT
» Libri më i ri i Adem Zaplluzhës STOLI NË PARKUN E VJETËR
» Fatmir Minguli:KONCEPTUALITETE MODERNE NE POETIKEN E ADEM ZAPLLUZHES
» Fatmir Minguli:Nëpër artin poetik të Adem Zaplluzhës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi