NDUE DEDAJ:PUSHKA E MBUSHUR E KRIMIT
Faqja 1 e 1
NDUE DEDAJ:PUSHKA E MBUSHUR E KRIMIT
PUSHKA E MBUSHUR E KRIMIT
Nga: NDUE DEDAJ
Vrasje për shkak konfliktesh të mbetura pezull
Krimi ka tronditur Shqipërinë. Nuk ka ditë që të mos lajmërohen vrasje. Nga më të rëndat e makabret. Të dy e trefishta. Në të gjithë gjeografinë e vendit. Ka vrasje për grindje të çastit, por shumica e tyre ndodhin për shkak të ngatërresave të mapërshme, mos zgjidhjes së konflikteve. Sapo ndodh krimi, i gjithë mikromjedisi përreth zien. “E, po, ne e dinim, kishin kohë që dy palët kishin probleme me njëri-tjetrin. Ashtu si e kishin zënë ata, kështu do të venin punët, te pushka.” Ky është njëlloj fataliteti, pranimi i krimit si e keqe e pashmangshme, dorëzimi para tij, heshtja para sherreve që vijnë duke u trashur. Ama kështu ngjet në një shoqëri të paformuar si e jona, ku të gjithë zgjohen vetëm pasi dëgjohen krismat. Koha po provon plot raste kur strukturat e policisë kanë dijeni për këtë apo atë mosmarrveshje dhe nuk veprojnë, siç qe rasti i Pukës, që doli në pah pas ndërhyrjes së Avokatit të Popullit. Natyrisht pa i mohuar ato raste kur policia ka parandaluar vrasje dhe krime të tjera. Për zgjidhjen e konflikteve kanë punuar fondacione e shoqata, janë bërë projekte e dhënë fonde, janë thënë fjalë të mira për kinse suksesin e tyre, por gjendja vetëm se është keqësuar. Kriza e gjithanshme është gjenaratori i kriminalitetit. Në këto njëzet vjet ka patur përplasje të vazhdueshme mes individëve për çështje pronësie. Shteti nuk ka mundur të jetë dalëzotës i individit pronëkërkues, për të mos thënë se funksionarët e tij kanë qenë dhe gllabëruesit më të mëdhenj të pronave, që herë-herë kanë përfunduar në vrasje; apo abuzimet nga nëpunësit e hipotekave, komisionit të kthimit të pronave, këshillat komunale etj. Një burrë i moshuar, në një fshat të Veriut, aty nga fillimi i 90-ës, kishte bërë skemën e ndarjes së tokës dhe kullës për pesë djemtë e tij, që ata të dinin se ku i kishin kufijtë e pronës, çka të bijtë pas vdekjes së tij e zbatuan pikë për pikë, pasi kuptohet, ishte ndarje e drejtë e pa hile. Kurse shteti nuk tregohet një “atë” i mirë, por i lë “bijtë” e tij të ngatërruar për toka, gardhe, vija uji etj. Historia jonë me tokën, bashtinën, historikisht ka kaluar përmes konflitesh të forta, shpesh të përgjakshme dhe habia është se s’po jemi as sot të zotët ta bëjmë ndryshe historinë. Në këtë kuptim ngjan aq e largët hyrja në bashkësinë evropiane, dhe nëse do ta marrim ftesën këtë vjeshtë, siç janë gjasët, ngaqë këto tragjedi na lënë, jo njëqind ditë e net, por njëqind vjet mbrapa.
Populli i armatosur, shteti i “ç’armatosur”
Gjatë njëqindvjetshit të pavarësisë regjimet politike pa përjashtim kanë patur përballje me popullatën përsa i përket ç’armatimit. Pavarësisht si e qysh, heqja e armëve qe realizuar mirë në kohën e mbretërisë dhe plotësisht në përiudhën e monizmit. Pushteti demokratik që u vendos pas 90-ës nuk e ktheu dot në një aksion të vetin ç’armatimin, as pas 97-ës, kur dihet se ç’ndodhi me depot e armatimit. Kur populli është i armatosur, shteti është i pafuqishëm përballë krimit. Vriten deputetë, policë, gjykatës, kryetarë komunash, avokatë, biznesmenë dhe ai nuk zbulon dot as vrasësit e tyre. Nuk mund të zgjidhej kjo vetëm me projektet e grumbullimit vullnetar të armëve, përkundrejt përfitimit të fondeve për vepra publike, nga njësitë vendore, siç u veprua fill pas anarkisë. Në një popullatë si e jona mbledhja e armëve nuk duhet të rreshtë asnjëherë, gjë që më mirë se kushdo duhet ta dijë e ta ujdisë politika dhe qeverisja. Një përqindje e konsiderueshme e vrasjeve ndodhin nga bolleku u armëve, ku tjetri për “pesë minuta” turret në shtëpi dhe rrëmben armën e krimit. Nëse armët nuk do të rrinin kaq kollaj në duart e njerëzve dhe vrasje do të kishte më pak. Nuk është se nuk po arrijmë të ç’armatosim vetëm ca të fortë që merren me trafiqe, ne nuk kemi çarmatosur dot as barinjtë në male. Apo si mund të shëtisin lirisht me armë në brez rrugëve të qytetit gjer adoleshentët e shkollave? Kjo është një pikëpyetje e madhe për rendin publik dhe sigurinë e jetës. E, megjithatë, thuajse pa ndjenjën më të vogël të protestës qytetare kundër krimit. Pasioni për armën duhet parë dhe në psikologjinë fisnore të pakapërcyer. Ende na vjen përmbarë të rrëfejmë për trimëritë folklorike të fisit, për cubat e kapedanët, kaçakët dhe njerëzit që “hanë” barut me grushte. Dhe nuk e bëjnë këtë vetëm disa të fortë në provincë, por dhe zyrtarë, shtetarë, deputetë të Parlamentit, ku siç dihet nuk kanë munguar as shuplakat mes tyre. Ka plot sharje, kërcënime mes VIP-ash, që e akuzojnë njëri-tjetrin për lidhje me krimin etj. Është thënë sa herë se situata e ndezur politike shërben si benzinë për krimin. Po ashtu, me gjithë përmirësimet, nuk mund të thuhet se policia nuk është e ndikuar nga politika, në forma të ndryshme, qysh me emërimet në polici të njerëzve afër me partinë në pushtet, duke e lënë policinë në një tranzicion të brendshëm, “ikni ju se erdhëm ne”, teksa janë larguar prej andej, kohë pas kohe, oficerë dhe policë karriere të zot.
Krimi dhe qytetaria e bjerrë
Jo pak krime kryhen nga njerëz depresivë, narkomanë, të sëmurë mendorë, delinkuentë, si prindi që hodhi foshnjën e tij nga materniteti i Tiranës, apo babai që vrau të bijën fëmijë në Temal e pastaj dhe veten. Kush i ekzaminon këta njerëz, me probleme të kësaj natyre, që i kemi përditë mes nesh, përherë e më agresivë? A njihen ata një për një dhe si kujdesimi që të gëzojnë shëndet më të mirë, po dhe të mund të mbrohemi nga dhuna e tyre. Ata e kanë të “ligjshme” atë që bëjnë, pasi nuk mund të jenë ndryshe, kurse ne e kemi të paligjshme mungesën e kujdesit njerëzor, qytetar, ligjor. Shohim vazhdimisht të hapen shkolla verore për të sëmurët pranë kishave, por kur do të kemi një “kishë” sociale për ta, ku të jemi të gjithë ngapak kontribuues? Qytetaria është instituti më pak funksionues tek ne, për shumëçka. Tregojnë se një qytet ishte strukur nën hijën e krimit ordiner, sot e nesër grindje mes adoleshentësh, vjedhje dyqanësh natën nga hajdutë me maska. Bashkëpunimi i qyterarëve më policinë ishte zero, nga mungesa e një kulture të tillë, asgjë nga policimi dhe komuniteti, dhe nga frika se mos informacioni rridhte nga policë të papërgjegjshëm, “miq” të keqberësve. Kështu kishte ndodhur dhe atë natë, kur një grup të rinjsh po kryente vjedhjen e një lokali. I kishin dëgjuar dhe të tjerë daltat mbi murin ku ishte arka e parave, por e kishin bërë veshin të shurdhër, si dhe herë të tjera. Por kishte qenë një emigrant, që rronte në një shtet evropian, që kishte ardhur për muajt e verës në vendlindje, që kishte vepruar. Ai, në stilin e jetës atje, sapo kishte shkelur këtu, kishte marrë të gjithë numrat e emergjencave, spitalit, policisë, zjarrfikësve etj. Kishte qenë pikërisht ai që i kishte telefonuar policisë për krimin që po kryhej. Dhe policia kishte shpejtuar për në vendin e ngjarjes, patrulla, grupi i gatshëm etj. Kaq ishte dashur që qyteti të niste të bëhej tjetër. Ngjet kështu kur rendin e ruajnë vetë qytetarët dhe ligjin nuk e bën rruga.
Krimi nga të “pafajshmit” e Drejtësisë
Presidenti i Republikës, në mbledhjen e parë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, tha se gjyqtarët që e shohin vendin e tyre të punës për t’u pasuruar ata dhe familjet e tyre do të kenë kundër atë vetë dhe forumin e më të lartë të drejtësisë në vend. Për t’u përshëndetur ky qendrim, qytetarisht, mediatikisht e politikisht. Kanë qenë disa vrasjet e kryera nga persona të dënuar më parë, po që kishin marrë pafajësinë nga gjykatat. Dhe askush nuk ngrihet të protestojë para gjyqësorit për këtë drejtësidhënie të blerë. Të vazhdosh të përsërisësh se bashkërëndimi i policisë me prokurorinë është çelësi i suksesit, se kur asnjë polic të mos ketë “komunikim” me persona në kërkim, gjendja do të ndryshojë, na duket e tepërt. Nuk është mbushamendëse se po luftohet krimi, kur thua se u shoqëruan mbi njëqind vetë në polici, si në rastin e vrasjes së fundit te ish-fusha e Aviacionit. Përkundrazi, nuk ka qenë e drejtë të shqetësohen njëqind vetë pa lidhje me krimin. (Nëse “shoqërohen” në polici njëqind njerëz në konflikt, me siguri që do të ketë rrjedhime pozitive.) Veçse detaje si ky nuk e zbehin forcën goditëse të policisë, e cila jo pa sakrifica, ka arritur në dhjetëra raste t’i prangosë kriminelët brenda pak orëve.
Botuar në gazetën “Shqip”, 15 gusht 2012
Marrë nga fb e Gjergj Markut

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ndue Dedaj: Mësuesi,ky kalorës i dijes
» Ndue Dedaj:TAKIMI I PARË, ME GJEÇOVIN
» Ndue Ukaj: Apokalipsia e artit- Ndue Ukaj
» AGIM GASHI - BOTA E MBUSHUR ME RRENCA
» Kujtim Stojku:PUSHKA DHE ÇIFTELIA.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi