Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK-ja:Dialogu i dëmshëm dhe fatal për Kosovën

Shko poshtë

LDK-ja:Dialogu i dëmshëm dhe fatal për Kosovën Empty LDK-ja:Dialogu i dëmshëm dhe fatal për Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 17, 2012 8:33 pm

LDK-ja:Dialogu i dëmshëm dhe fatal për Kosovën


LDK-ja:Dialogu i dëmshëm dhe fatal për Kosovën Vjosa-17
Lidhja Demokratike e Kosovës, është shprehur kundër çdo dialogu me Serbin në të cilin do të diskutohej çështja e veriut të vendit. LDK-ja gjithashtu ka adresuar një varg kritikash në drejtim të qeverisë për politiken e jashtme, duke konstatuar se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës vazhdon të mbetet jo aktive dhe e çakorduar, si në aspektin e njohjeve të reja, e po ashtu edhe në aspektet të tjera. LDK ka dal edhe me vlerësime sa i përket procesit të integrimeve evropiane, duke konstatuar se qeverisja e keqe, politikat e abuzuara fiskale, dëmtimi i imazhit të Kosovës, stagnimi i njohjeve, rritja minimale ekonomike, etj., janë arsyet kryesore të stagnimit në proceset integruese.

Këto vlerësime të LDK-së, kanë dalë të premten, gjatë një konference për media, të cilat i kanë paraqitur anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Vjosa Osmani dhe eksperti i LDK-së për çështje integruese, Arban Abrashi.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e partisë së saj se nuk do të jete pjese e dialogut në të cilin do të diskutohej çështje e veriut të Kosovë, ngase, sipas LDK-së, është i dëmshëm për shtetin e Kosovës.

“Ne dëshirojmë të përsërisim edhe njëherë qëndrimin se edhe pse LDK-ja nuk është kundër dialogut me shtete fqinje, është kundër një agjende e cila përfshin veriun e vendit. Deklarimet e qeverisë se kinse edhe nëse fillojnë këto bisedime qeveria nuk do të lejoj autonomi, ndarje apo ndonjë skenar tjetër janë të kota, sepse vetë hyrja në këtë dialog për këtë temë do të rezultojë me koncesione. Pra në momentin kur të fillon ky dialog do të dihet përfundimi i cili është i dëmshëm dhe fatal për Kosovën”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se LDK nuk do të jap kontributin për të ndihmuar këtë dialog, por do të përdor të gjitha mekanizmat e paraparë për të penguar atë, ngase konsiderohet i dëmshëm për LDK-në.

Sa i përket përfaqësimi rajonal të Kosovës, ajo vlerëson se në përgjithësi qeveria Thaçi, ka degraduar përkundër kompromisit që është bërë me fusnotën, përmes se cilës do t’i lejohej Kosovës që të anëtarësohet në mbi 100 nisma rajonale, por, sipas saj, deri më tani, shumë pak është bërë në këtë drejtim.

Kurse në aspektin e njohjeve të reja të shtetit të Kosovës në këtë drejtim, sipas LDK-së, Qeveria po vazhdon të manipuloj me numrin e njohjeve, ngase deri më tani janë vetëm 89 njohje, e jo 91 ashtu siç thuhet nga qeveritarët.

“Politika e Jashtme vazhdon të mbetet jo aktive dhe e çakorduar. Numri i njohjeve ka stagnuar me vetëm 5 njohje që kanë arritur këtë vit, dhe premtimet e ministrit të jashtëm për njohje të reja të dhëna më datën 28 maj, i cili kishte paralajmëruar disa njohje para pak ditësh kanë dalë totoleshit ta pa sakta. Imazhi i Kosovës vazhdon të jetë më i përkeqësuar në rajon. Kjo pasqyrohet me investimet e huaja direke inekzistente dhe paraqitja e Kosovës me rrezikshmëri të lartë në web faqet e pothuajse të gjitha Ministrive të Jashtme të Botës”, ka thënë ajo.

LDK-ja, konstaton se Ministria e Punëve të Jashtme edhe përkundër paralajmërimeve që nga viti 2010, nuk ka arritur të hapë as edhe një Ambasadë të vetme.

Osmani, ka shtuar se kjo ministri po emëron ambasador edhe në ato vende ku nuk ka ambasadë të Kosovës, siç është rasti i emërimin të Vjosa Dobrunës në Amerikën Latine. Sipas saj, kjo më tepër është bërë sa për të akomoduar këtë person.

Ndërkaq, eksperti i LDK-së për çështje të integrimeve evropiane, Arban Abrashi ka pohuar se Qeveria e Kosovës po vazhdon të manipuloj opinionin vendor dhe ndërkombëtar, se kinse ka të arritura substanciale në procesin e integrimeve evropiane, andaj, sipas tij, këto deklarata paraqesin shqetësim për LDK-në, përmes së cilave Qeveria po tenton që të pasqyroj procesin e integrimit si teknik, derisa po të njëjtin po e shfrytëzon për përfitime politike. Sipas tij, qeveria në pamundësi që të përmbush kriteret për liberalizimin e vizave po mundohet që të që t’i hedhë fajin qytetarëve se kinse armiku më i madh i këtij proces janë azilkërkuesit potencial nga Kosova.

“Ne mendojmë dhe përkujtojmë Qeverinë e Kosovës se qeverisja e keqe politikat e abuzuara fiskale, dëmtimi i imazhit të Kosovës, stagnimi i njohjeve, rritja minimale ekonomike dhe mirëqenia e dobët dhe perspektiva e zymtë për qytetarët e Kosovës të instaluara nga kjo Qeveri, janë arsyet kryesore të stagnimit në proceset integruese”, ka thënë Abrashi.

Me këtë rast LDK-ja i bënë thirrje qeverisë që të angazhohet më konkretisht në zbatimin e detyrave që rrjedhin nga BE-ja.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi