Kur Butrinti duhet të hynte në UNESCO
Kur Butrinti duhet të hynte në UNESCO
Kur Butrinti duhet të hynte në UNESCO
Reflektim në Ditën Botërore të Monumenteve të Kulturës
Reflektim në Ditën Botërore të Monumenteve të Kulturës
Në vitin 1989, pas një kërkese nga UNESCO për të propozuar nga Shqipëria monumente që mund të shpalleshin pasuri e trashëgimisë botërore, Instituti i Monumenteve të Kulturës organizoi një mbledhje me specialistë të fushave të ndryshme për të përcaktuar propozimet e monumenteve të kulturës. Drejtori i IMKS-së ishte prof. Emin Riza. U propozuan katër site dhe monumente: Butrinti, Gjirokastra, Berati dhe Amfiteatri i Durrësit. Butrinti u propozua prej meje, Amfiteatri i Durrësit nga Guri Pani dhe Gjirokastra e Berati nga Emin Riza. Nga të katër monumentet pritej të miratohej njëri prej tyre. Problemi kryesor ishte që monumentet e propozuara të plotësonin kushtet për të qenë pasuri botërore, pasi mund të mos miratohej edhe asnjëri prej tyre.
Për këtë arsye, para propozimit të kandidaturave u diskutua për çdo monument në veçanti. Butrinti u prit nga të gjithë me skepticizëm, për arsyen e thjeshtë se qytete antike të ruajtura relativisht mirë gjenden me shumicë në Greqi, ashtu edhe në një areal shumë më të gjerë në brigjet e Mesdheut dhe deteve të tjerë që lidheshin me të, ku shtroheshin një numër i madh kolonish greke. (Mjafton të kemi parasysh se sot, jo 20 vjet më parë, janë vetëm rreth 600 monumente që kanë fituar statusin e pasurisë së trashëgimisë botërore). Për mendimin tim, monumenti që kishte më pak shanse për t‘u miratuar nga UNESCO ishte Amfiteatri i Durrësit. Më në fund u vendos që katër propozimet t‘i dërgoheshin UNESCO-s dhe t‘u lihej specialistëve të saj për të zgjedhur. Në dosjet që i dërgoheshin në atë kohë UNESCO-s kërkoheshin më pak dokumente se tani. Në to përfshiheshin përshkrimi historiko-arkitektonik i monumentit, materiale grafike e fotografike, si dhe argumentimi i vlerave të tij për t‘u shpallur pasuri botërore. Faza më e rëndësishme, për mendimin tim, për sa i përket Butrintit, ishte pranimi nga ana e institutit si propozim për t‘iu dërguar UNESCO-s. Në argumentimin që bëra për vlerat e Butrintit që e veçonin nga sitet e tjera simotra ishin: kombinimi i monumenteve të sitit me peizazhin e veçantë dhe bimësinë; ekzistenca e gjurmëve materiale të monumenteve që kapnin një periudhë kohe nga prehistoria (shek. 8 para Krishtit) deri në periudhën e Ali Pashë Tepelenës (shek. 19). Pra, një periudhë gati 3000-vjeçare. Së treti, shumëllojshmëria e monumenteve. Pjesa që kishte të bënte me argumentimin e vlerave të Butrintit për mua ishte e lehtë, pasi kisha punuar një farë kohe për restaurimin e monumenteve të tij. E kisha për temë disertacioni dhe ndërkohë kisha botuar librin "Butrinti dhe fortifikimet e tij", Tiranë 1984, në të cilin trajtohej përveç fortifikimeve, historia e tij deri në vitin 1820.
Butrinti u shpall pasuri e trashëgimisë botërore në vitin 1992 nga UNESCO, ndërsa në vitin 1997 u shpall sit në rrezik.
Në kohën kur u bënë këto propozime ne nuk njihnim dhe disa kritere të tjera që kushtëzonin shpalljen e një monumenti pasuri botërore, kritere të cilat për shumicën e njerëzve kanë mbetur të panjohura edhe sot e kësaj dite. Këto kritere mund të përmblidhen me pak fjalë në interesin që tregon shteti në përgjithësi dhe pushteti lokal për monumentin që ka në administrim. Ky interesim shprehet në dy aspekte: në ruajtjen ligjore dhe në ruajtjen fizike të monumentit. Nëse pika e parë ka të bëjë me zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve për monumentin, e dyta lidhet me financimin për mirëmbajtjen dhe restaurimin e tij. Me një fjalë peshohet se sa komuniteti dhe strukturat e dala prej tij meritojnë të kenë në territorin e tyre një monument të shpallur pasuri botërore. Kjo bëhet edhe për faktin, që një monument i shpallur si i tillë të mos hiqet pas ca kohe nga lista e pasurive botërore për arsye subjektive, gjë që komprometon edhe organin që e shpall. Për këtë arsye, nga data e propozimit deri në shpalljen e monumentit pasuri e trashëgimisë botërore kalon një kohë relativisht e gjatë dhe verifikimesh shumëpalëshe. Sa më të mëdha të jenë dyshimet, aq më e madhe është kohëzgjatja.
Shpallja e Gjirokastrës pasuri e trashëgimisë botërore, përfshiu një periudhë të gjatë kohe, me kërkesa dhe verifikime të njëpasnjëshme, deri edhe në përsëritje të bezdisshme, të cilat prof. Emin Riza me ekipin e tij i kaloi me durim. Një nga pikat kulminante të verifikimit ka qenë në vitin 2004. Siç dihet, plani i investimeve hartohet në vitin pararendës dhe për vitin 2004 nuk ishte parashikuar asnjë fond për Gjirokastrën. Pasi u interesova në Ministrinë e Financave, arrita që gjysmën e fondeve të IMK-së prej 40 000 lekësh të reja t‘i investoj në Gjirokastër. Ndërkohë, një ekspert i ICOMOS-it, i dërguar nga UNESCO-ja, kontrolloi punimet para se të merrej vendimi përfundimtar për Gjirokastrën. Për këtë arsye, në vitin 2007, nga Prokuroria e Gjirokastrës u dërgova për ndjekje penale në gjykatë, pse nuk kam mbledhur paratë e pronarëve të objekteve të restauruara, megjithëse nuk ishte detyra ime ligjore. Megjithatë s‘ka asgjë të keqe, kur me një gur vret dy zogj.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Marius Chelaru:Për mënyrën se si duhet dashur dhe si duhet jetuar
» “Vëllezërit” e Arabisë Saudite kundër Kosovës në UNESCO
» Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore
» Shtetet e BRICS kundër Kosovës në UNESCO
» Çitaku: UNESCO, shihemi vitin tjetër
» “Vëllezërit” e Arabisë Saudite kundër Kosovës në UNESCO
» Fushata parazgjedhore:Mimoza Kusari hapi zyrtarisht fushtatën zgjedhore
» Shtetet e BRICS kundër Kosovës në UNESCO
» Çitaku: UNESCO, shihemi vitin tjetër
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi