Rikonfirmohet mbështetja e SHBA-ve për Kosovën
Rikonfirmohet mbështetja e SHBA-ve për Kosovën
Rikonfirmohet mbështetja e SHBA-ve për Kosovën
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Tracey Ann Jacobson.
Në takim është biseduar për fazën finale të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për procesin e dialogut e brendshëm me banorët serbë të pjesës veriore të Kosovës dhe normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë.
Kryeministri Hashim Thaçi në takimin e sotëm me Ambasadoren e SHBA-ve në Kosovë ka thënë se do të vazhdohet bashkëpunimi i ngushtë, mes Qeverisë së Kosovës dhe ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, një bashkëpunim që do të jetë i përjetshëm dhe do të avancohet në të gjitha sferat.
Z.Thaçi ka informuar ambasadoren me procesin final të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë dhe unitetit të spektrit politik për të votuar në Kuvend amandamentet kushtetuese.
Kryeministri Thaçi në takimin e sotëm me ambasadoren amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson theksoi se: “Tani jemi në një fazë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe historike për Kosovën, por edhe për angazhimin gjithë ndërkombëtar në raport me Kosovën si SHBA-të në një periudhë finale që nuk kanë mbetur as dy javë të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës”.
“Ne diskutuam hapat e mëtutjeshëm për ndryshimet kushtetuese që do të ndodhin për unitetin politik dhe qytetar të Kosovës për harmonizimin e gjithë hapave të mëvonshëm edhe në Parlament edhe në të gjitha institucionet në mënyrë që ky proces të përmbyllet mirë, të përmbyllet me sukses të plotë”, ka theksuar z.Thaçi.
“Përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë është suksesi i ri i shtetit të Kosovës i konsolidimit, forcimit, ndërtimit të shtetit demokratik dhe shumëetnik dhe i hapjes së agjendës euroatlantike për Republikën e Kosovës” – u shpreh kryeministri Thaçi.
Në takim, Kryeministri Thaçi e ka informuar ambasadoren Jacobson edhe për dialogun e brendshëm mes Qeverisë së Kosovës dhe banorëve serbëve të pjesës veriore të Kosovës.
“Kemi diskutuar edhe për hapat që do t’i ketë Kosova dhe informova ambasadoren për angazhimet konkrete të dialogut të brendshëm mes Qeverisë së Kosovës dhe serbëve në veri për një plan afirmativ që është prezantuar nga Qeveria e Kosovës për integrimin e tyre në jetën institucionale dhe shoqërore që të ketë edhe në veri lëvizje të lirë, sundim të ligjit, të ketë demokraci, investime socio-ekonomike dhe në të njëjtën kohë kam besim të plotë se në këtë proces do të kemi mbështetjen e plotë edhe të SHBA-së por edhe gjithë botës demokratike të NATO-së dhe Bashkimit Evropian”, ka deklaruar kryeministri.
Në takim kryeministri Thaçi ka shprehur gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, që siç ka potencuar kryeministri, është një nga kriteret e domosdoshme për të gjitha vendet për fqinjësi të mirë me njëri-tjetrin për t’u integruar në strukturat e Bashkimit Evropian.
Nga ana tjetër, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Tracey Ann Jacobson ka rikonfirmuar mbështetjen e fortë të shtetit amerikan për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për rrugën e Kosovës drejt BE-së.
“Pata mundësi që të rikonfrimoj mbështetjen e fortë të SHBA-së për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe zhvillimin e mëtejmë si shtet demokratik shumetnik dhe për të ardhmen e Kosovës në rrugën e saj evropiane. Patëm rastin që të diskutojmë për shumë çështje të ndryshme. Pata rastin që të përgëzoj kryeministrin për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë dhe për të gjitha ato çështje që janë arritur deri tash qysh prej shpalljes së pavarësisë dhe të diskutojmë për disa punë që kanë mbetur ende”, ka deklaruar ambasadorja Jacobson.
Në takimin me Kryeministrin Thaçi, Ambasadorja amerikane Jacobson ka mirëpritur bashkëpunimin e ngushtë mes Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» SHBA kërkon nga Bangladeshi të njohë Kosovën e pavarur
» SHBA vazhdon mbështetjen për Kosovën
» SHBA-të ndihmë edhe për Kosovën
» Jakobson: SHBA-të krenohen për miqësinë me Kosovën
» Hamiti: Paralajmërimi i SHBA-së, lajm i zi për Kosovën
» SHBA vazhdon mbështetjen për Kosovën
» SHBA-të ndihmë edhe për Kosovën
» Jakobson: SHBA-të krenohen për miqësinë me Kosovën
» Hamiti: Paralajmërimi i SHBA-së, lajm i zi për Kosovën
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi