Hido Bishçeviç:TA KTHEJME KRIZEN NE MUNDESI
Faqja 1 e 1
Hido Bishçeviç:TA KTHEJME KRIZEN NE MUNDESI
TA KTHEJME KRIZEN NE MUNDESI
Hido Biscevic
Evropa Juglindore gjendet edhe një herë tjetër në udhëkryq, duke u përballur me nevojën për të përfunduar vendosjen e paqes në një kohë krize financiare dhe recesioni ekonomik. Vendosja e paqes në Ballkan është e nevojshme për njerëzit dhe vendet e kësaj pjese të Evropës, por edhe për plotësimin e projektit më të madh në historinë e vonë evropiane; zhvillimi i një Evrope të bashkuar e të lirë.
Për shkak të ngadalësimit ekonomik dhe pasojave shoqërore që sjell ngadalësimi, fakti është se asnjë rajon tjetër në Evropë, në historinë e re të kontinentit, nuk është përballur me kushte kaq të vështira të stabilizimit dhe ringritjes së pasluftës.
Por edhe në kohë krize, nuk ka alternativë tjetër veç progresit. Krizat duhet të kthehen në mundësi.
Kjo, veçanërisht për shkak se sot, në një periudhë relativisht të shkurtër pas viteve të luftës, me tension e mosbesim të ndërsjellë, të gjitha vendet janë duke u përpjekur të ecin drejt rrugës euroatlantike. Aktualisht, të gjitha vendet e të ashtuquajturit Ballkani Perëndimor dhe Evropës Juglindore janë sakaq në mënyra të ndryshme të lidhura institucionalisht me Bashkimin Evropian. Shumë prej tyre janë anëtarësuar në NATO dhe me anëtarësimin e Shqipërisë e Kroacisë, panorama e përgjegjësisë së përbashkët për siguri dhe stabilitet po zgjerohet në këtë pjesë të Evropës. Ky fakt është i një rëndësie të veçantë, sepse lidhjet institucionale mundësojnë frymën e bashkëpunimit dhe hapjes në të gjithë rajonin dhe forcojnë platformën e bashkëpunimit rajonal, i cili mund të shërbejë sot si një themel për një përgjigje të përbashkët kundër krizës, ku dhe kur ajo të jetë e nevojshme. Në këtë mënyrë, një klimë më e favorshme është krijuar për të trajtuar problemet dypalëshe dhe statusore ende të pazgjidhura në rajon, nën frymën e dialogut, kompromisit, bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe, sigurisht, pa kushtëzim të ndërsjellë.
Për pasojë, vendet e rajonit, si dhe Bashkimi Evropian e bashkësia ndërkombëtare, duhet të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të ruajtur dhe forcuar nivelin e arritur të stabilitetit dhe sigurisë në këto kohë krize ekonomike, si dhe pasojat shoqërore të kësaj krize, por edhe të ruajnë e forcojnë politikën e zgjerimit evropian drejt të gjitha vendeve aspirante nga Evropa Juglindore.
Evropa Juglindore përballet në këtë mënyrë me zgjedhjen mes gjetjes së zgjidhjeve politike, që do t‘i udhëheqin përpara ose, në anën tjetër, të zgjasin stanjacionin dhe status quo-në. Kjo është një zgjedhje me përmasa historike, e cila mund të ndikojë në të ardhmen e nocioneve dhe qytetarëve të kësaj pjese të Evropës. Është një zgjedhje mes së ardhmes dhe së shkuarës, mes shtetformimit të përgjegjshëm dhe politikës së amullisë. Në kuptimin politik, ajo është një zgjidhje mes politikës që sjell ecje përpara dhe kërkim të përbashkët për një përgjigje kundër krizës, ose asaj që do ta lërë Evropën Juglindore dhe veçanërisht të ashtuquajturin Ballkani Perëndimor jashtë rrugës evropiane.
Rruga drejt së ardhmes detyron pranimin dhe zbatimin e, së paku, tri ideve kyçe.
Ideja e parë është ajo e nevojës për të vepruar shpejt në kushtet e ndryshimeve të thella dhe të forta në shkallë botërore, nën dritën e krizës së paprecedent institucionale në strukturat botërore politike e ekonomike, si dhe në përshtatjen e BE-së me sfidat e veta të së tashmes dhe të së ardhmes. Kjo pjesë e kontinentit duhet të përballet me shpejtësi me çështjet e mbetura hapur, në mënyrë që të eliminojë amullinë, plogështinë dhe kushtëzimin e ndërsjellët, që të hapë rrugën e perspektivës, në vend që të shkojë drejt stanjacionit, ekonomikisht të papërballueshëm dhe politikisht të rrezikshëm.
Ideja e dytë është ajo e vetë-përgjegjësisë më të madhe. Fokusi dhe energjia e bashkësisë ndërkombëtare po zhvendosen dhe mund të largohen në shkallë të konsiderueshme nga rajoni, së paku në kuptimin e angazhimit të drejtpërdrejtë afatgjatë, e për pasojë, udhëheqësia politike në rajon ftohet të marrë përsipër një pjesë më të madhe të barrës dhe vullnetit, që të përshpejtojë reformat e nevojshme, e po ashtu, për të zgjidhur problemet e mbetura hapur. Situata është e tillë që, udhëheqësitë politikë duhet të kuptojnë se nuk ka kohë për të humbur.
Ideja e tretë është ajo e zgjidhjeve të mëdha e të fuqishme në kërkimin e përgjigjeve më të mira ndaj krizës aktuale, si dhe të incentivave për vijimin e reformave. Kjo është pikërisht ajo kur një mundësi hapet për ta transformuar krizën në mundësi.
Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit, së bashku me presidencën çeke, si edhe atë suedeze të BE-së, kanë zhvilluar një iniciativë të mbledhjes së vendeve të Evropës Juglindore përreth një platforme të re strategjike e novatore, e cila do të mund të promovojë projekte të shkallës së gjerë për zhvillim rajonal në zonat prioritare dhe më të rëndësishme për ekonomitë kombëtare të rajonit, si energjia, infrastruktura dhe transporti, e që mund të zgjerohen në sektorë të tjerë, si mbrojtja e mjedisit, teknologjia e informacionit, zhvillimi i lobingjeve ekonomike rajonale dhe krijimi i kapitalit njerëzor.
Një konferencë rajonale mbi partneritetin publik dhe privat, që po përgatisim për në shtator të këtij viti, do të krijojë hapësira për përfshirjen e sektorit privat në zhvillimin e projekteve të tilla të shkallës së gjerë në infrastrukturën e rajonit.
Komisioni Evropian dhe institucionet financiare ndërkombëtare janë informuar gjithashtu mbi këtë nismë, ndërsa plani i zbatimit duhet të konfirmohet në Samitin e ardhshëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që do të zhvillohet më 5 qershor në Kishinjev të Moldavisë, gjë që do ta lejojë Këshillin Rajonal për Bashkëpunim dhe presidencat e BE-së të fillojnë përpunimin operacional.
Forca udhëheqëse e iniciativës qëndron në ruajtjen e dinamikës së ekonomive nacionale, përmes një lloj "marrëveshjeje të re", gjë që mund të lehtësojë një përgjigje të shpejtë ndaj aspekteve shoqërore të pakëndshme të krizës aktuale, kundrejt panoramës së mosmarrëveshjeve politike ende të pazgjidhura.
Vlera e shtuar e kësaj nisme qëndron në aftësinë e projekteve të mëdha rajonale për të nxitur reforma të lidhura me përafrimin me BE-në, pasi zbatimi i tyre do të kërkojë respektimin e shumë segmenteve të përafrimit të legjislacionit ‘acquis communautaire‘, e për pasojë, ato do të shërbejnë si një forcë udhëheqëse për reformat e nevojshme në rrugën evropiane.
Koha ka ardhur për ide të guximshme, të forta dhe të mëdha për Evropën Juglindore. Kriza aktuale mund të kthehet në një mundësi për të kompensuar kohën e humbur gjatë dekadave të shkuara. Historia mund të mos përsëritet, ndërsa e ardhmja duhet të bëhet e arritshme.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bisedime për krizën në Honduras
» UNDP: PDK e LDK përgjegjëse për krizën politike
» Për krizën, Limaj bën fajtor Thaçin
» Berlin: Do t’i kthejmë 14 000 kosovarë
» Berisha: Do ti kthejmë eshtrat e Zogut
» UNDP: PDK e LDK përgjegjëse për krizën politike
» Për krizën, Limaj bën fajtor Thaçin
» Berlin: Do t’i kthejmë 14 000 kosovarë
» Berisha: Do ti kthejmë eshtrat e Zogut
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi