Intervista/GNK: Njohja e Kosovës nuk mund të ndërpritet
Faqja 1 e 1

21-04-2009 / Gazeta 55
Njohja ndërkombëtare e Kosovës do të vazhdojë si para ashtu edhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kështu shprehet drejtoresha e Programit për Evropën të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Sabine Frajzer, gjatë një interviste mediatike, duke u ndalur edhe tek roli i posaçëm që duhet të luajë në të ardhmen e afërt qeveria e Kosovës
Zonja Fraizer, si është situata tani në Kosovë më shumë se një vit pas pavarësisë së saj?
Kosova ka bërë disa hapa të rëndësishëm gjatë vitit të parë të pavarësisë së saj. Një nga gjërat që shihet është zhvillimi i përgjithshëm pozitiv i vendit, nuk ka pasur shumë dhunë, Kosova është njohur nga mbi 50 vende dhe ajo po bëhet me të vërtetë pjesëtare e komunitetit ndërkombëtar. Por ka pasur edhe vështirësi, si për shembull gjetja e një gjuhe të përbashkët me serbët në Kosovë. Ka probleme në Mitrovicë por edhe me faktin që serbët e Kosovës nuk duan të marrin pjesë në institucionet e vendit. Pra nga njëra anë ka pasur përparim domethënës, ndërsa nga ana tjetër ka edhe sfida.
A mendoni se mund të ketë paqe dhe stabilitet afatgjatë në Kosovë nëse nuk zgjidhet çështja e Mitrovicës? Dhe a mendoni se mund të zgjidhet kjo çështje?
Situata në Mitrovicë nuk mund të vazhdojë siç është tani, nuk mund të ketë dhunë, nuk mund të ketë banda të armatosura që operojnë atje, apo agjentë të fshehtë. Eventualisht shpresoj që të ketë një farë pajtimi dhe populli i Mitrovicës të arrijë të bashkëjetojë. Kthimi i të zhvendosurve është i rëndësishëm në të dy anët. Dy pjesët e komunës së Mitrovicës duhet të bashkëpunojnë dhe shpresoj që populli i Mitrovicës dhe komuniteti ndërkombëtar të kontribuojnë në këtë pajtim.
Nga njëra anë shqiptarëve të Kosovës po u kërkohet t’u përmbahen planit Ahtisari, ndërsa nga ana tjetër serbët refuzojnë ta pranojnë atë. A është ky plan ende i zbatueshëm në rrethana të tilla?
Mendoj se është e rëndësishme që plani Ahtisari të vazhdojë të konsiderohet si dokument thelbësor. Kosova e ka inkuadruar këtë plan edhe në kushtetutën e saj. Pra ky nuk është më vetëm një dokument ndërkombëtar, por edhe pjesë e ligjit në Kosovë. Plani Ahtisari ka shumë ide të mira që duhet të zbatohen. Dhe një nga ato është decentralizimi, pjesë shumë e rëndësishme e planit Ahtisari. Më vjen keq që serbët e Kosovës nuk e pranojnë këtë plan. Mendoj se një nga problemet rrjedh nga fakti se ata nuk e dinë çfarë përmban ai. Ata nuk e kuptojnë se plani Ahtisari u garanton serbëve në Kosovë të drejta të jashtëzakonshme. Ata e shohin planin thjesht si miratim të pavarësisë së Kosovës, por kjo duhet të tejkalohet dhe të shihet përmbajtja e tij.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të marrë në shqyrtim çështjen e pavarësisë së Kosovës. A mendoni se vendimi i kësaj gjykate do të ketë ndikim në njohjen e mëtejshme të Kosovës?
Është e vështirë të thuash se çfarë vendimi do të marrë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Por do të ishte mirë që vendimi të jetë ligjor dhe të mos thotë se pavarësia e Kosovës është e paligjshme. Një arsye pse Serbia e çoi këtë çështje në gjykatë ishte për të vonuar njohjen e mëtejshme të pavarësisë së Kosovës. Arsyeja tjetër është që qeveria serbe të thotë “nuk është faji ynë apo problemi ynë, sepse vendimi i çështjes është në dorë të gjykatës.” Qeveria e Kosovës duhet të luajë një rol të rëndësishëm për t’i treguar botës se është një shtet që kontribuon ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon. Kjo qeveri duhet të përpiqet më shumë t’i bindë vendet e tjera ta njohin atë. Megjithatë, mendoj se procesi i njohjes do të vazhdojë si para edhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
A mendoni që komuniteti ndërkombëtarë duhet të vazhdojë përpjekjet për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian ndërkohë që Serbia nuk i ka përmbushur ende kërkesat e Gjykatës së Hagës për dorëzimin e kriminelëve të luftës?
Mendoj se BE-ja ia ka bërë të qartë premtimin e saj Serbisë se kjo e fundit do të bëhet eventualisht anëtare e grupit. Është e rëndësishme që Serbia ta ketë këtë perspektivë. Por është po aq e rëndësishme që Serbia t’i përmbushë kërkesat e Gjykatës së Hagës për dorëzimin e Ratko Mlladiçit para se të vazhdojë rrugën e saj të anëtarësimit në BE. Kam besim se Serbia është në gjendje ta arrestojë zotin Mlladiç dhe shpresoj që kjo të ndodhë së shpejti në mënyrë që vendi të vazhdojë integrimin evropian.
Cila mendoni duhet të jetë natyra e bisedimeve Beograd-Prishtinë, nëse ato fillojnë në të ardhmen?
E rëndësishmja është që bisedimet të zhvillohen dhe që Beogradi dhe Prishtina të kenë vullnetin të dialogojnë. Ky dialog nuk duhet të jetë për statusin e Kosovës, por për marrëdhëniet e mira fqinjësore që duhet të kenë. Në këtë pikë ky lloj dialogu nuk duket i mundur dhe kjo është negative, sepse eventualisht Serbia dhe Kosova do të duhet të jetojnë pranë njëri tjetrit, do të duhet të trajtojnë problemet si trafikimin, korrupsionin, çështjet kufitare etj. Prandaj është e domosdoshme që ato të dyja të fillojnë të bashkëpunojnë për këtë sa më parë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Njohja e Kosovës shtet i pavarur
» Lunaçek:Njohja e Kosovës dhe nga 5 vendet e BE-së
» Intervista/Si mund ta shfrytëzojnë shqiptarët, Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut
» Konfirmohet njohja e pavarësisë së Kosovës nga Katari
» Mërgimtarët mund të regjistrohen në çdo qytet të Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi