Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lunaçek:Njohja e Kosovës dhe nga 5 vendet e BE-së

Shko poshtë

Lunaçek:Njohja e Kosovës dhe nga 5 vendet e BE-së  Empty Lunaçek:Njohja e Kosovës dhe nga 5 vendet e BE-së

Mesazh nga Agim Gashi Wed Dec 21, 2011 4:42 pm

Lunaçek:Njohja e Kosovës dhe nga 5 vendet e BE-së
Lunaçek:Njohja e Kosovës dhe nga 5 vendet e BE-së  Eu-asylrichtlinie-lunacek20090510140445
Pesë vendet e Bashkimit Europian, duhet të njohin pavarësinë e Kosovës, ashtu sikurse e kanë bërë 22 vende të tjera.
Ka qënë ky propozimi i ardhur nga Eurodeputja austriake, raportuese për Kosovën në PE, Ulrike Lunacek, ku i është drejtuar pesë vendeve anëtare të BE-së: Greqisë, Qipros, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës, për pavarësinë e Kosovës.
Gjatë një interviste, Lunacek ka deklaruar se shpreson që në një të ardhme të afërt, Serbia ta njohë Kosovën, por më parë, këtë veprim duhet ta ndërmarrin pesë vendet evropiane që ende nuk e kanë bërë.
“Kosova është një shtet i ri dhe se perspektiva e saj bashkë me atë të vendeve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Kur kjo të ndodh, rëndësia e kufijve nuk do të jetë më ajo që ka qenë deri më tani”, tha më tej ajo.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi