Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prend BUZHALA:PO NA RINGJALL PAS NJË JETËTHYERJEJE, AMË E JETËS, AMË E VATRËS SË NGROHTË

Shko poshtë

Prend BUZHALA:PO NA RINGJALL PAS NJË JETËTHYERJEJE, AMË E JETËS, AMË E VATRËS SË NGROHTË  Empty Prend BUZHALA:PO NA RINGJALL PAS NJË JETËTHYERJEJE, AMË E JETËS, AMË E VATRËS SË NGROHTË

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 06, 2012 10:24 am

Prend BUZHALA:PO NA RINGJALL PAS NJË JETËTHYERJEJE, AMË E JETËS, AMË E VATRËS SË NGROHTË  525956_214501282001963_1787711715_n

Prend BUZHALA
(poezi nga viti (1986)


PO NA RINGJALL PAS NJË JETËTHYERJEJE,
AMË E JETËS, AMË E VATRËS SË NGROHTË



Po na ringjall, Ti, Amë e Jetës, pas një jetëthyerjeje
po na e zbërthen në Fletën e Jetës së Gjakuar
botën vuajtjepasosur e shteghumbur,
botën ankthpritjesh e litarvarjesh,
botën që bart mbi shpinë Kryqin e Shenjdëshpërimit.
Po na rikthen në Amën e Idealeve, nga thellësi të errëta
Gjidetesh, jetëterratisjesh, Ti, Amë e Vatrës së ngrohtë.
Ti i gjen shteg shpirtit nëpër labirintet e Fatit
i gjen shikim Syrit të Pikëlluar
nëpër mjegullnajat e jetës-gërmadhë.
Si dielli që lind pafundësisht: ia gjen një flakadan
asaj Jete me vulat e dënimeve të Zotit, Kohës e Robit.
I gjen trimat e shkepur në të katër anët
e bëhesh Nënë që i pret bijtë te Pragu,
e bëhesh Nënë që zhduket në natën me shtrëngatë
për ta kërkuar djalin e humbur pas xixëllonjave, pas të bukurës.
E bëhesh zog (e pra, bëhesh njeri) që rri pragjeve të jetës
e askush ushqim s’të jep, -
ashtu e përjeton më thellë përbuzjen njerëzore mbi veten.
E provon ç’është moskokëçarja e mikut
që pranë teje kalon si pranë një varri,
kokën kah ti s’e kthen e hapin s’e ndal.
Oh, Amë e Jetës së Përvuajtur, të shoh si bëhesh Një
me njeriun pa asnjë mbështetje në jetën-bosh.
Është njeriu që vuan, kur e ndien veten të huaj
Edhe nga vetja, zhgënjehet thellë dhe heq dorë
edhe nga emri i vet. Është njaj Njeri, që nuk e njeh as shtëpinë e vet,
nuk njeh grua, nuk njeh fëmijë,
s’e njeh as veten në pasqyrë –
dhe ndriçon papritmas në errësirën e Fatit.
Bëhesh Frymë e Ringjallur, duke zbuluar shtigje
në ngushticat e jetës. Bëhesh si Njeriu fatprerë
që ia rikthen lëngun jetës.


(1989)
(poezi nga libri:
Prend BUZHALA: “O Amë, o Amë”, 1995, Klubi i Shkrimtarëve “Vorea Ujko”, Klinë.


Prend BUZHALA:PO NA RINGJALL PAS NJË JETËTHYERJEJE, AMË E JETËS, AMË E VATRËS SË NGROHTË  199087_267338473384910_779834226_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi