Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Klinton - "Ja pse Obama duhet rizgjedhur"

Shko poshtë

Klinton - "Ja pse Obama duhet rizgjedhur" Empty Klinton - "Ja pse Obama duhet rizgjedhur"

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 06, 2012 12:19 pm

Klinton - "Ja pse Obama duhet rizgjedhur"


Klinton - "Ja pse Obama duhet rizgjedhur" Largea_151309014_620x3501346919277
Me një fjalim të fuqishëm, ish presidenti Bill Clinton elektrizoi mbrëmë kuvendin kombëtar të Partisë Demokrate duke argumentuar përpara votuesve amerikanë se për se ata duhet të rizgjedhin Barak Obamën si president të Shteteve të Bashkuara. Ish Presidenti kritikoi republikanët se refuzojnë të bashkëpunojnë dhe argumentoi se nëse Presidenti Obama rizgjidhet, efektet e rimëkëmbjes ekonomike do të ndihen shumë shpejt.
Ish Presidenti Bill Klinton, i njohur si president i begatisë dhe rritjes ekonomike për amerikanët, foli dje në mbrojtje të rizgjedhjes së zotit Obama dhe ua hodhi fajin republikanëve që, sipas tij, kanë refuzuar të bashkëpunojnë me presidentin në një numër çështjesh.
Megjithëse shpesh kam mosmarrëveshje me republikanët, unë kurrë nuk i kam urryer ata në atë mënyrë që e djathta ekstreme, e cila tani kontrollon partinë e tyre, duket se urren Presidentin Obama dhe demokratët,” tha zoti Clinton.


Ish presidenti Clinton tha se kur ishte guvernator, ai bashkëpunonte me presidentin e atëhershëm Reagan për reformën e ndihmës së papunësisë si dhe me presidentin George H.W. Bush për çështjet e arsimit. Ai tha se i ishte gjithashtu mirënjohës presidentit George W. Bush për bashkëpunimin në disa çështje të tjera.
Zoti Clinton tha se kur kohët janë të vështira, konflikti i përhershëm mund të jetë një taktikë e mirë politike, por në botën reale bashkëpunimi funksionon më mirë.
Një ndër arsyet kryesore se përse Amerika duhet të rizgjedhë Presidentin Obama është se ai vazhdon të jetë për bashkëpunimin. Ai emëroi republikanë në postet e sekretarëve të mbrojtjes, të këmbësorisë dhe të transportit. Ai emëroi një nënpresident i cili kandidoi kundër tij në vitin 2008, tha zoti Clinton.


Klinton - "Ja pse Obama duhet rizgjedhur" F1_06obama1346919644
Zoti Clinton kritikoi republikanët, duke thënë se ata përpiqen të duken si një alternativë e pranueshme ndaj Presidentit Obama, por nuk janë në gjendje të thonë shumë për idetë që kanë ofruar gjatë dy viteve të fundit.
Mua më pëlqen më shumë argumenti për rizgjedhjen e zotit Obama. Ai trashëgoi një ekonomi thellësisht të dëmtuar, filloi rrugën e gjatë dhe të vështirë drejt rimëkëmbjes dhe hodhi bazat për një ekonomi moderne dhe të balancuar mirë që do të krijojë miliona vende të reja pune dhe shumë pasuri për njerëzit me ide të reja.
Ish presidenti Clinton mbrojti planin e zotit Obama për kujdesin shëndetësor dhe paraqiti argumentin se përse, sipas tij, plani i presidentit Obama për pakësimin e borxhit është më i mirë se sa ai i kandidatit republikan Mitt Romney.
Zoti Clinton, i cili njihet si presidenti që u largua nga Shtëpia e Bardhë me sufiçit në buxhetin kombëtar, tha se plani i zotit Romney për të shkurtuar borxhin nuk mund të funksionojë, sepse nuk i qëndron provës së përgjegjshmërisë fiskale.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi