Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vritet ambasadori amerikan në sulmin në Bengazi

Shko poshtë

Vritet ambasadori amerikan në sulmin në Bengazi Empty Vritet ambasadori amerikan në sulmin në Bengazi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 12, 2012 6:44 pm


Vritet ambasadori amerikan në sulmin në Bengazi


Vritet ambasadori amerikan në sulmin në Bengazi Largea_christopher-stevens1347449921
Ambasadori amerikan Kristofer Stivens raportohet të jetë në mesin e katër personave që u vranë nga sulmi me raketa mbi konsullatën në Bengazi të Libisë.

Më herët, u tha se persona të armatosur kanë sulmuar konsullatën amerikane në qytetin lindor të Bengazit në Libi dhe ia kanë vënë flakën ndërtesës, duke vrarë një pjesëtar të personelit amerikan.

Lajmin për vrasjen e ambasadorit e kanë dhënë agjencitë perendimore te lajmeve.

Vritet ambasadori amerikan në sulmin në Bengazi Sulmi-bengazi


Ka pasur edhe raporte të përleshjeve të rënda mes milicëve të armatosur dhe forcave të sigurisë jashtë ndërtesës.

Në një deklaratë, sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara “shprehin keqardhjen për çdo përpjekje të qëllimshme për denigrimin e besimit fetar të të tjerëve", por shtoi se “nuk ka ndonjë justifikim për veprimet e dhunshme të këtij lloji.”

Ndërsa, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland tha se SHBA e dënon ashpër sulmin, dhe po punon me forcat libiane të sigurisë për të siguruar ndërtesën.

Banorët e Bengazit të intervistuar afër konsullatës së shkatërruar amerikane, kanë thënë se sulmi është rezultat i zemërimit në lidhje me një film të buxhetit të ulët, i cili, siç thonë ata, e ofendon profetin Muhamed.

Ka raportime të ndryshme mbi origjinën e filmit, por thuhet se ai është prodhuar në SHBA.

“Libianët nuk duan që dikush të thotë diçka të keqe mbi profetin e tyre. Profeti Muhamed nuk është Osama bin Laden. Ai nuk është kushdoqoftë. Ai është profeti ynë”, ka thënë një qytetar i Bengazit.


Vritet ambasadori amerikan në sulmin në Bengazi Sulmi-bengazi3


Sulmi i së martës në Libi erdhi, pasi një protestë e mëhershme e islamikëve radikalë shpërtheu jashtë ambasadës amerikanë në Kajro, në kryeqytetin e Egjipit fqinj.

Protestuesit në Kajro ishin gjithashtu të zemëruar mbi filmin e titulluar
“Pafajësia e myslimanëve”, i cili është promovuar nga një i krishterë egjiptian anti-mysliman në SHBA.


Pjesë të filmit janë postuar në YouTube dhe janë sinkronizuar në gjuhën arabe.

Dhjetëra protestues hipën mbi muret e ambasadës në Kajro. Ata grisën flamurin amerikan, që valonte në gjysmë shtizë për të shënuar përvjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatoirt, dhe e zëvendësuan me një flamur islamik.

Një protestues, Hosam Jusef Ismail, e ka dënuar poshtërimin e profetit islamik nën pretekstin e lirisë së shprehjes.

“Nuk është e drejtë që një njeri të ketë të drejtë të bëjë çkado. Kjo do të ishte kundër interesave të një personi tjetër. Nuk ekziston një gjë e tillë si liria e pakufizuar. Edhe liria ka kufij. Bindjet themelore fetare duhet të respektohen nga të gjithë në botë. Ne jemi kundër këtij filmi, ne kemi dëgjuar se e fyen profetin, paqja qoftë mbi të, edhe pse unë personalisht nuk e kam parë atë".

"Por, ne jemi duke u përpjekur që të dërgojmë një mesazh në tërë botën se ne, si myslimanë, i kemi vijat e kuqe, dhe se ne kemi besimet themelore. Nëse mediat përpiqen që të na bëjnë të devijojmë nga besimet tona thelbësore, ne kurrë nuk do ta bëjmë një gjë të tillë”, tha Ismail.

Ambasada e SHBA-së lëshoi një deklaratë që dënon “përpjekjet e vazhdueshme nga individë të këshilluar keq, që lëndojnë ndjenjat fetare të myslimanëve – derisa ne dënojmë përpjekjet për ofendimin e besimtarëve të të gjitha feve.”

Në deklaratë thuhet se “ne fuqimisht kundërshtojnë veprimet e atyre që abuzojnë me të drejtën universale të fjalës së lirë për të lënduar besimet fetare të të tjerëve.”

Sam Basil, një izraelito-amerikan që merret me patundshmëri nga Kalifornia, tha se ai e ka prodhuar dhe drejtuar filmin.

Agjencia e lajmeve Associated Press citon Basilin të ketë përshkruar se si të krishterët koptë janë shtypur në Egjipt.

Filmi më parë u tha se është prodhuar nga pjesëtarët e mërgimtarëve egjiptianë koptë në SHBA.

* * * *

Raportet nga Libia thonë se persona të armatosur kanë sulmuar konsullatën amerikane në qytetin lindor të Bengazit dhe ia kanë vënë flakën ndërtesës, duke vrarë një pjesëtar të personelit amerikan.

Sulmi ka ndodhur të martën, pas një proteste që u mbajt para Ambasadës së SHBA-së në kryeqytetin egjiptian, Kajro, për shkak të një filmi, për të cilin thuhet se është ofendues për profetin Muhamed.


Vritet ambasadori amerikan në sulmin në Bengazi Sulmi-bengazi1

Konsullata në Bangazi është raportuar të jetë djegur pasi iu vu zjarri nga protestuesit.


Ka pasur edhe raporte të përleshjeve të rënda mes milicëve të armatosur dhe forcave të sigurisë jashtë ndërtesës.

Më parë gjatë ditës në Kajro, mijëra njerëz u mblodhën jashtë ambasadës amerikane për të protestuar kundër filmit të prodhuar në SHBA.

Flamuri amerikan, i cili ishte ulur në gjysmë shtize, për të shënuar sulmet e 11 shtatorit, u gris nga demonstruesit dhe u zëvendësua me një flamur islamik.


Vritet ambasadori amerikan në sulmin në Bengazi Sulmi-bengazi2





Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi