Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deputeti i PDK-së, Halit Krasniqi kërkon që Qeveria të bëjë ndryshime

Shko poshtë

Deputeti i PDK-së, Halit Krasniqi kërkon që Qeveria të bëjë ndryshime Empty Deputeti i PDK-së, Halit Krasniqi kërkon që Qeveria të bëjë ndryshime

Mesazh nga Agim Gashi Thu Sep 13, 2012 2:26 pm

Deputeti i PDK-së, Halit Krasniqi kërkon që Qeveria të bëjë ndryshime




Deputeti i PDK-së, Halit Krasniqi kërkon që Qeveria të bëjë ndryshime Largea_halit_krasniqi21347535290
Në seancën e parë të Kuvendit pas përfundimit të pavarësisë, ka ardhë një kërkesë interesante. Madje nga një deputet i PDK-së. Deputeti Halit Krasniqi tha se meqenëse mbikëqyrja ka përfunduar, shtrohet nevoja që Qeveria të bëjë ndryshime dhe freskime në formë dhe përmbajtje. Ai i bëri këto komente në kohën e deklarimeve të lira, gjatë së cilës, u ngritën çështje të ndryshme nga deputetë të caktuar.

Me ngritjen e çështjeve të ndryshme nga ana e deputetëve, nisi seanca e parë e Kuvendit pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë. E i pari foli deputeti i PDK-së, Halit Krasniqi, i cili tha se duke pasur parasysh se ka përfunduar mbikëqyrja, duhet të ketë ndryshime në qeverisje. Ai tha se çdo qeverisje ka nevojë për freskim në formë dhe përmbajtje në një periudhë të caktuar, e në këtë rast, sipas tij, Qeverisë së Kosovës i imponohen ndryshime të shpejta, duke pasur parasysh faktin se ka sfida të veçanta që nuk i ka çdo qeveri.

“Është në përgjegjësi të lidershipit të PDK-së të analizojë, të vlerësojë dhe të vendos për gjithë spektrin e ndryshimeve, duke pasur në konsideratë rekomandimet nga jashtë saj, por vendimi për ndryshimin e politikave qeverisëse, nuk guxon t’ua lerë vullneteve sado dashamirëse të qendrave jashtë PDK-së, as zërave të oponencës, të cilat nuk kanë motiv ndryshimin për perfeksion, por krijimin e anarkisë”, tha Krasniqi.

Ligjvënësit ngritën edhe çështje të tjera gjatë kohës së deklarimeve të lira, ndërkaq nuk kaloi pa u përmendur edhe arrestimi i kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, njëherit zyrtar i lartë i LDK-së, Sami Hamiti. Deputeti i PDK-së, Berat Buzhala shprehu habinë për mosreagimin e LDK-së.

“Qytetarët janë jashtëzakonisht të shqetësuar për lejet që i kanë marrë, banesat që i kanë fituar, dhe a është kjo gjithmonë e lidhur me krimin e organanizuar dhe a do të vazhdojnë ato leje t’i kenë”, tha Buzhala.

Deklaratat e Buzhalës, kanë nxitur reagimin e shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.

“Është interesant që ky njeri që pak më herët foli nuk është mësuar kurrë t’i kqyr punët e veta dhe bizneset e veta, e mos ta mësojë LDK-në, çka duhet të bëjë. Ne e kemi thënë, ne jemi për sundim të ligjit”, tha Beqiri.

Ndryshe, në seancën e sotme, ligjvënësit kanë në rend dite për shqyrtim të parë Projektligjin për procedurën përmbarimore, Projektligjin për Agjencinë për menaxhimin e komplekseve memoriale të Kosovës dhe Projektligjin për ujërat e Kosovës, ndërsa në lexim të dytë janë tri projektligje të tjera.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi