Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krasniqi kërkon përgjigje për sharjet

Shko poshtë

Krasniqi kërkon përgjigje për sharjet Empty Krasniqi kërkon përgjigje për sharjet

Mesazh nga Agim Gashi Mon Dec 03, 2012 10:05 pm

Krasniqi kërkon përgjigje për sharjet


Krasniqi kërkon përgjigje për sharjet Largea_2012_12_03_kryesia-6451354550776
“Morali jonë është kjo gjendje që është” kështu ka deklaruar kryeparlamentari Jakup Krasniqi nëse ishte dashur që dikush moralisht të jepte dorëheqje, pas publikimeve të bisedave telefonike të përgjuara nga EULEX-i. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Krasniqi nuk ka dashur të shtojë asgjë nga ajo që ka thënë me herët rreth kësaj çështjeje.

Përderisa shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci nuk ka dashur të deklarohet për media, rreth përgjimeve që janë bërë nga EULEX-I, ku edhe ai është i përfshirë, kryeparlamentari Jakup Krasniqi nuk ka dashur të shtojë asgjë më shumë nga deklarata që e ka bërë për shtyp. I pyetur nëse dikush është dashur të jap dorëheqje pas kësaj, Krasniqi është përgjigjur, se morali po reflektohet me gjendjen që është.

“Unë mendoj se për këtë e kamë thënë mendimin tim dhe skam çfarë të shtojë.Shfrytëzoni rastin që t’i pyeteni ata. Morali jonë është kjo gjendje që është dhe unë nuk dua të flas për këtë”, ka thënë Krasniqi.

Sa i përket çështjes nëse duhet të debatohet në Kuvend për mandatin e EULEX-it, kryeparlamentari Krasniqi tha se kjo është çështje e grupeve parlamentare nëse do ta kenë një kërkesë të tillë për tu proceduar në Kuvend. Ndërkohë edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri i është shmangur pyetjeve që kanë të bëjnë me bisedat e përgjuara, duke thënë se vlerësimin për këtë e ka dhënë kryetari i LDK-së Isa Mustafa.

“Ju nëse e keni përcjellë edhe vetë lideri ynë i partisë e ka thënë, gjuha e komunikimit mënyra e komunikimit janë qytetarët që duhet ta vlerësojnë vet ata. Nuk di çka me thënë sa i përket gjuhës së komunikimit, se është shumë e qartë, dhe unë nuk dua as me ra as në atë nivel për me i komentua se çfarë është dëgjua”,tha Beqiri.

Kryesia e Kuvendit, ka vendosur që seance e radhës të mbahet me 6 dhjetor, ku ndër të tjera në rend dite do të jetë edhe propozim vendimi i Qeverisë, për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi