Salih Imeri: Reagim ndaj Mbretrisё Shqiptare
Faqja 1 e 1
Salih Imeri: Reagim ndaj Mbretrisё Shqiptare
Reagim ndaj Mbretrisё Shqiptare
Nga Salih Imeri
Te nderuar,
Pareshtur nderin ua blatojmё Juve – miqve tonё !
Sa herё tundohet Atdheu ynё – Kosovё alarmohet shqetësimi ynё.
Nuk ka pardon kur dikush e trajton Kosovёn pёr “Vilajet tё budallёkut”,kur po ai Dikush mendon t’i rregullojё levat e tij politike nёpёrmes Kosovёs duke e mendue si tokё tё patёnzon!
Miqtё e Kosovёs !
Po Jua dёrgojmё kёtё Pergamenё me formulё kodike te Kosovёs – Juve dhe miqve Tuaj.
Kjo pergamenё – Kod na jep krah tё ndjehemi tё sigurtё vetëm kur jemi tё bashkuar e krenarё.
Le ta shpёtojmё Kosovёn nga nofka : “Vilajet i budallёkut” !
“Nёna Kosovё Shqipёri e vёrtetё” – shkroi Dr.Samim Visoka nё vitin e largët 1943.
E saktё !
Le ta shpёrndajmё kёtё LETER deri tek mendja dhe zemra e secilit kosovar !
Pse tё na mbajё peng mёkati i vitit l945 ?!
Le ta vejmë veshin e Zemrёs nё gjoksin e Kosovёs pёr ta dёgjue vigmën e sa njёzetshekullore !
Me fat !
__________
[size=21]Letër e hapur
Drejtuar: Mbretërisë Shqiptare, Pretendentit të fronit - Lekё Zogun I, Princit Leka II dhe Oborrit Mbretëror !
Me motivacion : Reagimi
Nga:
Unë, iniciatori i këtij reagimi (të hapur); Salih R. Imeri, nga qyteti i Gjakovës, i lindur më 24.06.1988 - student në vitin e parë pranë UP-së.
Kёtё reagim e mbështet numër i madh qytetarësh të Kosovës – kosovar , ushtrues të profesioneve nga më të ndryshmet, si dhe kolegë tё mi.
Shkëlqesia Juaj
E pёrgjёroj dёnjimin Tuaj prej Mbreti për vizitën Tuaj dinjitoze – aq madhështore, me gjithё atё shkëlqim mbretëror, përkundër gjendjes Suaj shëndetësore në të cilën ndodheni!
Denjuat ta vizitoni Kosovën !
Ju pёrgjёrojmё !
Vetëm Providenca qiellore ёshtё mbushёlluar përkujdesje hyjnore t’ia dhurojё Kosovёs ngazëllimin qё sjell eskorta mbretërore e Lartmadhёrisё Suaj !
Një pretendent i Fronit mbretëror i një vendi fqinj, kaq i lidhur me fatin e Kosovёs,kapton aq male pёr tё na ngazëllye me vizite mbretërore! Ju Lartmadhёri,edhe pse aq shumё belbëzoni nё gjuhёn e shtetasve Tuaj,mbase zemra Ju flet mё rrjedhshёm!
Një pretendent i Fronit mbretëror i një vendi fqinj, kaq i lidhur me fatin e Kosovёs,kapton aq male pёr tё na ngazëllye me vizite mbretërore! Ju Lartmadhёri,edhe pse aq shumё belbëzoni nё gjuhёn e shtetasve Tuaj,mbase zemra Ju flet mё rrjedhshёm!
Lartmadhёri ! Kombi im kosovar me gjak e me zemёr flet rrjedhshёm.
Lartmadhёri! Po qe se e keni pasur guximin qytetar prej Mbreti ta lexoni Vepren e Dr.Samim Vafsi Visokes "Nёna Kosovё Shqipёri e vërtetё”,mbase edhe do tё ishit mёdyshue kur keni marrё rrugё pёr nё Kosovё nё vitin e parё tё Pavarёsisё !
Lartmadhёri!
Ju mund tё Jeni bёrё mbret pa vullnetin e Hans Kristian Andersenit pёr “Rrobat e mbretit”!
Sa keq pёr Lartmadhёrinё Tuaj!
Ja ! Kosova heroinё ёshtё zonjё pa praskё !Ajo e sheh dhe Jua thotë troç kur mbreti del lakuriq !
Kështu flitet nё Kosovё Lartmadhёri!
Lartmadhёria Juaj, vetëm pak ditë pas anëtarësimit të vendit Tuaj në NATO, pa pritur t’i merrni përgëzimet tona, na bëtë një befasi mbretërore!
Befasi të llojit të cilat jemi mësuar t’i presim nga vendi Juaj qe nga viti i largët 1448 e deri tek Ju !
Befasi të llojit të cilat jemi mësuar t’i presim nga vendi Juaj qe nga viti i largët 1448 e deri tek Ju !
Lartmadhri Ju do te pyetni për vitin 1448 !
Kёtё vit,përkundёr fjalёs sё dhёnё,Skёnderbeu nuk arrijti nё Kosovё pёr tё luftuar krahas kosovarёve. Pёr çudinë Tuaj, Lartmadhёri, nё Kosovё arrijti Mbreti i Hungarisё -Janosh Hunijadi pёr tё luftuar nё vend tё Skёnderbeut !
Lartmadhёri ! Skёnderbeu arrijti nё Kosovё vetëm pas vitit Dymijё !Ishte krejt i llamarint – ngujuar ne metal ! Pa fije turpi u vendos ne qendër tё Prishtinёs ! Shumё vonё Lartmadhёri ! Shumё vonё !
Edhe Ju Lartmadhёri erdhët shumё vonё nё Kosovё!
Edhe Ju Lartmadhёri na e përmbysët sofrën !
Provuat tё na aneksoni !
Na keni zhgënjyer !
Ju, Lartmadhёria Juaj, na keni indinjuar tej mase, neve qytetarёve tё Republikës së Kosovës – neve kosovarëve.
Ju na keni irrituar me veprimet Tuaja sklerotike!
Zotëri, nuk gjejmë të drejtë as normë legjislative e as morale t’i justifikojë veprimet Tuaja. (E kemi fjalën për frazën tuaj dёshpёruese :“Kosova dhe Shqipëria janë dy gishta të një dore. Ato duhet të bashkohen. () Do ta kundërshtojnë por duhet të përballemi.”
Kështu ishte morali i thënies, të cilën e kemi marrë nga Ju Lartmadhёri !
Ju, Lartёmadhёria Juaj, me këta dy gishtat Tuaj thatanikё na futët në luftë me tërë Botën ! Na bëtë subjekt dyshimi! Me këtë Ju, Lartësia juaj, nuk keni bërë gjë prej gjëje veçse provuat ta aneksonit vendim tim pas gjithё atij intervenimi 78 ditё e netёsh nga NATO !
Edhe njё herё e vërtetuat Lartmadhёri se ai Fan Noli i paska dhёnё hak tё gabuar “Mbretit” tё shqiptarёve duke e krahasuar me Don Kishotin aq madhështor. Don Kishoti ishte burrё me koqe – “mbreti” i shqipёriasve doli soj pa koqe !
Nuk ka emër tjetër !
Me aq qyqarllёk na e ndotёt gjakun e derdhur lum për më se 20 shekuj për ta arritur 17 shkurtin e vitit 2008 !
Na kallet datёn !
Na bёtё krupёn !
Ju, Lartmadhёria Juaj, na e bëtë të papriturën!
Lartësia juaj!
Ku ishit ju para qershorit 1999?
Pse nuk na liruat nga pushtuesi i fundit – nga ai serbosllav – Jugosllav ?
Pse atëherë nuk na morët në gji, për tё na bashkuar?
Apo nuk guxuat ? Serbёt ishin më të fuqishëm e Ju ishit qyqarё; Ju ishit tё zёnё duke e vrarё Shqipёrinё ?
Ne, kosovarët, e patëm guximin t’u bijmё ndesh armiqve për ta mbrojtur Kosovёn.
Dora Juaj thatanike, të cilës Kosova si gisht po i përkitka, nuk e morri guximin ta shkrepë as edhe një plumb, as edhe në raketë të vetme, për të na mbrojtur!
Sikur vendi Juaj të kishte pasur më shumë guxim prej qytetari dhe të kishte punuar njёmendsisht pёr kёtё bashkim ndryshe do të ishte pёrfundimi i luftës; më të vogla do të ishin dëmet e luftës.
Tash, pasi ne, kosovarët, e përjetuam Golgotёn, Pilati thatanik, me gishtat grremçorё, na e sugjeron bashkim – vёllazёrimin Kosovё – Shqipёri !
Ju,Lartmadhёri, me moralin e hijenёs katandiseni ta aneksoni fitoren e tjetërkujt!
Do t’Jua kujtojmë se Mbretёria e Bashkuar e ka njё kryeministër i cili flet kur “Mbreti” i shqiptarёve sklerozisht del lakuriq para shtetasve ! Kryeministri i Mbretёrisё sё Bashkuar tha: “Fitorja e NATO-s në Kosovë do ta dekurajojё tiraninё gjithkund në Botë, dhe njëkohësisht do ta inkurajojё demokracinë dhe do ta loçoje frymën e lirisë kudo.”
Lartmadhёri ! Athua do ta lejonte NATO aneksimin e Kosovёs nga sklerotikët !?
Ne nga 10 qershori 1999 jemi të lirë de fakto. Nga 17 Shkurti 2008, frymojmë të lirë në Demokraci – de juro.
Ju lus të na lejoni të jetojmë tё lirё nё Kosovёn Shtet !
Lartmadhёri ! Kosova sot ka miq tё fuqishëm nё botё!
Kosova ka edhe armiq tё fuqishëm. Kosova nuk mund t’i këmbejë miqtë nё armiq,apo anasjelltas duke hazardue me formulat e Enver Hoxhёs e Tuajat.
Lartmadhёri !Sa herё Ju dhe Enver Hoxha e nxorët Shqipёrinё nё pazaret evroaziatike pёr ta shitur me çmime qesharake – me çmime kineze! Formulat Tuaja tё bankrotuara e iritojnё NATO –n dhe tё gjithё miqtë tonё.
Lartmadhёria Juaj!
Unë – qytetari dinjitoz i Republikës së Kosovës kosovare Ju bëj thirrje haptas të na i sqaroni veprimet Tuaja ! Ju bëj thirrje Juve, “Mbretit” tё një vendi fqinj të bëheni esëll kur është në pyetje vendi im !
Kosova lektis tё jetojë e lirë!
Lartmadhёria Juaj!
Kërkoj, pёr tё mirёn Tuaj, tё bёhёni ekspeditiv në tërheqjen e idesë së bashkimit!
Ju lus të mos luani me ndjenjat e popullit tim, nëse nuk dëshironi të keni edhe një armik!
Ju bëj thirrje! Nëse nuk doni të jeni përkrah kosovarёve nё luftë, na leni të qetë të frymojmë! Nuk e duam edhe një armik në fqinjësi – kemi mjaft të tillë!
E kuptoj politikën shumë mirë, por juve (as vendin tuaj) Jo !
Ju lus të hiqni dorë nga vendi im ! Jua blatoj Çamërinë, Maqedoninë perëndimore, Malёsinё e Malit tё Zi. Edhe aty ka Shqiptarë. Bashkojini ata në atdheun e shqiptarëve! (po ua mbajti!!!)
Ne jemi mirë. Na lini kështu siç jemi! Duam të jetojmë të pavarur !
Ju lus të jeni zotërues i moralit Tuaj !
Salih Imeri
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Salih Imeri: Reagim ndaj Mbretrisё Shqiptare
Reagimi i "studentit" Salihi është i qëllimshëm për ta arritur qëllimin e fyerjes së Mbretit. I themi ketij Saliut se asgjë nuk ke thënë, pos ofendimeve të porositura nga qarqe të ndryshme që nuk ia donë të mirën as bashkimit kombëtar, e as trojeve etnike shqiptare. Ta ofendosh në mënyrë më të ulët Mbretin Leka Zogi I, kjo sdo koment.
Po ta them edhe një: Të jetosh edhe dymijë vite, ti ske me arritë as tek të zinjët e thoit të Lartëmadhërisë së tij Leka Zogu i I-rë. Idea e Tij është shumë më e madhe se sa sharjet, ofendimet dhe trumbetimet e porositura që i thua ti në këtë "reagim" që fare nuk është reagim. Këto që i thua ti janë thjesht sulm flagrant ndaj Mbretërisë shqiptare. Duke folur në emër të qytetarëve të Kosovës, ti ke gënjyer veten tënde prej askushi se gjoja ti na qenkëshe i "madh" por në fakt mbete një jetë i vogël, dhe atë sa një kokërdhi. Si guxon ti të flasësh në emrin e tërë një shteti? Ku e merr atë guxim të shash e fyesh edhe në emrin tim, sepse edhe unë jam qytetar i RK-së , në emrin e miqëve e farefist timtë cilë asnjë nuk jan të mendimit tënd. Gënjeshtari i ka këmbët e shkurtëra, por më të shkurtër e ka nderin dhe fytyrën. Ke ne thuhet "rrenci mbetet vetëm rrenc"!
Po ta them edhe një: Të jetosh edhe dymijë vite, ti ske me arritë as tek të zinjët e thoit të Lartëmadhërisë së tij Leka Zogu i I-rë. Idea e Tij është shumë më e madhe se sa sharjet, ofendimet dhe trumbetimet e porositura që i thua ti në këtë "reagim" që fare nuk është reagim. Këto që i thua ti janë thjesht sulm flagrant ndaj Mbretërisë shqiptare. Duke folur në emër të qytetarëve të Kosovës, ti ke gënjyer veten tënde prej askushi se gjoja ti na qenkëshe i "madh" por në fakt mbete një jetë i vogël, dhe atë sa një kokërdhi. Si guxon ti të flasësh në emrin e tërë një shteti? Ku e merr atë guxim të shash e fyesh edhe në emrin tim, sepse edhe unë jam qytetar i RK-së , në emrin e miqëve e farefist timtë cilë asnjë nuk jan të mendimit tënd. Gënjeshtari i ka këmbët e shkurtëra, por më të shkurtër e ka nderin dhe fytyrën. Ke ne thuhet "rrenci mbetet vetëm rrenc"!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Muhamet Hoxhaj:Reagim ndaj shkrimeve antishqiptare të 'Ilir Dardanit' redaktor te 'Zemra Shqiptare'
» FBKSH-AKSH: Reagim ndaj enciklopedisë maqedonase
» Reagim i një grupi bashkatdhetarësh nga Gjermania ndaj deklaratës së Isa Mustafës
» Gëzim Mekuli:Reagim idioteskt dhe i poshtër i Qeverisë së Kosovës, ndaj humanistit dhe atdhetarit J. DioGuardi
» Paul Tedeschini: Reagim ndaj shkrimit te Prof. Dr. Mehdi HYSENI mbi bashkimin e Kosoves me Shqipnine
» FBKSH-AKSH: Reagim ndaj enciklopedisë maqedonase
» Reagim i një grupi bashkatdhetarësh nga Gjermania ndaj deklaratës së Isa Mustafës
» Gëzim Mekuli:Reagim idioteskt dhe i poshtër i Qeverisë së Kosovës, ndaj humanistit dhe atdhetarit J. DioGuardi
» Paul Tedeschini: Reagim ndaj shkrimit te Prof. Dr. Mehdi HYSENI mbi bashkimin e Kosoves me Shqipnine
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi