Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Ahmet Zogu, burrështetasi më i madh i kombit

Shko poshtë

Berisha: Ahmet Zogu, burrështetasi më i madh i kombit Empty Berisha: Ahmet Zogu, burrështetasi më i madh i kombit

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 16, 2009 8:59 pm

Berisha: Ahmet Zogu, burrështetasi më i madh i kombit

Bota sot, Tiranë
Kryeministri Sali Berisha merr pjesë në ceremoninë e vendosjes së shtatores së Mbretit Ahmet Zogu, në sheshin kryesor të qytetit të Burrelit.




Berisha: Ahmet Zogu, burrështetasi më i madh i kombit BERISHAAA
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Madhëria e tij Leka Zogu i Parë dhe pjesëtar të tjerë të familjes mbretërore, deputetë të zonës, ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të pushtetit vendor, etj.

Kryeministri Berisha mori pjesë sot paradite në ceremoninë e organizuar për vendosjen e Shtatores së Mbretit Ahmet Zogu, në sheshin kryesor të qytetit të Burrelit. Kryeministri Berisha, i ftuar nderi në këtë ceremoni, zbuloi në mënyrë simbolike Shtatoren e nderit, së bashku me Madhërinë e tij Leka Zogu i Parë. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Madhëria e tij Leka Zogu i Parë dhe pjesëtar të tjerë të familjes mbretërore, deputetë të zonës, ministra të kabinetit qeveritar, përfaqësues të pushtetit vendor, etj.Kryeministri Berisha vlerësoi se me këtë shtatore “vendoset në piedestalin që e meriton, njëri prej burrave të shquar të kombit shqiptar, arkitekti dhe themeluesi i shtetit modern të shqiptarëve, Mbreti Zogu i Parë”.Nga ana e tij, Madhëria e tij, Leka Zogu i Parë, u shpreh se ndihej shumë i prekur dhe i nderuar që Kryeministri Berisha ishte i pranishëm në këtë ceremoni, duke vlerësuar se vendosja e Shtatores së Mbretit Ahmet Zogu në sheshin e qytetit të Burrelit, është një moment historik që i përket gjithë Shqipërisë, por veçanërisht Matit. Më tej, Kryeministri Berisha vuri në dukje kontributin e madh të Mbretit Zogu i Parë, në kohërat më të vështira për vendin dhe kombin, i cili, theksoi ai, “me një mençuri të jashtëzakonshme, me kurajë dhe trimëri legjendare, me një vizion të pashoq, ia doli që, në trojet shqiptare të copëtuara, në një komb që numëronte vetëm pak vite nga themelimi i alfabetit të tij dhe që sapo kishte dalë nga sundimi shumëshekullor otoman, të ndërtonte shtetin e ri shqiptar, të standardeve monarkike të avancuara evropiane”.
Kryeministri siguroi se qeveria e tij “ushqen dhe do të ushqejë respektin dhe nderimin më të madh për veprën e pavdekshme të Ahmet Zogut”.
Berisha: Ahmet Zogu, burrështetasi më i madh i kombit +fjala

Fjala e kryeministrit Berisha
“Madhëria juaj Leka Zogu i Parë,Zoti Kryetar i Bashkisë,Të dashur qytetarë dhe qytetare të Burrelit, por edhe të mbarë Shqipërisë.
Është një nder i madh, një kënaqësi e veçantë, që sot nisim festën e fitores, duke vendosur në piedestalin që e meriton njërin prej burrave të shquar të Kombit shqiptar, arkitektin dhe themeluesin e shtetit modern të shqiptarëve, Mbreti Zogu i Parë. Vendosja e shtatores të Mbretit Zogu i Parë në këtë shesh është një nder i madh që ne i bëjmë mbarë kombit shqiptar. Pavarësia u shpall në Vlorë, shteti modern shqiptar nisi këtu në Mat, me burrin e madh të kombit Ahmet Zogun. Mbreti Zogu i Parë do të hynte dhe kryesonte skenën politike shqiptare në kohërat më të vështira për vendin dhe kombin, në kohërat kur ishte vënë në pikëpyetje - edhe pas shpalljes së pavarësisë -, vet ekzistenca e Shqipërisë së pavarur dhe bëheshin përpjekjet më të përbindshme nga ata që copëtuan shqiptarët dhe Shqipërinë, për të shuar nga harta shtetin e tyre. Ahmet Zogu, me një mençuri të jashtëzakonshme, me kurajo dhe trimëri legjendare, me një vizion të pashoq, ia doli që, në trojet shqiptare të copëtuara, në një komb që numëronte vetëm pak vite nga themelimi i alfabetit të tij dhe që sapo kishte dalë nga sundimi shumëshekullor otoman, të ndërtonte shtetin e ri shqiptar, të standardeve monarkike të avancuara evropiane. Mbreti Zog, me përpjekje të mëdha, konsolidoi pavarësinë e Shqipërisë dhe bëri që të marrin fund përpjekjet për ndarjen e mëtejshme të saj. Si Mbreti i të gjithë shqiptarëve, së bashku me flamurin, ai u bë simboli më pamposhtur i idesë së bashkimit kombëtar, i shpresës së shqiptarëve, kudo që ndodheshin, për liri dhe dinjitet kombëtar. Mbreti vendosi në këtë vend, ligje dhe institucione më të përparuara të kohës, vuri Shqipërinë, që vinte nga një feudalizëm i thellë, në binarët e zhvillimit kapitalist. Fati i tij ishte fati i një seri oborresh monarkike të Europës, të cilat, për shkak të pushtimeve, do të detyroheshin që, nga mërgimi, të mbronin kauzën e drejtë të popullit dhe vendit të tyre.
Berisha: Ahmet Zogu, burrështetasi më i madh i kombit ++zogu

Gjatë luftës, Mbreti Zog ia doli të organizojë rezistencën e shkëlqyer antinaziste, antifashiste, e cila u përfaqësua nga tribunë të vërtetë si Abaz Kupi dhe burra të tjerë të mëdhenj të kombit shqiptar, luftëtar të paepur të lirisë dhe dinjitetit kombëtar.Por, pas luftës, ai do të ishte Mbreti i vetëm në Evropë që nuk do të lejohej të kthehej në vendin e tij. Armiqësia dhe qëndrimi ndaj Ahmet Zogut, ishte armiqësi ndaj identitetit kombëtar të shqiptarëve, armiqësi ndaj qenies së shqiptarëve, ishte diktat i Beogradit, ishte pjesë e komplotit dhe skenarit nga klika hoxhiste, për të bashkuar Shqipërinë me Ish Republikën Federative të Jugosllavisë. E vërteta është se ata që themeluan partinë komuniste shqiptare, si repart i partisë komuniste jugosllave, nuk synonin gjë tjetër, veçse shuarjen nga harta të Shqipërisë së pavarur. Por Mbreti qëndroi si vigan deri ditën që ndërroi jetë, në Paris, në miqësi dhe vlerësim të lartë nga Gjenerali Sharl De Gol, i cili vlerësonte kontributin e tij në rezistencën antinaziste, Mbreti nuk reshti së përpjekuri për të çliruar shqiptarët nga klika hoxhiste, për të çliruar shqiptarët kudo që ishin nga pushtimet barbare dhe mizoritë që përjetonin.Sot ne nderojmë burrin e madh të Matit dhe të mbarë shqiptarëve me këtë shtatore. Unë kam bindjen se historia, me ritmet e jashtëzakonshme të Ahmet Zogut, do të nxjerrë në pah, do të ridimensionojë figurën e tij të madhe, kontributin e tij për shtetin modern të shqiptarëve dhe për konsolidimin e pavarësisë dhe zhvillimin e këtij vendi. Madhëria Juaj, Leka Zogu i parë,Ndihem shumë i nderuar që Ju jeni sot këtu dhe, së bashku, nderojmë Mbretin Zogu i Parë. Unë ju garantoj se qeveria ime, ushqen dhe do të ushqejë respektin dhe nderimin më të madh për veprën e pavdekshme të Ahmet Zogut”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi