Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Dosja Pacolli” përfundon në EULEX

Shko poshtë

“Dosja Pacolli” përfundon në EULEX Empty “Dosja Pacolli” përfundon në EULEX

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 28, 2012 9:07 pm

“Dosja Pacolli” përfundon në EULEX F1_pacolli-f-jpg1348815606

“Dosja Pacolli” përfundon në EULEX

Prishtinë, 28 shtator- Behgjet Pacolli është zyrtari më i lartë i shtetit mbi të cilin rëndojnë akuzat se ka kryer vepër penale përmes falsifikimit dhe mashtrimit. Kallëzimi penal, i ngritur kundër tij nga Agjencia Antikorrupsion, tashmë është në duar të prokurorëve të EULEX-it. Zyrtarë të lartë institucionalë e shohin të udhës që ai të lirohet nga detyra, derisa organet e drejtësisë ta thonë fjalën e fundit rreth “aferave” në të cilat dyshohet të jetë përfshirë ai kohëve të fundit
Burime të afërta me AKK-në i kanë konfirmuar “Kohës Ditore” se kallëzimi penal është deponuar të enjten pasdite në duar të prokurorëve evropianë që veprojnë në Kosovë. “Kallëzimi penal është dorëzuar tek prokurorët e EULEX-it dhe tash është në kompetencë të tyre ta shqyrtojnë nëse ka bazë për të ngritur aktakuzë kundër Pacollit, ose jo”, ka thënë burimi i gazetës. Në EULEX kanë konfirmuar se e kanë pranuar një lëndë nga AKK-ja, por pa dhënë shpjegime të tjera. “Prokuroria Speciale e ka pranuar një kallëzim penal nga Agjencia Antikorrupsion, mirëpo ne nuk mund të japim detaje të lëndës së pranuar”, ka deklaruar zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi. As Agjencia Kundër Korrupsionit në vijë zyrtare nuk ka pranuar të flasë për rastin.
Pacolli aktualisht gjendet në New York bashkë me dhjetëra zyrtarë të tjerë të Qeverisë. Jetlir Zyberaj, njëri nga këshilltarët që është duke e shoqëruar atje,
Në vend të përgjigjes ka pyetur: “Kush ju ka thënë juve se është ngritur kallëzim penal”.
Pacolli ka qenë duke u hetuar për konflikt interesi, për shkak se vitin e kaluar ka nënshkruar disa memorandume të bashkëpunimit në Nigeri në emër të bizneseve evropiane. Pas publikimeve të fakteve të reja në “Kohën Ditore”, AKK-ja pati nisur hetimet “ex officio” për të vërtetuar nëse dokumentet që ka ofruar Pacolli gjatë hetimeve të para kanë qenë valide apo të rrejshme. Pas disa muaj hetimesh, AKK-ja ka ardhur në përfundim se Pacolli kishte falsifikuar dokumentet dhe njëkohësisht i kishte mashtruar hetuesit e AKK-së.

Falsifikimi dhe mashtrimi janë kategori që me ligjet në fuqi sanksionohen si vepra penale (gjerësisht sot në Kohën Ditore”)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi