Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

'Vetëvendosje' dëmton 24 vetura të EULEX-it

Shko poshtë

'Vetëvendosje' dëmton 24 vetura të EULEX-it Empty 'Vetëvendosje' dëmton 24 vetura të EULEX-it

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 25, 2009 9:01 pm

'Vetëvendosje' dëmton 24 vetura të EULEX-it

EULEX-i ka dënuar ashpër sulmin ndaj makinave të veta, që ndodhi mëngjesin e së martës në qendër të Prishtinës.



'Vetëvendosje' dëmton 24 vetura të EULEX-it ++vetvendosje
Disa prej veturave të misionit të EULEX janë rrokullisur, disa të tjerave u janë thyer xhamat, kurse një pjese të konsiderueshme u janë shfryrë gomat

Aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje”, dëmtuan të martën disa automjete të misionit për siguri dhe sundim të ligjit EULEX, të parkuara prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë, kurse policia ka shoqëruar në ndalim policor 21 aktivistë të kësaj organizate. Gjithashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se në parkingun e qytetit që gjendet në qendër të Prishtinës, prapa Pallatit të Rinisë, janë dëmtuar 24 vetura të misionit evropian për sundimin e ligjti EULEX, me gurë dhe mjete tjera të forta. Arbër Beka, zëdhënës i Policisë, thotë se me këtë rast janë arrestuar 21 persona, të dyshuar si pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje. Nderkaq, sipas “Vetëvendosje”, “aksioni simbolik” është kryer në orën 11.00, kurse menjëherë pas kryerjes së “aksionit”, policia ka shoqëruar në ndalim policor 21 aktivistë të kësaj organizate. Disa prej veturave të misionit të EULEX janë rrokullisur, disa të tjerave u janë thyer xhamat, kurse një pjese të konsiderueshme u janë shfryrë gomat. Aksioni i Vetëvendosjes ka ardhur si reagim i përpjekjeve të EULEX-it për të nënshkruar protokollin me Serbinë.
'Vetëvendosje' dëmton 24 vetura të EULEX-it +prishtine25

Reagimi i 'Vetëvendosjes'
Lëvizja Vetevendosje ka njoftuar se ka dëmtuar rreth 25 makina te misionit evropian per sundimin e ligjit, EULEX, për të kundërshtuar praninë e këtij misioni në Kosovë. Në një komunikatë për opinion, kjo Lëvizje përmend edhe protokollin që EULEX-i pritet ta nënshkruajë me Serbinë, për, si thuhet në komunikatë “bashkëpunim me policinë kriminale të këtij shteti kriminal”.“Vetevendosja” pohon se Policia e Kosovës ka arrestuar 21 aktivistë të saj.Në një komunikatë për opinion, ka reguar edhe vetë misioni EULEX, duke e dënuar ashpër veprimin e ndërmarrë në qendër të Prishtinës.
'Vetëvendosje' dëmton 24 vetura të EULEX-it +prot--

“Ndërkohë që EULEX-i mbështet idenë e protestave paqësore si një element i rëndësishëm në cilëndo shoqëri demokratike, shkaktimi i dëmit kriminal nuk i çon përpara interesat apo argumentat e cilitdo prej protestuesve të tillë”, thuhet në komunikatë. EULEX-i gjithashtu vlerëson lart përgjigjjen e shpejtë dhe efikase tëe Policisë së Kosovës."Serbia e pat pranuar UNMIK-un vetëm atëherë kur UNMIK-u nuk e pranoi Kosovën si shtet, por pjesë të Serbisë nëpërmjet Rezolutës 1244. EULEX-i u pranua nga Serbia vetëm atëherë kur ai u zotua se do të vijë në Kosovë me Rezolutën 1244 dhe ‘neutral ndaj statusit’, pra kundër pavarësisë së vendit tonë. EULEX-it për nga prania, mandati dhe misioni, ekziston në Kosovë po sikur UNMIK-u: në marrëveshje me Serbinë. Ekzistenca e tij është dashur të kalojë nëpërmjet miratimit të Serbisë. EULEX-i e ka partner të bashkëpunimit Serbinë, kurse institucionet e Kosovës po i trajton sikur mjete të nënshtruara për arritjen e qëllimeve të veta", thuhet me tej ne deklaratë.
Emrat e të arrestuarve
Salih Zyba, Ramadan Veliu, Naser Shatri, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Kujtim Kosumi, Salih Mehmeti, Fatmir Haziri, Asdren Peci, Arbër Nuredini, Kasim Uka, Bujar Voca, Rron Gjinovci, Faruk Daka, Skënder Mërtyri, Flamur Arifi, Pajtim Demaj, Lirim Gashi, Fatmir Kurti, Kushtrim Zeqiri, Arbër Vokrri, Skender Blakaj.
EULEX-i dënon dëmtimin e makinave
EULEX-i ka dënuar ashpër sulmin ndaj makinave të veta, që ndodhi mëngjesin e së martës në qendër të Prishtinës.EULEX-i, përmes një deklarate vlerëson përgjigjjen e shpejtë nga Policia e Kosovës. SHPK-ja ka arrestuar 20 persona për dëmtimin e rreth 28 automjeteve të misionit evropian të rendit në Kosovë. R.B.
'Vetëvendosje' dëmton 24 vetura të EULEX-it +vet--
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

'Vetëvendosje' dëmton 24 vetura të EULEX-it Empty Deklaratë e Kryeministrit Thaçi lidhur me dëmtimin e veturave të EULEX-it

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 25, 2009 9:06 pm

Deklaratë e Kryeministrit Thaçi lidhur me dëmtimin e veturave të EULEX-it

'Vetëvendosje' dëmton 24 vetura të EULEX-it +thaqi



Gjatë qëndrimit të në Gjilan, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi bëri një deklaratë lidhur me dëmtimin e veturave të EULEX-it, që ndodhi sot në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
“Autoritetet evropiane janë të ftuara nga institucionet e Republikës së Kosovës për të dhënë mbështetjen e tyre me rekomandimet, këshillat, për të ndërtuar perspektivën evropiane të Kosovës, perspektivë kjo e sigurt” – u shpreh kryeministri Thaçi.
Ndërsa, në interesimin e medias lidhur me çështjen e shumëpërfolur të protokollit të EULEX-it, kryeministri Thaçi ritheksoi:
“Qëndrimi i institucioneve të Republikës së Kosovës është shumë i qartë edhe sa i përket çështjes së përfolur të idesë së protokollit. E kam theksuar edhe më herët se edhe gjashtëpikëshi dhe çështja e protokollit i takojnë së kaluarës. Synimi i Kosovës, i qytetarëve të saj, si dhe politika e Kosovës është integrimi në NATO dhe Bashkim Evropian”, ka thënë kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

'Vetëvendosje' dëmton 24 vetura të EULEX-it Empty EULEX- I dënon rëndë dëmtimin e makinave të EULEX-it

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 25, 2009 9:23 pm

EULEX- I dënon rëndë dëmtimin e makinave të EULEX-it




'Vetëvendosje' dëmton 24 vetura të EULEX-it POLICIA


EULEX-i dënon ashpër veprimin e ndërmarrë sot në qendër të Prishtinës ku u dëmtuan një numër makinash të EULEX-it.
Një numër individësh u arrestuan nga Policia e Kosovës. EULEX-i vlerëson përgjigjen e shpejtë dhe efikase të Policisë së Kosovës. Ndërkohë që EULEX-i mbështet idenë e protestave paqësore si një element I rëndësishëm në cilëndo shoqëri demokratike, shkaktimi I dëmit kriminal nuk i çon përpara interesat apo argumentat e cilitdo prej protestuesve të tillë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

'Vetëvendosje' dëmton 24 vetura të EULEX-it Empty Protokolli, sebep i protestës së “Vetëvendosjes”

Mesazh nga Agim Gashi Tue Aug 25, 2009 10:02 pm

Protokolli, sebep i protestës së “Vetëvendosjes”


'Vetëvendosje' dëmton 24 vetura të EULEX-it Petrit_rrahmani_-_vetvendosje_0388-490x320


Nga F. Osmani

Aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë ndërmarrë sot një “aksion simbolik” duke përmbysur dhe dëmtuar rreth 30 vetura të EULEX-it, të parkuara prapa Pallatit të Rinisë.

Disa prej veturave të Misionit të Bashkimit Evropian për Drejtësi dhe Sundim të Ligjit janë rrokullisur, disa të tjerave u janë thyer xhamat dhe u janë shfryrë gomat.

Policia ka shoqëruar në stacion policor 22 aktivistë të kësaj organizate.

Aksioni pa dyshim më seriozi kundër EULEX-it, që prej vendosjes së këtij misioni në tetor të vjetëm, vjen në kohën kur Yves de Kermabon, ka paralajmëruar nënshkrimin e një protokolli bashkëpunimi policor me Beogradin.

“Protokolli ka qenë sebep i protestës së sotme, por problemi kryesor është mandati i EULEX-it...”, i tha Express-it, Glauk Konjufca, një nga drejtuesit e “Vetëvendosjes”.

Sipas tij, protokolli është pasojë e thellimit të bashkëpunimit të EULEX-it me Serbinë. “Pasojë e mandatit të EULEX-it, i cili ka zbarkuar në Kosovë duke i pranuar tri kushtet e Serbisë: që të veprojë sipas rezolutës 1244, të mos pranohet Pakoja e Ahtisaarit, por plani 6-pikësh (në territoret serbe) dhe të jetë neutral ndaj statusit”.

Por Konjufca thotë se EULEX-i madje nuk është as neutral ndaj statusit. “Në protokollin policor EULEX-Serbi, kufiri Kosovë-Serbi quhet ‘kufi administrativ, e jo kufi ndërshtetëror’”.

Drejtuesit e "Vetëvendosjes" thonë se mandati i EULEX-it nuk ndryshon shumë nga ai që ka pasur UNMIK-u. Sipas Konjufcës, edhe EULEX-i është nën ombrellën e OKB-së dhe po e vazhdon mandatin e UNMIK-ut. “EULEX-i ndoshta investon më shumë në imazh por me u dok më i mirë, por 90 për qind është i njëjtë me UNMIK-un”.

Konjufca tha se policia po vazhdonte t’i ndiqte aktivistët e tyre për t’i arrestuar, duke mos i kursyer as disa të lënduar që kanë ndihmë në Emergjencën e QKUK-së. “Policia i ka konfiskuar disa aparate fotografike dhe në bazë të tyre po i kërkon për t’i arrestuar artistët tanë”.

“Vetëvendosja” thotë se disa aktivistë janë lënduar gjatë aksionit. “Ky intervenim i policisë la të lënduar aktivistin Skender Blakaj nga Burimi, i cili është dërguar në klinikën emergjente në QKUK-së, ku po qëndron policia në pritje për ta arrestuar. Aktivistët e Lëvizjes Dardan Molliqaj dhe Fatmir Haziri janë rrahur keq nga policët gjatë rrugës për në staconin policor dhe brenda tij. Fatmir Haziri është rrahur nga polici me numër 8062. Po ashtu është rrahur edhe aktivisti Kujtim Kosumi nga polici me numër 8676, si dhe aktivisti Salih Mehmeti nga polici me numër 8272”, thuhet në një komunikatë të lëshuar pas aksionit nga “Vetëvendosja”.

Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Prishtinë, konfirmoi se rreth orës 11, policia ka marrë informatën se në parkingun prapa Pallatit të Rinisë disa pjesëtarë të lëvizjes “Vetëvendosje” kanë filluar dëmtimin e veturave të EULEX-it. "Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për dëmtimin e 28 veturave, prej tyre 22 kanë qenë të rrotulluara", tha ai.

EULEX-i, nëpërmes një deklarate për shtyp, ka dënuar ashpër veprimin e ndërmarrë sot në qendër të Prishtinës ku u dëmtuan një numër makinash të EULEX-it.

EULEX-i ka lavdëruar përgjigjen e shpejtë dhe efikase të Policisë së Kosovës. “Ndërkohë që EULEX-i mbështet idenë e protestave paqësore si një element i rëndësishëm në cilëndo shoqëri demokratike, shkaktimi i dëmit kriminal nuk i çon përpara interesat apo argumentet e cilitdo prej protestuesve të tillë”, thuhet në deklaratën e EULEX-it.

Aktivistët e arrestuar:
Salih Zyba, Ramadan Veliu, Naser Shatri, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Kujtim Kosumi, Salih Mehmeti, Fatmir Haziri, Asdren Peci, Arbër Nuredini, Kasim Uka, Bujar Voca, Rron Gjinovci, Faruk Daka, Skënder Mërtyri, Flamur Arifi, Pajtim Demaj, Lirim Gashi, Fatmir Kurti, Kushtrim Zeqiri, Arbër Vokrri, Skender Blakaj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

'Vetëvendosje' dëmton 24 vetura të EULEX-it Empty Re: 'Vetëvendosje' dëmton 24 vetura të EULEX-it

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi