Buxhovi: Mos shtrembëroni, faktet për LDK-në janë në Institutin e Historisë
Faqja 1 e 1

Shkrimtari, historiani, publicisti dhe veprimtari Jusuf Buxhovi të hënën ka postuar një faqen e tij, një njoftim se tashmë janë të gatshme për studime shumica e dokumentacionit të LDK-së, përkatësisht mbi 100 mijë sosh, andaj më nuk ka nevojë për spekulime, deri tek shtrembërimi ngjarjeve më elementare, si ajo se kush ishin themeluesit e LDK-së. Buxhovi bën të ditur se një pjesë e dokumenteve origjinale të Lidhjes Demokratike të Kosovës, atyre që lidhen me themelimin si dhe procesin e anëtarësimit (nga dhjetori i vitit 1989 deri në mars të vitit 1990), “tashmë gjenden të sistemuara në Arkivin e Institutit të Historisë në Prishtinë në 36 kuti. Dokumentet, rreth 100 mijë sosh, i janë dorëzuar Institutit të Historisë në vitin 2007, të cilat janë përpunuar me vëmendje dhe tash mund të shfrytëzohen nga studiuesit, hulumtuesit dhe të interesuarit tjerë”. Ai thotë se dokumentet mbajnë konjunkturën: Fondi: Jusuf Buxhovi - Dokumentet për anëtarësim në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Me këtë rast, njoftoj opinionin, se brenda një kohe të shkurtër, këtyre dokumenteve do t'u shtohen edhe ato të natyrës strategjike, rreth 10 mijë sosh, që kanë të bëjnë me procesin nismëtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës: listat e nismëtarëve, listat e pjesëmarrësve në Kuvendin themelues më 23 dhjetor 1989, procesverbalin e kuvendit, (i deponuar në këto foto), pastaj versionin origjinal të Programit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, bashkë me propozimet që i janë bërë nga ata që kanë punuar në të, që i është paraqitur Kuvendit Themelues dhe shumë e shumë relacione me diplomatët e huaj (kryesisht amerikanë dhe gjermanë), të përfshirë në fazën e fundit të themelimit të LDK-së, ku mund të shihet kontributi i tyre si dhe roli tepër mbikëqyrës që kanë pas në gjitha fazat e këtij akti historik”, thotë Buxhovi.
Ka jo pak kohë që ka filluar debati se kush ishin njerëzit që ndikuan në themelimin e LDK-së, si u formua lëvizja dhe kush ishin hernjtë e vërtetë, deri tek debati se si u zgjodh në krye të saj Presidentin Historik dr.Ibrahim Rugova.
“Paraqitja e origjinale të Programit të Lidhjes Demokratike, ka rëndësi tepër të madhe, ngaqë, nga dita e themelimit të LDK-së e tutje, kanë qarkulluar dy-tri versione, të manipuluara nga dikah (me gjoja kërkesa autonomiste, anipse autonomia kishte marrë fund më 23 mars 1989 me ripushtimin e Kosovës dhe manipulime të tjera), të cilat janë shpërndarë, e mbi të cilat bëhet përpjekje t'i hidhet njollë konceptit të saj themelor, të mbështetur në kërkesën për barazi, pra që Kosova të jetë e barabartë në federatë apo konfederatë”, thotë Buxhovi.
Ai thotë se këto dokumente do të përcillen edhe me procesverbalet e degëve dhe të nëndegëve si dhe të punës së komisioneve, që janë zhvilluar në bazë nga fillimi i vitit 1990 deri në vitin 1993. Po ashtu, në këto dokumente do të përfshihen edhe i gjithë dokumentacioni që lidhet me 2 korrikun, 7 shtatorin, referendumin për pavarësi, e deri te zgjedhjet e para parlamentare të vitit 1992.
“Dorëzimi i këtyre dokumenteve në Arkivin e Institutit të Historisë si dhe plotësimi që do të vazhdojë, krahas detyrimit ligjor që ka secili për dokumentin dhe arkivimin e tij, paraqet një kontribut punës shkencore dhe hulumtuese për t'u kompletuar e vërteta për partinë që do t'i prijë shtetndërtimit të Kosovës. Ne këto dokumente, po ashtu u mbyllet udha spekulimeve, të deritanishme (qoftë të paqëllimshme qoftë të qëllimshme), të cilat janë mbështetur në thashetheme, e ku disa persona që kanë marrë pjesë në këtë proces, por më shumë në rolin periferik, pretendojnë të shfrytëzojnë vakumin e dokumenteve origjinale, për manipulime, të ndryshme”, thotë Buxhovi.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Idriz Morina:Ku janë 20 vrasësit e SHIK-ut!? Kush janë 30 viktimat e tyre
» Buxhovi : Akuzuesit e mi janë bashkëpunëtorët më ekstremë të UDB-së
» Haki Bunjaku:Mos e shtrembëroni të vërtetën!
» Pierre-Pandeli Simsia:Në Institutin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në New York
» Spahiç: Janë kush janë kroatët me origjinë të pastër shqiptare në Kroaci

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi