Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sejdiu Zanierit:Unë jam Zot shtëpie në Kosovë!

Shko poshtë

Sejdiu Zanierit:Unë jam Zot shtëpie në Kosovë! Empty Sejdiu Zanierit:Unë jam Zot shtëpie në Kosovë!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 22, 2009 10:20 pm

Sejdiu Zanierit:Unë jam Zot shtëpie në Kosovë!

Lirie Hajdari
“UNMIK-u nuk mund të përfaqësojë Kosovën dhe këtë e kemi thënë edhe më herët e themi edhe tash. Ne jemi Zot të shtëpisë sonë bashkë me mbështetjen e fuqishme ndërkombëtare të vendeve që na kanë mbështetur edhe para proceseve të pavarësimit”, tha presidenti Fatmir Sejdiu.
Sejdiu Zanierit:Unë jam Zot shtëpie në Kosovë! Sh_b


Sejdiu Zanierit:Unë jam Zot shtëpie në Kosovë! --sej-zajn
Presidenti
Kryeministri Hashim Thaçi nuk është takuar me shefin e UNMIK-ut. I pyetur nëse kjo është një shenjë se qeveria në të ardhmen nuk do të bashkëpunojë me misionin e UNMIK-ut, kryeministri Thaçi tha se është Presidenti ai që përfaqëson Kosovën, institucionet dhe popullin e saj.
Rezoluta
Çështja e largimit të UNMIK-ut nga Kosova ka qenë temë e shumë debateve jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Bruksel e Nju-Jork. Në shumicën e këtyre debateve është thënë se UNMIK-u duhet të përfundojë misionin e vet në Kosovë, por si “pengesë” e pakapërcyeshme ka dalë miratimi i një rezolute të re që do të shfuqizonte Rezolutën 1244.


Prishtinë, 22 prill
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së shefit të UNMIK-ut Lamberto Zanier për një takim të përbashkët, për të diskutuar për rolin e UNMIK-ut në Kosovë. Ky takim është mundësuar pas dy kërkesave të njëpasnjëshme që Zanieri u ka bërë udhëheqësve institucionalë të vendit. Zanier kishte kërkuar një takim me Sejdiun e Thaçin para mbajtjes së seancës së fundit të Këshillit të Sigurimit, por ai takim nuk u realizua, ndërsa kërkesa e fundit nga ai drejtuar institucioneve është bërë para një jave. Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës nuk kanë lëvizur nga qëndrimi i tyre për largimin e UNMIK-ut nga Kosova, duke e quajtur të tejkaluar rolin e këtij misioni në Kosovë dhe të panevojshëm që pas shpalljes së pavarësisë. Kërkesa e institucioneve të Kosovës, drejtuar Këshillit të Sigurimit, për t’i dhënë fund mandatit të misionit të UNMIK-ut, ishte prezantuar edhe nga ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, në takimin e fundit për Kosovën të këtij mekanizmi, në fillim të muajit mars.
“UNMIK-un nuk e kemi pasur armik, por...”
Edhe pse takimi ndërmjet presidentit Sejdiu dhe shefit të UNMIK-ut, është mbajtur pa ndonjë paralajmërim dhe larg syve të mediave, mësohet se i pari i vendit i ka përsëritur Zanierit kërkesën e institucioneve për përmbylljen e misionit që ai drejton, derisa i ka bërë të ditur atij se UNMIK-u nuk mund ta përfaqësojë Kosovën dhe se tash Zot shtëpie në Kosovë janë institucionet e saj legjitime. Presidenti Sejdiu, ka konfirmuar takimin e mbajtur me shefin e UNMIK-ut, si dhe kërkesën që ai i ka bërë këtij të fundit për përfundimin e misionit. “Zanieri ka kërkuar që të takohemi dhe natyrisht është normale që të takohemi dhe të bisedojmë. Ai është udhëheqës i një misioni ndërkombëtar që është në përfundim të procesit të tij. E dini se kërkesën për përmbyllje të misionin ne e kemi shtruar edhe në Këshillin e Sigurimit”, deklaroi presidenti Sejdiu. Ai ka çmuar punën e madhe që ka bërë UNMIK-u në Kosovë për një kohë të gjatë, duke qenë partner i rëndësishëm në të gjitha bashkëpunimet, por edhe rolin e secilit njeri që ka qenë në udhëheqje të këtij misioni. Krahas kërkesës se shtruar më parë, presidenti Sejdiu edhe në këtë takim ka kërkuar nga Zanieri që së bashku të nxitohemi në këtë proces që ka qenë ide edhe në KS për rikonfigurim të shpejtë dhe bartje të përgjegjësive në institucione e Kosovës dhe natyrisht në një mision mbështetës siç është EULEX-i. “UNMIK-u nuk mund të përfaqësoj Kosovën dhe këtë e kemi thënë edhe më herët e themi edhe tash. Ne jemi Zot të shtëpisë sonë bashkë me mbështetjen e fuqishme ndërkombëtare të vendeve që na kanë mbështetur edhe para proceseve të pavarësimit në lëvizjen për pavarësi të Kosovës, me njohjen ndërkombëtare siç janë SHBA-të, vendet e BE-së”, tha Sejdiu. Nga ana tjetër, ai i ka mohuar interpretimet në media, duke thënë se UNMIK-un nuk e kemi pasur as nuk e kemi armik, por se bashkërisht kemi bërë procese të mëdha të kualitetit për jetën e qytetarit të Kosovës. “Kosova tash është e pavarur dhe do të ecën përpara”, u shpreh ai.
Thaçi refuzon takimin me Zanierin!
Ndryshe nga presidenti Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi nuk është takuar me shefin e UNMIK-ut. Ai ka mbështetur presidentin në kërkesën e tij, përderisa çmoi rolin e UNMIK-ut për dhjetë vjetët e kaluara në Kosovë. I pyetur nëse kjo është një shenjë se qeveria në të ardhmen nuk do të bashkëpunojë me misionin e UNMIK-ut, kryeministri Thaçi tha se është Presidenti ai që përfaqëson Kosovën, institucionet dhe popullin e saj. “Nuk kam çka t’i shtoj asaj që e ka prezantuar Presidenti. Ne kemi pasur konsulta paradite. Presidenti theksoi se roli i UNMIK-ut është i tejkaluar në Kosovë. Ne çmojmë rolin e OKB-së për progresin në Kosovë në këto 10 vjet, por tash Kosova ka institucionet e saj legjitime, është shtet i pavarur, kemi prezencën e EULEX-it dhe ICO-s dhe ecim përpara në rrugën tonë drejtë integrimeve në BE dhe NATO”, është shprehur i pari i qeverisë.
Edhe opozita mbështet kërkesën e institucioneve për largimin e UNMIK-ut nga Kosova, duke konsideruar se që nga shpallja e pavarësisë dhe hyrja në fuqi e Kushtetutës, në Kosova ka përfunduar edhe mandati i UNMIK-ut. Përfaqësuesit e opozitës kërkoj nga institucionet e Kosovës që të mos e zvarrisin këtë proces, dhe një herë e mirë t’i bëhet e qartë edhe Zanierit, por edhe vetë OKB-së, se roli i UNMIK-ut në Kosovë është i tejkaluar. “UNMIK nuk ka asnjë arsye për të qenë në Kosovë. Kushtetuta e Kosovës e zhvesh prej të gjitha kompetencave që ka pasur. Është koha e fundit që UNMIK-u ta kuptoj dhe nga Kosova të ndahet në mënyrë të suksesshme”, tha nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli, sipas të cilit sa më herët që UNMIK-u ta përmbyllë edhe “de facto” misionin e tij në Kosovë, do të jetë më mirë edhe për vetë UNMIK-un, i cili tashmë ka përfunduar detyrat e tij në Kosovë.
Shfuqizimi i të famshmes Rezolutë 1244
Për Adem Salihajn, nënkryetar i LDD-së, UNMIK-u nuk do të duhej ta kishte vendin në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë. Ai mendon se tashmë është momenti i fundit që UNMIK-u të largohet nga Kosova. “Me vet shpalljen e pavarësisë ne e kemi kuptuar se misioni i UNMIK-ut ka përfunduar. UNMIK-u funksiononte në bazë të Rezolutën 1244, dhe nga momenti i shpalljes së pavarësisë UNMIK-u nuk e kishte vendin në Kosovë dhe ky mision që nga ajo kohë është pa mandat”, tha Salihaj. Edhe Ahmet Isufi, është i mendimit se tashmë ka kaluar koha e UNMIK-ut, por sipas tij duhet të merren hapa që tregojnë se ky mision përfundimisht me hyrjen në fuqi të Kushtetutës ka përfunduar misionin në Kosovë. Sipas tij çdo zgjatje e autoritetit të UNMIK-ut në Kosovë është komplikim i procesit. “Mendojmë se edhe z. Zanier edhe OKB-së duhet ti thuhet përfundimisht se misioni i UNMIK-ut në Kosovë ka përfunduar me ardhmen e EULEX-it”, tha z. Isufi.
Çështja e largimit të UNMIK-ut nga Kosova ka qenë temë e shumë debateve jo vetëm në Prishtinë por edhe në Bruksel e Nju Jork. Në të shumicën e këtyre debateve është thënë se UNMIK-u duhet të përfundojë misionin e vet në Kosovë, por si “pengesë” e pakapërcyeshme ka dalë miratimi i një rezolute të re që do të shfuqizonte Rezolutën 1244. Kjo procedurë tash për tash është e pamundshme të bëhet në KS të OKB-së, për shkak të qëndrimit të Rusisë dhe disa vendeve të tjera aleate të saj.
Megjithatë, UNMIK-ut po i rrëshqet dheu nga këmbët në tokën e Kosovës prandaj ata këtu i kanë ditët e numëruara. Pra nuk bëhet fjalë më për largimin e UNMIK-ut, por për mënyrën se si duhet të largohet ky mision ndërkombëtar në Kosovë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi